Vula e Apostullimit në Zotin



nga: kamenica, botuar me: 15.12.2006

Apostulli Pal nuk reklamon veten e tij, por thjesht mban lart ungjillin që Zoti ia besoi.
Prandaj, do ju lutesha shumë që kështu duhet të mbajmë lart ungjillin që Perëndia besoi në ne.
Apostulli Pal kishte shumë njohuri, mbante në duart e tij shumë pergamenë dhe shumë tituj që Perëndia i dha, por ai përmend vetëm një titull:“Jam apostull“
- Në ju u dha, që të njihni misteret e mbretërisë së Perëndisë.
Do ju lutesha që të mbani gjithmonë lart titujt e Zotit.
Herën e kaluar e mbyllëm me vargun: ’’A nuk jeni ju vepra ime në Zotin’’.
- Sot hyjmë në (vargun 2).
-Në qoftë se për të tjerët nuk jam apostull, së paku për ju unë jam; sepse ju jeni vula e apostullimit tim në Zotin.
Sa mirë dhe bukur është që mund ti thuash gruas tënde, burrit, fëmijëve të tu, fqinjit tënd, njeriut që punon ditë për ditë me ty këtë.
Sepse të tjerët mund të thonë ç’farë të duan për mua.
- Po ti ç’farë ke për të thënë?
Njerëzit kanë të drejtë të thonë ç’farë të duan. Ata thanë se nuk jam apostull, sepse nuk i takoj dymbëdhjeçes, dhe se nuk njoha dhe eca me Zotin tre vjet ashtu si nxënësit, megjithëse për tre vjet ai ishte bashkë me Zotin dhe mësonte në shkretëtirë.
Për të tjerët mund të mos jem apostull, por për ty?
Do të doja t’ju lutesha shumë që ta kemi si pikë lutjeje, që të mos lemë shkas që ndonjeri të hapë gojën kundra nesh atje ku punojmë, në fqinjët tanë, në kishën tonë.
Palit gjithmonë i pëlqente të thoshte: ’’Thërras Zotin tim si dëshmitar, flas në emër të Zotit, dhe diku tjetër thotë:” Më sheh dhe më njeh vet Zoti’’.
-Nuk do të doja të harronit kurrë, ku ashtu si në gjuhën greke fjala „nero” dhe „idhor“ (ujë) është e njëjtë, dhe në shumë gjuhë të botës me fjalë të ndryshme thonë të njëjtat gjëra, në dhjatën e re diku quhen nxënës, diku ndjekës, të krishter, diku besimtar, diku shenjtorë.. e njëjta gjë është, zgjidhni kë të doni.
Jezusi kurrë nuk u mbështet në numër dhe dikur tha:’’Mos doni të ikni dhe ju’’.
Ishte Pjetri ai që tha: ’’Dhe ku të shkojmë? vetëm ti ke dhe jep jetën e përjetshme’’.
Mos bëni ulje çmimi në jetën tuaj, në kishën tuaj.
- Kishat që ulën muret, dhe lanë që mënyra e botës të futet brenda, përfundimisht, ndodhi i kundërta, ata që ishin brenda dolën jashtë.
Mendoj se është një ndër dëshmitë më të mëdha që Perëndia i mëson apostullit Pal. Të tjerët mund të thonë çdo gjë, dhe kanë të drejtën e tyre të thonë e megjithatë ne nuk do të gjykohemi me atë që të tjerët thonë për ne, por me atë që ne themi për të tjerët.
Le të thonë, por në fund do të japin llogari.
(vargu2) Ju jeni vula e apostullimit tim në Zotin.
Ç’farë do të thotë vulë?
Kur duam të marrim një letër shtetërore, ose një pasaportë, nuk mjafton vetëm firma, por duhet dhe vula.
- Ata që janë të Krishtit, kanë vulën e Frymës së Shenjtë, kanë vulën e sigurimit qiellor, dhe Kisha ka vulën e Perëndisë mbi të.
Dyert e Hadesit nuk do të shqyejnë dyert e kishës.
Kisha gjithmonë kishte një problem. Mendonte se ndërsa rritej në numër, do të rritej edhe në fuqi.
- Krishti tha se, nëse dy a tre janë mbledhur në emrin Tim, Unë jam aty.
Do ju lutesha shumë dhe t’ju rikujtoja. A e keni vulën se Jezu Krishti ju fal? Keni vulën e sigurisë se Krishti ecën bashkë me ju? Keni vulën e sigurisë për të shkuar lart?
- Dje në drekë isha në një varrim në një kishë. Ishte një njeri jo shumë i madh në moshë. Krishti e thirri lart.
- A është rregulluar çështja e mëkatit tënd? Ke paqen qiellore në zemrën tënde?
- Përpara disa kohësh udhëtoja me anije për të shkuar në një ishull këtu në Egje. Do të më duhej që të kthehesha ditën tjetër për të vizituar një shtëpi vllazërore. Ishte verë dhe kishte shumë njerëz, të gjithë ishin në ankth për prerjen e biletave. Atje jashtë kishte disa vende për tu ulur, dhe deri sa të lejohej hyrja për në anije, rrija i qetë dhe vështroja ankthin e atyre njerëzve për të gjetur biletat. Bërtisnin, kërcënonin, shanin…
- Ku ishte paqja ime? Kisha prerë biletë dhe prisja kur të hapej porta që të futesha brenda.

Jemi kalimtarë nga kjo tokë.
Ti a e ke prerë biletën për lart? E mban?
Fjala e Perëndisë nëpërmjet Palit na thotë një të vërtetë të madhe.
Kam një vërtetim se Perëndia më dërgoi, se jam nxënësi i Tij, se jam i Tij, se më përcaktoi për këtë punë, se këtë vepër jo vetëm që e nënshkroi por i vuri edhe vulën „Ju jeni“

-Përpara disa muajsh bëra në një kishë të madhe ceremoninë e varrimit të një bashkëpuntori. Ishin shumë bashkëpuntorë, dhe nuk pata turp t’ju flisja atyre për Krishtin, sepse kur isha afër tyre ju dhashë dëshminë e Krishtit.

Ti a e jeton jetën e Krishtit? Do të doje ta jetoje? Do të doje që të kishe vulën e Tij?
Uroj që kjo të bëhet në jetën tënde.
Zoti ju bekoftë.

- A s’jam unë apostull? A s’jam unë i lirë? Po a nuk e pashë Jezu Krishtin, Zotin tonë? A nuk jeni ju vepra ime në Zotin?
- Në qoftë se për të tjerët nuk jam apostull, së paku për ju unë jam; sepse ju jeni vula e apostullimit tim në Zotin.
(1 Korintasve 9:1-2)

Spiros Portinos


per autorin:


My name is Adrian. More text to come soon.