Zoti thotë jo
Andi kishte vetëm një dëshirë të madhe: një biçikletë.
Ishte kjo biçikleta me ngjyrë të verdhë e me paisje shumë të mira, të cilën e kishte parë në një vitrinë në qytet.
Nuk mund ta largonte më nga mendja. Biçikletën e verdhë e ëndërronte, e shihte më qumësht të mëngjesit, e shihte në figurën e Lekës së Madh që ishte në libër të historisë.
Nëna e Andit kishte shumë gjëra për të paguar dhe shpenzimet rriteshin çdo ditë e më shumë.
Kështu që nuk mund të blinte një biçikletë aq të shtrenjtë sikurse ishte ajo që e ëndërronte Andi.
Andi e dinte mirë se sa vështirësi kishte nëna, dhe për këtë arsye vendosi që biçikletën t’ia kërkonte drejtpërdrejt Zotit: për Krishtlindje.
E filloi lutjen e tij rreth kater jave dhe çdo mbrëmje lutjeve të tij të zakonshme i shtonte edhe një pjesë: “… Le të bie në mend, o Zot, që për Krishtlindje të më sjellësh biçikletën e verdhë. Amen.”
Çdo mbrëmje nëna e dëgjonte lutjen e Andit dhe gjithmonë tundte kokën e mërzitur.
Nëna e dinte se Krishtlindja do të ishte një ditë e dhimbshme për Andin.
Nuk do të fitonte biçikletën e kështu vogëlushi do të mbetej i dëshpëruar thellësisht, me të dhe me Zotin.
Erdhi dita e Krishtlindjes e natyrisht Andi nuk fitoi asnjë biçikletë.
Në mbrëmje, fëmija u gjunjëzua, si zakonisht afër shtratit të tij të vogël që t’i bënte lutjet e tij.
“Andi, - iu afrua ngadalë dhe shumë ëmbël nëna
- besoj se nuk je i kënaqur që nuk e fitove biçikletën për Krishtlindje.
- Shpresoj të mos jesh hidhëruar me Zotin, pse ai nuk të është përgjigjur në lutjet e tua”.
Andi e shikoi nënën i habitur:
- “Oh jo, jo, nënë. Unë nuk jam i hidhëruar aspak me Zotin. Ai më është përgjigjur në lutjen time.
Zoti më ka thënë: ‘Jo!’.”



