Vendi im

Categories: Fjala e Lirë

Vendi im – eshte lart, ne Kryq.
Botekuptimi im – brenda ne varr.
Qyteterimi im – ne Qiejt.
Goja ime – e mbushur me Fjalen eTij.
Syte e mi – te drejtuara lart.
Duart e mia – te ngritura ne Qiej.
Kembet e mia – ne rruget e Tij.
Zemra ime – e mbushur prej Tij.
Veshet e mia te drejtuara tek zeri i Tij.

Ushqehemi tamam sikurse
hedhin benzinen tek makinat,
qe te vrapojme duke mbajtur
Arken e adhurimit te Tij.

Fle, per te marre pak fuqi,
per vrapimin e neserm neper rruget e Tij.
Lexoj, qe te mesoj Vullnetin e Tij.
Lutem, per te marre forca
per te bere kete Vullnet te Shenjte e te Bekuar.
Vdes gjithe diten, – çdo dite,
qe te rroj i ringjallur prane Tij, çdo minute.

Nuk me bezdis sjellja e “te vdekurve”.
Nuk me lodh kundershtimi -
me jep force shpresa e ringjalljes.
Kontradiktat me falin durimin.
Armiqesia me mpreh dashurine.
Perbuzja provon shenjterimin tim.

I moshuari
“Spiros Portinos”

Author: eno.dokollari

Leave a Reply