Vetëm hiri i Tij shpëton
Vetëm hiri i Tij shpëton!
Dikush vdiq dhe shkoi ne qiell. Atje, ne deren e Parajses takoi Shen Pjetrin, i cili i tha:
“Qe te hysh ne Parajse, duhet te grumbullosh 100 pike. Do te me thuash te gjitha gjerat e mira qe bere ne toke, dhe une do te vleresoj me pike per te gjitha ato. Kur, dhe nese i grumbullon te 100 piket, do te hysh ne Parajse. Hajde, pra, fillo.”
“Ne rregull”, tha njeriu.
“Isha i martuar per 50 vjet me te njejten grua. Nuk e tradhetova kurre, as edhe ne mendjen time”.
“Kjo eshte shume e mire”, tha Shen Pjetri. “Merr 3 pike per kete”.
“Vetem 3 pike?” Reagoi i habitur njeriu.
“Po”, i tha Shen Pjetri dhe i kerkoi qe te vazhdonte.
“Ne te gjithe jeten time, ndiqja pa munguar te gjitha grumbullimet qe beheshin ne kishen time. Merrja pjese ne te gjitha organizimet dhe i mbeshtesja ekonomikisht. Biles, jepja gjithmone me shume se 1/10 time!!!” Tha me krenari njeriu, dhe priste te degjonte piket e shumta.
“Kjo eshte mrekulli”, tha Pjetri. Kjo meriton 1 pike.
“Vetem 1 pike?” Mundi te thoshte i shastisur njeriu.
“Po”, i tha Shen Pjetri, “vazhdo”.
“Ofrova shume here pune tek te pastrehuarit e qytetit ku jetoja dhe bera edhe te tjera vepra te mira”.
“E mrekullueshme”, u pergjigj Shen Pjetri. “Merr edhe 2 pike te tjera”.
“Vetem 2 pike…?” Tha duke qare njeriu.
“Por, atehere, Shen Pjeter, e vetmja menyre qe te hyje ne Parajse eshte Hiri i Perendise…”.
“Te lumte!” Ishte pergjigja e Shen Pjetrit.
“Merr 100 pike! Eja ne Parajse!”



