Vendi im



nga: spiros.portinos, botuar me: 22.10.2007

Vendi im - është lart në kryq
Botëkuptimi im - brenda në varr
Qytetërimi im - në qiej
Goja ime - e mbushur me Fjalën e Tij
Sytë e mi - të drejtuara lart
Duart e mia të ngritura lart në qiej
Këmbët e mia - në rrugët e Tij
Zemra ime - e mbushur prej Tij
Veshët e mia të drejtuara tek zëri i Tij

Ushqehemi tamam sikurse hedhin benzinën tek makinat
që të vrapojmë duke mbajtur arkën e adhurimit të Tij.
Fle për të marrë pak fuqi,
për vrapimin e nesërm nëpër rrugët e Tij.
Lexoj që të mësoj vullnetin e Tij
Lutem për të marrë forca
për të bërë këtë vullnet të shenjtë e të bekuar.
Vdes gjith ditën, - çdo ditë,
që të rroj i ringjallur pranë Tij çdo minutë.
Nuk më bezdis sjellja e “të vdekurve”
Nuk më lodh kundërshtimi - më jep focë shpresa e rringjalljes
Kontadiktat më falin durimin
Armiqësia më mpreh dashurinë
Përbuzja provon shenjtërimin tim

I moshuari është atje… dhe lutet.
Dhe mbase kurrë nuk kishte
kaq shumë nevojë për lutjet e tua..


per autorin: