Varri “i humbur” i Krishtit? [pjesa 1]
Televizionet dhe gazetat jane mbushur me lajmet sensacionale, te cilat thone se “Eshtrat e Jezusit” jane zbuluar ne Jeruzalem. Kjo eshte nje perralle tjeter per ata qe enderrojne me sy hapur. Shoqeria sot eshte mbushur me njerez te cilet kerkojne te mbushin xhepin e tyre duke shtremberuar imazhin dhe te verteten e Jezus Krishtit duke shpikur ide nga me absurdet. Do te ishte qesharake, qe shume njerez te gelltisnin keto mbeturina qe pretendojne se jane te vertetuara nga shkenca. Reputacioni i shkences nuk ka rene kurre me pare kaq poshte.
Ne kete histori nuk ka asgje te re qe mund te jete shkencerisht e besueshme. Ne vitin 1980 nje arkeolog me emrin Josef Gat beri kerkime ne nje varr qe ndodhej ne pjesen juglindore te Jeruzalemit. Ky varr datonte qe ne kohen e Herodit te Madh i cili ishte udheheqesi i ketij vendi ne kohen kur lindi Jezusi. Dhoma kryesore e varrit kishte gjashte ndarje ne formen e arkivolit te cilat strehonin dhjete kube qe ishin kuti eshtrash te ngurta. Sipas te dhenave, njera kuti kishte nenshkrimin:”Jezusi biri i Jozefit”. Nje tjeter “Mara”, e treta Jose dhe dy te fundit “Mari dhe Jozef”. Sipas raportimeve, ADN-ja eshte koleksionuar dhe disa spekullues kane arritur ne perfundimin shkencor se keto ishin eshtrat e mbetura nga Jezusi, Maria dhe Jozefi, se bashku me Maria Magdalenen dhe nje mashkull tjeter te quajtur Juda. Eshte thene se ekziston nje shans 1 ne dhjete milion qe kjo te mos jete familja e shenjte. Ky spekullim i eger eshte bazuar ne supozimin qe keto emra ishin te pazakonshem ne popullin e Jeruzalemit te asaj kohe. Le te shohim seriozisht disa fakte.
Se pari, si eshte e mundur qe nje mase ADN-je te vertetoje shkencerisht qe keto jane eshtrat e Jezus Krishtit? Emrat Jezus, Mari dhe Jozef ishin shume te zakonshem ne shekullin e pare. Emri Jezus eshte forma Greke e emrit Joshua te perdorur ne Testamentin e Vjeter. Ky ka qene nje hero Hebre nga i cili morren emrin me mijera toka Judease. Emri Jezus gjendet shpesh ne shkrimet e Septuigantit, qe eshte versioni Grek i Testamentit te Vjeter. Jozefusi, historiani Jude, permend 20 burra qe mbajne kete emer. Ne Testamentin e Ri gjejme jo me pak se gjashte referenca te emrit Jezus. Kjo tregon qe emri ishte shume i perhapur ne gjithe boten mesdhetare ne kohen e Krishtit. Pervec Jozefit, burrit te Marise, ne Testamentin e Ri permenden edhe tete Jozefe te tjere dhe shtate Mari, pervec nenes se Jezusit. jane zbuluar edhe shume kube te tjera me eshtra ku shkruhen emrat Jozef dhe Mari, dhe disa te tjera qe mbajne emrin Jezus.
Profesori Amos Kloner, nje nga arkeologet me ne ze te Izraelit, ne nje interviste dhene Jerusalem Post, deklaroi duke theksuar qe kjo teori eshte e pamundur dhe pa asnje kuptim. Ai thote se nuk ka asnje mundesi qe Jezusi dhe familiaret e tij te kene pasur nje varr te perbashket. Ata vinin nga nje familje e varfer Galilease qe nuk kishte lidhje me Jeruzalemin. Varri i zbuluar i perket nje familjeje te shtreses se mesme pas Krishtit. Njerezit e arsyeshem jane ne gjendje ta trajtojne me me logjike kete ceshtje. Si ka mundesi qe sensacionalistet moderne te kene gjetur eshtrat e Jezusit ne kete varr 2000 vjecar, nderkohe qe autoritetet Romake dhe Hebree te 20 shekujve me pare nuk munden ta gjenin trupin e tij vetem tre dite pas vdekjes se tij?
Apostujt e Krishtit predikuan per konceptin e ringjalljes se Zotit te tyre 50 vjet pas vdekjes se tij, dhe Krishterimi morri hov ne boten e lashte me ane te historise me te mrekullueshme qe ka njohur ndonjehere njerezimi. Gjithcka qe mund te benin romaket dhe judenjte ishte qe t’ia paraqisnin kufomen e Krishtit njerezve dhe ne kete menyre levizja e Krishtere do te ishte zhdukur ne cast. Ato eshtra do te ishin mbajtur dhe sistemuar si nje monument i deshtimit te nje feje te rreme dhe percarese.
Ky eshte nje argument jashtezakonisht shume i fuqishem, i cili rrezon prodhimin fals te eshtrave dhe trillimin qe James Cameron ka dashur t’i beje nje shoqerie naive, aftesite kritike te se ciles shpesh nuk funksionojne ne keto dite.
Nje tjeter fakt qe hedh poshte kete trillim eshte se sipas zakoneve te Judenjve, cdo kriminel i denuar me vdekje nga sinedri, nuk duhet te varrosej ne varret e eterve te tyre. Per keta ishin caktuar dy vende varrimi nga keshilli: nje per ata qe ishin vrare me shpate dhe me pas ishin bere rripa-rripa dhe nje per ata te tjeret qe ishin vrare me gure dhe me pas djegur. Provat e verteta qendrojne shume fort kunder hostorise se trilluar ne lidhje me gjetjen e eshtrave te Jezusit.
(CBN NEWS , 6 Mars, 2007) Perdorur me leje
Perktheu: Mikel Bogdani



