Zogu i zgjuar…

Categories: Argëtime

..nga Arka

Historia mbeshtetet mbi nje bashkebisedim ndermjet Babait (harabel) dhe te Birit (harabel).. te cilet jetojne ne nje qytet te mbipopulluar e te piste.. e mbi te gjitha guaja (ose nena e te voglit) i ka braktisur per te shkuar me nje lejlek..

1. >>>>>>><<<<<<<<<
Babai – Ja shiko. Kudo neper plera kafshe te uritura qe kerkojne dica per te ngrene.
Babai – Te mjerat kafshe. E mbi te gjitha i torurojne, i keqtrajtojne.. e i helmojne
Babai – Sa i eger qe eshte ky qytet. Askund nuk egziston sadopak dashuri, sadopak miresjellje.
Biri – Une megjithate ka kohe qe kam menduar te bej nje veper te mire. Kam menduar ti jap ushqimin tend nje maceje te uritur.
Biri – Dhe madje, ashtu sic e mendoj do te bej nje veper te mire te dyfishte
Babai – Pse te dyfishte?
Biri – Sepse do tja jap ushqimin pasi ta kesh ngrene ti !

2. >>>>>>><<<<<<<<<
Biri – Baba.. shiko nje qen. (ne plehra..)
Babai – E pastaj?
Biri – Do ta marr me vete.. gjithmone doja te kisha nje qen.
Babai – Je cmendur bir?
Biri – (Qenit).. Atehere qe sot do te jem une zotnia yt. Do te te trajnoj e do te te mesoj shume gjera te lezetshme. Le te themi psh. Do te te hedh babane tim, e ti do te ma sjellesh perseri prapa.
Qeni – Ashtu eee !
Qeni – Qe te jesh zotnia im vogelush do te duhet edhe te me ushqesh.. E kishe menduar kete?
Biri – Sigurisht. A te pelqejne konserva qensh?
Qeni – Shume !
Biri – Bukur ! Di nje vend qe ka shume te tilla e mund te hash sa te duash, mjafton qe ti duroje stomaku yt.
Qeni – Pse jane te prishura?
Biri – Jo.. jane bosh !

3. >>>>>>><<<<<<<<<
Biri – A nuk me thua qen, cfare rrace je?
Qeni – Nuk e di tamam sepse nuk e njoh babane tim.
Biri – A fatlum qe je.
Biri – Po nena jote cfare rrace eshte?
Qeni – Nuk e di, sepse as ajo nuk i njihte prinderit e saj
Biri – Aaa kuptova. Ti ke femije?
Qeni – Mundet. Nuk e di. Kam shkuar me shume.
Biri – (Babait perbri) Ja re.. tamam familje te tilla me pelqejne.
Qeni – Mos e thuaj ate vogelush. Une do te doja shume te njihja familjen time dhe te kisha shume kusherinj.
Biri – Budallalleqe thua. Te afermit jane si kockat.
Qeni – Domethene?
Biri – Kur ke shume.. duhet ti groposesh !
4. >>>>>>><<<<<<<<<
Qeni – Une gjithsesi nese do te gjykoje nga perberja ime, e kam prejardhjen nga bulldog dhe qen-ujk.
Biri – E pamundur. Ata jane qener te zgjuar, ndersa ti ke fytyren me idiote qe kam pare ndonjehere nder qener.
Qeni – Qenke i paskrupullt.
Biri – Ja ki kujdes si flet se do te filloj te te pickoj e te te bej qen dalamatie.
Babai – Mos i jepni rendesi. Loja e tij me e dashur eshte te ofendoje te tjeret. Per kete arsye e urren e gjithe bota.
Biri – Genjeshtra. Akoma nuk me ka njohur e gjithe bota.
Qeni – Gjithsesi nese eshte kaq i pasjellshem qe tani nuk duket se do beje edhe shum gjera ne jeten e tij.
Biri – Pa shiko kush flet. Po ti cfare ke bere ne jeten tende more analfabet?
Biri – E vetmja gje qe munde te besh eshte te mesosh vetem tre shkronja te alfabetit dhe ato te ngaterruara..
Biri – Ham.. ham.. !

5. >>>>>>><<<<<<<<<
Babai – (duke shikuar plehrat e mbushura plot..) Zoti im.. cfare jete eshte kjo ?
Biri – Durim.. edhe pak kohe edhe do te te pergjigjet Ai vete!

6. >>>>>>><<<<<<<<<
Biri – (Duke kenduar) Nje flutur e buuuukuuurrrr..
Babai – (ka zgjatur duart perpara e eshte kthyer nga te tjeret)
Biri – (Duke kenduar) Nje flutur e buuuukuuurrrr..
Biri – Pse cdo here qe kendoj ti i zgjat duart perpara keshtu?
Babai – Qe te shikojne te tjeret se nuk po te rrah !

7. >>>>>>><<<<<<<<<
Biri – Baba, baba.. sapo skicova nje karte urimi qe do shitet ne miliona kopje.
Biri – Shiko me kujdes. Eshte Plaku i Vitit te Ri, ku nga njera ane mban nje torte me qirinj dhe nga ana tjeter nje veze te kuqe.
Biri – E kuptove.. eshte nje super-karte qe do te beje per te gjitha rastet.. “Gezuar KrishtLindjen”.. “Gezuar Pashken”.. “Gezuar DiteLindjen”..etj..
Babai – E kuptova.. Po perse Plaku i Vitit te Ri ka veshur nje kepuce te zeze e nje te bardhe?
Biri – E bardha nuk eshte kepuce, eshte allci, per “Sherim te shpejte”..
Babai – Po keta rathet (e shenjestres) ketu ne mes te gjoksit te tij cfare jane?
Biri – “Suksese”..

Author: udhetimi.com

Leave a Reply