Vdekja nuk ka pushtet mbi ty



nga: enela.mone, botuar me: 15.04.2007

“Ai do ta kaperdije vdekjen njehere e pergjithmone” Isaia 25:8

Pas funeralit te gruas se tij, duke ngare makinen per ne shtepi, Dr. Donald Grey Barhouse po perpiqej te gjente nje menyre per te qetesuar femijet e tij qe ishin ne makine me te. Pikerisht ne ate moment nje kamion i madh u kaloi prane dhe hija e tij mbuloi makinen e tyre. Papritur ai tha: “Femije si do te preferonit ju te shtypeshit nga nje kamion apo vetem nga hija e tij?” Ata thane: “Nga hija, sepse ajo nuk na vret” Atehere Dr. Barnhouse tha, “Dymije vjet me pare ne Kalvar, kamioni i vdekjes shtypi Jezu Krishtin- tani ne mund te na shtype vetem hija” Sa e mrekullueshme! Davidi tek Psalmi 23:4 tha: “Po, megjithese une eci permes lugines se hijes se vdekjes, une nuk kam frike nga asnje e keqe: sepse ti je me mua…” Gezohu femije i Zotit, gezohu, vdekja eshte vetem nje hije! Ajo nuk mund te te vrase ty”
Max Lucado shkruan: “Cdo dite ju keni pershkruar nje milje dhe keni ngjitur nje mal. Ti je me afer shtepise nga c’ke qene me pare. Perpara se ti ta marresh vesh koha e mberritjes do te vije, ti do te zbresesh shkallet dhe do te ecesh ne Qytet. Atje do te shikosh fytyra qe po prisnin per ty dhe ti do te degjosh emrin tend te therritet nga ata qe te duan ty. Dhe ndoshta, thjesht ndoshta - nga mbrapa, pertej turmes, ai qe me mire do te vdiste sesa te jetonte pa ty do te heqe duart e tij nga roba e tij qiellore dhe …do te duartrokase” Kur do te ndodhe kjo. A je gati ti per kete?


per autorin: