nga: Watchman Nee
Jo se une tashme e fitova cmimin ose jam bere i persosur, por po vazhdoj te rend per ta zene, sepse edhe une u zura nga Jezu Krishti. Vellezer, sa per vete, nuk mendoj se e kam zene, por bej kete: duke haruar ato qe kam lene pas dhe duke e prirur drejt atyre qe kam perpara, po rend drejt synimit, drejt cmimit te thirrjes se lartme te Perendise ne Krishtin Jezus. (Filipianeve 3:12-14) Dhe, duke qene bashkepunetore te Tij…(2Kor 6:1)
Perendia ka vepren e Tij. Kjo veper nuk eshte puna jote apo e imja, nuk eshte as vepra e ketij misioni apo atij grupi. Eshte vepra e vete Perendise.
Zanafilla 1 na tregon se Perendia punoi dhe me pas u clodh. Ne fillim Perendia krijoji driten, jeten shtazore, njeriun, e keshtu me radhe. Asnje pervec Tij s’mund ta bente kete veper krijimi. Ai ka edhe sot vepren e Tij, veper jo e njeriut, sepse asnje njeri nuk mund ta beje. Vepra e Perendise s’mund te behet pervecse nga Perendia vete. Sa me heret ta kuptojme kete, me mire do jete. Sepse veprat e njeriut, mendimet, llogjika e tij, zelli, perkushtimi, perpjekjet dhe punet e tij te palodhura nuk kane te bejne aspak me cfare po ben Perendia. Njeriu mund te kete pjese ne vepren e Perendise sot po aq sa mund te kishte kohe me pare ne krijim.
Tek Filipianet, Pali thote: “Po rend per te zene ate per te cilen edhe une u zura nga Jezu Krishti”. Zoti Jezus na ka zene sepse ka nje plan te vecante, te percaktuar — dhe ne po rendim per te arritur kete synim te percaktuar mire. Dhe synimi eshte qe Ai te mund te na kete ne per te qene bashkepunetoret e Tij.
E megjithate, mbetet e vertete se ne nuk mund ta bejme punen e Perendise, perderisa ajo eshte e tera krejtesisht e Tij. Por nga ana tjeter ne jemi bashkepunetoret e Tij. Keshtu, nga njera ane duhet te kuptojme dhe pranojme se nuk mund ta prekim as me majen e gishtit vepren e Perendise, e perseri nga ana tjeter jemi thirrur per te qene bashkepunetoret e Tij! Ja perse Ai na ka zene. Zoti ka nje qellim te percaktuar ne shpetimin tone — nje qellim te vecante dhe te qarte — qe Ai te mund te na kete bashkepunetoret e Tij.
