Xhejms Thornhill dhe piktura e tij
Xhejms Thornhill, artist anglez, po zbukuronte kubene e katedrales se Shen Palit me piktura te mrekullueshme. Pasi perfundoi nje pjese se vepres se tij, eci mbrapsht per te vezhguar pikturen. Nuk vuri re se po qendronte ne cep te skeles, dhe rrezikohej te rrezohej, gje e cila do t’i kishte sjelle vdekjen e sigurt. Nje shok i tij, duke pare pozicionin e tij te rrezikshem, rrembeu nje furce te lyer me boje dhe e flaku drejt piktures. I inatosur, artisti u hodh perpara per te mbrojtur pikturen e tij, por shoku i tij vetem sa tha:
“Lavdi Perendise, njollosa pikturen, por shpetova artistin!”



