Vlera e njeriut
Shikoni në fakt thirrjen tuaj vëllezër, sepse ndër ju ka jo shumë të ditur sipas mishit, jo shumë të fuqishëm, jo shumë fisnikë, por Perëndia ka zgjedhur gjërat e marra të botës për të turpëruar të urtët dhe gjërat e dobta të botës për të turpëruar të fortët.
1Korintasve 1:26-27
***
I lexova këto vargje. Më pëlqyen. Mësova…
Do të doja të mbeteshim pak në vargun 26 që thotë: Shikoni në fakt.. Kjo do të thotë se duhet të keni kujdes… të vini re.. t’i kushtoni vëmendje thirrjes suaj..
Zakonisht e harrojmë këtë. Ndonjëherë besojmë se diçka jemi. Ndonjëherë besojmë se diçka vlejmë. Se ndoshta bëmë diçka. Se ndoshta ofruam diçka. Ju lutem, mos e lejoni veten të tundoheni prej djallit. Mos e lejoni armikun t’ju bëj dëm. Jemi të ftuar. Të gjithë jemi të thirrur. Tavolina nuk është e jona. E as shtëpia.
Nëpërmjet jush ka shumë jo të ditur sipas mishit. Mesatarja është se jemi njerëz të thjeshtë. Njerëz të dobët. Një poet dhe filozof i shquar, Platoni, nxënës i Sokratit, shkruante se donte të formonte një qytetërim ku do të donte të merrnin pjesë vetëm të diturit dhe poetët. Nëse kjo gjë do të ishte e vërtetë dhe diçka e tillë do të realizohej një ditë, ne nuk do të merrnim pjesë në të. Sepse nuk jemi të ditur. Jo vetëm se nuk njemi të ditur por nuk jemi as të fortë. Romakët besonin tek fuqia. Grekët tek dituria. Alexandrianët dhe Egjyptianët tek magjitë. Por ne nuk kemi asgjë nga këto. Nuk do të kishim ndonjë forcë. Jemi njerëz të lindur nga prindër të dobët e të pafuqishëm.
Nuk e di nëse i mendoni e i jetoni këto gjëra. Por për çdo gjë mos harroni t’i thoni Zotit faleminderit. E di se vajzat e ditëve të sotme kanë çdo ditë të njëjtin problem. C’farë do të veshin sot? Por nëse do të kishin vetëm një fustan nuk do ta kishin këtë problem. Disa të tjerë kanë një problem tjetër. C’farë do të hanë sot. Disa të tjerë problematizohen se ku do të kalojnë Krishtlindjet e disa të tjerë nuk dinë s në cfarë ishulli do të shkojnë me pushime në verë…
Por ne nuk jemi prej këtyre njerëzve. Jemi thjesht të ftuar prej Dashurisë së Tij. Ulni kokën dhe i thoni Atit faleminderit. Një botë e tërë nuk dëgjoi kurrë për kryqin. Kurrë ndonjëherë nuk u interesua për Krishtin e Ringjallur. A e dini se sa shumë njerëz nuk e njohin Frymën e Shenjtë? Por ju që keni Shkrimin e Shenjtë do të gjeni belanë tuaj… Nëse një djalë rrugaç bën një padrejtësi dhe paraqitet në gjyq së bashku me avokatin e tij, djali do të dënohet 6 muaj, kurse avokati do të shkojë 6 vjet në burg. Ai e dinte. Ishte shkolluar për atë punë. Kurse djali nuk e dinte. Mos ta harroni kurrë. S’jemi asgjë. As përpara syve të njerëzve të botës. E mbani mend atë bekim të madh kur dikush shkoi në tempullin e Solomonit dhe tha: Më fal mua, ki mëshirë për mua mëkatarin..
A e imagjinon se vazhdon të jetosh sot këtu për shkak të mëshirës së Perëndisë? Nuk do ta harroj kurrë, e as ju të mos ta harroni. Ishte një herë një mbret. Një mbret i cili kishte për grua motrën e tij, pasi e kishte ndarë nga burri i saj. Njëherë përpara mbretit dhe mbretëreshës në argëtimet e tyre (në amfiteatër) del një aficer romak dhe thotë: Këtu kemi një të dënuar. Doni ta shikoni? Doni ta dëgjoni? Silleni, thotë mbreti. Të gjithë u ulën nëpër stola dhe mbreti dha shenjë që i dënuari të hynte brenda. Dhe i dënuari doli. Dhe ky i dënuar ishte Pali. Pali?? Pali i cili u ngjit deri në qiellin e tretë? Po. Pali i cili kishte bwrw twrw ato mrekulli? Po. Kështu i kishte thënë Zoti.. Do të mbash lart emrin tim përpara mbretërve, sundimtarëve dhe sinedrëve.
Ju lutem shumë. Merrini gjërat butësisht e përulësisht. Më ndihmoni edhe mua të mësoj të ul kokën.. Ne nuk jemi asgjë. Nuk jam asgjë. Dhe asgjë do të thotë zero. Je dhe jam një zero. Vetëm nëse shkon pas njëshit bëhesh numër. Gjithë vlera jote varet në njëshin që ke përpara. Nëse nxjerr njëshin… Por, do të thotë dikush, unë vlej 200 zero. E përsëri 200 zero janë një zero…
Ju lutem për dashurinë e Krishtit sonte. Mos harroni të shikoni thirrjen tuaj. C’do mëngjes. C’do darkë. Kush jam? C’farë jam? Të gjithë ne një vlerë kemi. Vlerën e Krishtit të kryqëzuar. Shkoni tek Ai dhe i thoni. Je fitimi ynë. Je vlera jonë. Mësoni të luteni. Të më keni edhe mua në lutjen tuaj që edhe unë të mësoj të lutem. Do t’ju lutem përsëri shikoni thirrjen tuaj..
Me dashuri në këmbët e Të Gozhduarit
gjyshi juaj.. Spiros I. Portinos



