Varri “i humbur” i Krishtit? – [pjesa 2]



nga: mikel.bogdani, botuar me: 07.04.2007

Per Darrell Bock, nocioni qe Jezusi i Nazaretit na paskesh qene martuar dhe ka pasur edhe femije eshte nje loje femijesh. Ai eshte nje studiues i famshem dhe profesor i Testamentit te Ri. Regjizori i Titanikut ka prodhuar nje dokumentar te ri i cili u transmetua te dielen e kaluar ne Discovery Channel dhe i cili pohon qe jane gjetur eshtrat e Jezusit, Maria Magdalenes dhe birit te tyre te quajtur Juda. Meqe Darell Bok ka nje profil shume te mire ne media dhe konsiderohet si nje ekspert per jeten e Krishtit, atij iu dha mundesia qe ta shikonte dokumentarin “Varri i Humbur i Jezusit” dy jave para se te shfaqej ne Discovery Channel, i cili do te shqyrtonte dhe verifikonte edhe reagimin e te Krishtereve ungjillore. Sapo ky dokumetar u shfaq ne tv, telefoni i Bokut filloi te binte dhe kishte shume kerkesa nga media dhe njerez te ndryshem te cilet kerkonin komentin e tij.

Se pari, Boku deshiron te theksoje qe ky dokumentar eshte vetem nje detective story me vlera te larta produksioni qe ben nje pune te mire duke treguar se si mund te ece nje proces arkeologjik. Bok thote se dokumentari do te jete ne gjendje te terheqe shume njerez. Por ky nuk eshte nje zbulim i ri. Ky varr eshte zbuluar ne vitin 1980 prane nje blloku banesash. Dokumentari thote qe nje Jezus, biri i Jozefit, u martua me nje Mari. Dokumentari citon nje statiticien i cili perdor emrat per te thene se mundesia eshte 600 me 1 ne favor te perfundimit se ky ka qene varri i familjes se Jezusit. Boku e quan dokumentarin e Kameronit si riciklimin e historise se Kodit te Da Vincit.

Ne vitin 2002 nje person qe merrej me gjerat antike i quajtur Oded Golan e habiti boten arkeologjike biblike kur tha se kishte zbuluar eshtrat e Jakobit, birit te Jozefit, vellait te Jezusit. kjo kuti me eshtra u vleresua me nje cmim prej 1,2 milionn $ nga studiuesit dhe arkeologet. Edhe pse ne ate kohe kjo u konsiderua si e vertete nga disa studiues, jo shume kohe me vone personi qe e shpiku gjithe kete histori u arrestua.

Tani, thote Boku, na kane dale njerez te tjere qe sjellin nje histori te re me prova. Nje prove ofrohet nga Kameroni dhe skuadra e tij. Provat e ADN-se te eshtrave te gjetura brenda ketij varri arrijne ne perfundimin se Jezusi dhe Maria nuk kishin lidhje gjaku. Ata kane arritur ne perfundimin se perderisa kjo nuk ishte as motra dhe as nena e Jezusit, i bie qe te kete qene gruaja e tij. Testet e sofistikuara qe iu bene shtreses se jashtme te ketyre arkivoleve prej guri tregojne qe ato datojne rreth kohes se Krishtit. Boku bie dakord qe keto eshtra perkojne me kohen e Krishtit. Ato mund te perkojne me vitet 14-70 pas Krishtit. Ne ate kohe pasi trupi varrosej dhe dekompozohej, njerezit i merrnin kockat dhe i vendosnin ne kube te tilla.

Por ai thote se kubeja me emrin e Jezusit eshte gdhendur ne menyre vulgare dhe te pakujdesshme me mbishkrime ne forme grafiti. A nuk do te kishin pergatitur ndjekesit e Jezusit dicka me fine apo me me fantazi? Boku thote se prova e ADN-se eshte interesante. Por pavaresisht se gruaja me emrin Mari nuk ka lidhje gjaku me burrin me emrin Jezus, kjo nuk na tregon se cila familje ka qene kjo. Pra kjo prove ADN-je nuk provon absolutisht asgje. Persa i perket emrave, Boku na tregon se 10 emrat me te perdorur per meshkujt Judenj te asaj periudhe ishin Simon/Simeon, Jozef, Eleazar, Juda, Gjon, Anania, Jonatan, Mate dhe Menahem. Variacionet e emrave Mari/ Miriam apo Mara perdoreshin nga cereku i grave te asaj kohe. Nje katalog i publikuar ne vitin 2002 me emrat me te perdorur ne listen e kubeve me eshtra te gjetura ne Jeruzalem, tregon se emri Jozef perdoret 218 here ndersa emri Jezus 99 here. Atehere cili eshte Jezusi i vertete dhe familja e tij e vertete?

(CBN NEWS, dt 7 Mars 2007) Perdorur me leje.

Perktheu: Mikel Bogdani


per autorin: