Varka e humbur
Thomai, coi varken e tij te re ne breg te lumit. Me shume kujdes e vendosi ne uje dhe dale nga dale leshonte spangon.
Shume bukur dhe qete, filloi varka e vogel te lundroje.
Thomai, kishte zgjedhur kete mesdite te vrenjtur ta conte ne uje dhe ta shikonte gjithe qejf. E kishte ndertuar vete.
Papritur nje rryme e forte mori varken e tij. Thomai, u perpoq ta terhiqte mbrapa ne breg, por spangua u keput. Varka e vogel akoma me me shume shpejtesi, humbiste tutje.
Thomai filloi te vraponte ne thellesi te bregut, me gjithe fuqine qe kishte, por varka e vogel shume shpejt humbi nga syte e tij.
Gjithe pasditen, kerkonte qe ta gjente, por me ne fund u erresua kaq shume, saqe nuk mund te shikonte dhe te kerkonte, keshtu qe u largua per ne shtepi i mbushur me trishtim.
Pak dite me vone, duke u kthyer nga shkolla per ne shtepine e tij, Thomai vuri re nje varke ne vitrinen e nje dyqani, qe ishte e njejte me varken e tij. Kur shkoi me afer, u bind qe ishte varka e tij. Ajo qe kishte bere me duart e tij. Hyri menjehere ne dyqan dhe i tha dyqanxhiut: “Zoteri, ne vitrine keni varken time. E kam bere me doren time!”
“Me vjen keq, djalosh, por dikush tjeter ma solli sot ne mengjes. Ne qofte se e do mund ta blesh nje dollar”.
Thomai vrapoi per ne shtepi, sa me shpejt mundej. Hapi menjehere kumarane e tij. I numeroi. Ishin tamam nje dollar. U kthye mbrapa tek dyqanxhiu dhe i tha: “Ja, ku i kam leket, zoteri, per varken”.
Pas pak u largua nga dyqani duke mbajtur te shternguar ne duar varken e tij.
“Tani, je dy here e imja,” tha me vete. “Me pare te ndertova dhe tani te bleva!!!”
Dhe Zoti yne, na krijoi, dhe me pas na bleu nga skllaveria e mekatit, me gjakun e shtrenjte te Jezus Krishtit.



