Vendroja
…Do të rri i qetë dhe të shikoj nga banesa ime…” (Isaia 18:4)
Asiria marshonte kunër Etiopisë, popull në të cilin njerzit janë të gjatë.
Ndërsa ushtria marshon Perëndia nuk i ndalon. Duket se i la të lirë të bënin cfarë të donin.
Ndërsa në qetësi i vëzhgon nga vendroja e Tij, dielli vazdhon të ndriçojë mbi ta. Por para korrjes, gjithë ushtria krenare e Asirisë shparatllohet me lehtësi, ashtu siç bien degët nën krasitjen e kopshtarit.
A nuk është i mrekullueshme ky imazh i Perëndisë?
Ai qëndron i qetë dhe vëzhgon. Heshtja e Tij nuk do të thotë se Ai miratonte të gjitha sa po ndodhnin. Kjo heshtje nuk ishte aspak miratim. Thjesht Ai pret momentin e duhur për të vepruar.
Dhe ndërsa planet e të pabesëve duket të plotësohen, ai do ti rrëzojë me shkatërrim.
Duke parë sot të keqen e botës, dhe mirqenien e dukshme të të padrejtëve, atëherë kur frikësohemi nën presionin e atyre që na urrejnë, le ta kujtojmë këtë ikonë:
Perendinë të qetë, në heshtje, por duke vëzhguar.
Egziston dhe një anë tjeter e çështjes. Jezusi pa nxënësit e Tij të lundronin në mes të natës
me furtunë. Vërente fazat e njëpasnjëshme të agonisë që sundonte Betaninë, kur Lazari i sëmurë po shkonte drejt vdekjes, derisa vdiq dhe u varros në varrin guror.
Por Krishti priste rastin kur do të ndërhynte me rezultat. Ty të duket se Ai rri në heshtje për ty?
Por mos harro se Ai të vëzhgon. I shikon të gjitha. Ai e ka gishtin e Tij mbi pulsin tënd. Ai do vijë të të shpëtojë, kur të vijë momenti i duhur. Sado që të heshtë, mund të jemi krejt të sigurt se Zoti ynë nuk e humb toruan dhe as nuk mërzitet me ne.



