Varka e heshtjes
“…e thirra, por ai nuk mu pergjigj” (Kantiku i Kantikëve 5:6)
Zoti kur jep besim të madh, nënkupton që ta shoqerojë atë me vonesa të mëdha dhe kohë heshtjeje. Ai lejon që zërat e shërbëtorëvë të Tij të kthehen mbrapa, ashtu sikur të qëllonin në një qiell të bronxtë.
Goditën derën prej ari por ajo mbeti e palëvizur, ashtu sikur të ishin ndryshkur menedeshetë e saj.
Ashtu si Jeremia thërritën: “Ti je mbështjellë me një re, që asnjë lutje të mos kalojë” (Vajtimet 3:44)
Kështu dhe të shenjtët e vërtetë kaluan shumë kohë pa marrë përgjigje, jo sepse lutjet e tyre nuk ishin të zjarrta, dhe as sepse nuk u bënë të pranueshme. Por Atij , i cili është Sundimtar mbi gjithçka iu duk e pëlqyeshme kështu.
Perëndisë i pëlqen që të ushtrohet besimi ynë.
Asnjë lutje nuk shkon e humbur. Frymëmarrja e lutjes nuk del shkon më kot. Nuk egziston ajo që themi “lutje pa përgjigje”, ose lutje “e pavëzhguar” prej Perëndisë.
Disa gjëra të cilat i konsiderojmë si të mohuara, janë thjesht vonesa.
Krishti dikur anullon, ndihmën e Tij për të provuar besimin tonë dhe që të gjallërojë lutjet tona. Varka ndoshta mund të mbulohet nga valët, dhe Ai vetë të flerë brenda në varkë. Por Ai do të zgjohet para se ajo të përmbytet. Ai fle, por kurrë nuk fle aq thellë saqë të mos zgjohet. Nuk egziston shprehja “tepër vonë” për Perëndinë.
Qetësohu! Le të mos dëgjohet britma e dhimbjes,
vetminë tëndë shtrije para Tij, tej e më tej.
Në syrin e Tij të kthjellët, atje prit.
Brenda dëshpërimit të zi, të natës së tmershme,
Perëndia do të vijë më mëshirë dhe do të mbushë të thatin vend,
me dritë, me jetë, dhe erë pranverore…



