Zemra Atërore e Perëndisë



nga: niko.sejati, botuar me: 16.04.2007

Një nga zbulimet e mrekullueshme të Biblës është se Perëndia është Ati ynë. Por çfarë mendon kur dëgjon fjalën ‘at’? Mos ndoshta mendon mbrojtjen, kujdesin, dashamirësinë dhe butësinë? Apo fjala ‘atë’ të sjell ndërmend pamje të ndryshme për ty? Perëndia zbulohet në Bibël si një Atë zemërbutë dhe i mëshirshëm, i cili ka dëshirë të zjarrtë që të merret me çdo hollësi të jetës tonë. Nuk është vetëm një pamje e bukur por edhe e vërtetë. Megjithatë çdo njeri duket të ketë një ide të ndryshme lidhur me, se me çfarë mund të ngjajë Perëndia, sepse pa u menduar ka prirjen të përshtatë ndjenjat dhe përshtypjet që ka nga ati i tij tokësor apo forma të tjera pushteti në mendjen e tij, për Atin Qiellor. Përvojat e mira na sjellin më afër në njohjen dhe në kuptimin e Perëndisë ashtu si edhe përvojat e këqija, formojnë një pamje të shtrembër të dashurisë së Atit për ne.
Je fëmijë e Perëndisë. Akoma edhe tani të thërret me emrin tënd, por ndoshta thellë në zemër dyshon për vërtetësinë e Tij. Në fëmijëri mund të kesh njohur mungesën e plotë të atit, për shkak të vdekjes së tij ose për shkak të divorcimit. Ndoshta ngele ‘jetim’ për shkak të kërkesave që kishte karriera e prindërve të tu, apo ndoshta është thjesht kujtesa fëmijënore e premtimeve të paplotësuara, apo përbuzja sepse të persekutojnë? Mos ndoshta qaje me orë të tëra kur ishe i vogël dhe askush nuk vinte të të qetësonte nga dhembjet dhe uria? Mos ndoshta qaje mbrapa dyerve të mbyllyra, një fëmijë i vogël, i harruar dhe i vetëm? Mos ndoshta ke vështirësi të ndjesh praninë e Tij? Është zemra jote e butë përkundrejt Perëndisë apo është ashpërsuar nga cinizmi dhe dyshimi?
Ati yt Qiellor ishte atje kur bëre hapat e tua si fëmijë. Ishte atje në dhembjet dhe zhgënjimet dhe është i pranishëm tani, në këtë moment. Ishe për pak i dhënë ‘hua’ në prindër tokësorë dhe për pak kohë duhet të të rrethonin me një dashuri si dashuria eTij. Dashuria dhe siguria e një shtëpie të rregullt dhe e një familjeje të mirë janë planifikuar prej Perëndisë, për të të përgatitur për dashurinë e Tij. Nëse prindërit tanë dështuan me ne, duhet ta njohim këtë gjë, duhet t’i falim dhe të vazhdojmë duke i hapur zemrat tona dashurisë së Perëndisë. Ati yt i dhembshur të pret akoma edhe tani me krahë hapur.
Ç’farë të mban larg Tij?
E di se sa tërheqës je për Perëndinë? Pengesa më e madhe është se, mendojmë se i dukemi të pështirë.
Perëndia ka një të veçantë, të cilën edhe prindi më i mirë nuk mund të shpresojë se do të mund ta imitojë – aftësia e Perëndisë të jetë gjithmonë me ty. Si prindër, thjesht nuk mund të kemi një kujdes të shpeshtë, njëzet e katër orë në ditë. Jemi qenie të kufizuara të cilat nuk mund të përqëndrohen në shumë gjëra në të njëjtën kohë. Por Perëndia ndryshon. Jo vetëm është me ty gjithë kohën, por edhe të kushton gjithë vëmendjen e Tij. “… dhe gjithë merakun tuaj hidheni mbi Të, sepse Ai merakoset për ju” (1 Pjetër 5:7).
Nëse shikon se pengohesh në mardhënien tënde me Perëndinë për shkak të ndonjë dështimi të prindërve, shpjeri këto gjëra përpara Zotit. Duhet të kesh falje në zemrën tënde për çdo njërin që të ka lënduar. Nëse nuk ke, atëhere hidhërimi do të të brejë dhe nuk do të gjesh paqe me Perëndinë. Duhet të kuptosh gjithashtu se nuk je vetëm. Nuk kam takuar deri tani një person i cili të jetë i përsosur ose një prind i cili të mos ketë bërë gabime. Çdo njeri ka pasur dhembje në jetën e tij. Por, më e rëndësishmja është se vjen të njohësh Perëndinë se kush është në të vërtetë – dhe jo se si mendon ti se kush është. Është prindi i përsosur. Gjithmonë edukon me dashuri. Është besnik, bujar, i sjellshëm dhe i drejtë. Të do dhe dëshiron të harxhojë kohë me ty. Dëshiron që të pranosh dashurinë e Tij dhe të njohësh se je një person i veçantë për Të.
Do të pranosh dashurinë dhe dhembshurinë e Perëndisë?
Do të hapësh zemrën tënde për të patur një mardhënie më të ngushtë me Atin tënd të vërtetë?
Po të pret me durim që të vish tek Ai!

Përgatitur nga niko sejati


per autorin: