Zjarri djeg shtëpite ne Gjirokaster

Categories: Inkurajime

 

Nje zjarr i madh ra ne nje lagje te Gjirokastres, dhe meqenese shtepite ishin ngjitur me njera-tjetren, te gjithe banoret e lagjes u alarmuan dhe filluan te bertisnin dhe me shpejtesi te nxirrnin jashte sa me shume placke qe te mundnin. Te gjithe ishin teper te frikesuar se mund te humbnin gjithe placken dhe pasurine e tyre.

Ndersa gjithe lagjia ishte ne levizje dhe alarm, ne ate varg shtepish, vetem nje familje ishte ulur ne prag te shtepise se tyre dhe po ndiqnin me sy levizjet dhe britmat e fqinjeve te tyre. Fqinji i tyre kur i pa u drejtohet me fjalet:

- Nuk e shikoni qe po u vjen zjarri ne dere, c’me rrini si hunj, ngrihuni dhe shpetoni placken dhe katandine.
Kryefamiljari i shtepise, ngrihet ne kembe dhe i drejtohet me fjalet:
- Per aq kohe sa une kam jetuar ne kete shtepi, nuk ka hyre as nje maje gjelpere e vjedhur. Kjo eshte e gjithe pasuria jone, dhe ate e kemi vene me djerse.

Zjarri dogji shtepine e fqinit, por nuk shkaktoi as demin me te vogel ne familjen ne fjale.

 

anila.shyti
Author: anila.shyti

Leave a Reply