Zemra sipas Zotit
“Në të vërtetë Zoti me sytë e Tij shikon përpara dhe mbrapa tërë dheun për të treguar forcën e Tij ndaj atyre që kanë një zemër të ndershme ndaj Tij” ( 2 Kronikave 16:9)
Perëndia kërkon njeriun, zemra e të cilit është në rregull para Tij, dhe zemra e të cilit do të besojë në gjithçka që Perëndia dëshiron të bëjë.
Perëndia dëshiron të punojë më tepër se çdo herë tjetër nëpermjet kujtdo. Ora shekullore tregon orën dymbëdhjetë pa pesë!
“Bota pret të shohë se çmund të bëjë Perëndia nëpërmjet një zemre të përkushtuar Atij.
Jo vetëm bota, por Perëndia vetë pret një të tillë, i cili do të jetë ndër më të përkushtuarit tek Ai, në të gjithë ata që jetuan ndonjëherë.
AI pret dikë i cili do jetë i gatshëm që të jetë një zero, në mënyrë që Krishti të jetë gjithçka për të.
Ai pret dikë i cili do të “rrëmbejë” synimet e Tij, së bashku me përuljen e Zotit, besimin, dashurinë, dhe forcën e Tij që e papenguar do të vazhdojë të lërë Perëndinë të veprojë.
Nuk ka kufij se çfarë mund të bëjë Perëndia me një njeri që ka urtësinë të mos prekë lavdinë e Tij.
Në një festë që u dha për shërbëtorët e Ungjillit për 90-vjetorin e Xhorxh Miller, ai vetë tha si më poshtë:
“U ktheva tek Krishti më 1825, por iu përkushtova me gjithë zemër Zotit pas katër vjetësh. Dhe atëherë iku dashuria për paranë, për postet dhe nderimet. Iku dashuria për gjërat e botës dhe shijimet e saj.
Perëndia, Perëndia, vetëm Ai u bë “racioni” im, pjesa ime. Gjeta gjithçka tek Ai. Nuk desha asgjë tjetër. Dhe me hirin e Perëndisë qëndrova në këtë gjendje dhe isha i lumtur, madje tepër i lumtur. Kjo më bëri që të kujdesem vetëm për gjërat e Perëndisë.
Ju pyes me dashuri vellezërit e mi të dashur, e keni lënë plotësisht zemrën tuaj tek Perëndia ose ka diçka që nuk e keni besuar në duart e Perëndisë?
Në fillim studioja pak Fjalën e Perëndisë dhe preferoja libra të tjerë. Por që atëherë që Perëndia më zbuloi veten e Tij, kjo u bë bekim i papërshkrueshëm për mua. Brenda zemrës sime mund të them se Perëndia është i pafund në dashurinë e Tij.
Mos u kënaqni derisa brenda thellësive të zemrës suaj të mundeni të thoni:
“Perëndia është i pafund në dashurinë e Tij
“Lutem tek Perëndia sot, që të më bëjë një kristian të përsosur”



