Vajza që qante me dëshpërim
Nje vajze e vogel qendronte prane nje kishe te vogel dhe qante me denese. Pak me pare kishte shkuar ne kishe por nuk e lane qe te hynte brenda.
«Nuk mund te shkoj ne mesimin e se dieles dhe kisha kaq shume deshire te shkoja?», i tha perseri me denese bariut te kishes qe e pa dhe iu afrua.
Bariu i kishes duke pare vajzen me floke te pakrehur dhe rrobat e vjetra te vajzes, kuptoi menjehere arsyen qe nuk e kishin lene te hynte. E mori per dore dhe me shume ngrohtesi dhe dashuri e coi ne nje nga takimet e femijeve. I gjeti nje vend dhe e uli. Vajza u gezua shume qe u gjend nje vend edhe per ate. Ne darke kur ra per te fjetur nuk e zinte gjumi duke u kthyer sa nga njera ane ne anen tjeter duke menduar te gjithe ata femije qe nuk kishin nje vend per te adhuruar Perendine.
Dy vjet me vone vajza u gjend e vdekur ne nje ndertese gjysem te rrenuar ne lagjen e varfer ku jetonte. Bariu i kishes thirri prinderit e vajzes dhe ndejti me ta qe te perfundonin hollesirat per varrimin e saj. Duke ngritur trupin pa jete te femijes u gjend nje portofol i vogel i vjeter nga ata qe gjenden neper plehra. Brenda ne te kishte 57 cent dhe nje leter te vogel qe shkruante: «Kjo shume eshte per te ndihmuar kishen e vogel qe te rinovoje ndertesen e saj, ne menyre qe te shkojne sa me shume femije ne takimin e femijeve ».
Askush nuk ishte ne gjendje te thoshte se per sa kohe i kishte mbledhur keto leke, te cilat ishin nje oferte dashurie per femijet e tjere, qe te degjonin fjalen e Perendise. Syte e bariut te kishes u mbushen me lot. Te dielen tjeter siper ne predikatore kishte portofolin e vjeter te vajzes se vogel. Foli per kete dhe sidomos kritikoi qendrimin e te gjithe atyre qe e kishin penguar vajzen e vogel te hynte ne kishe. Perfundoi duke lexuar copen e letres se vajzes. Lotet filluan te rridhnin ne faqet e njerezve te kishes. Botuesi i nje gazete te zones qe degjoi kete histori, shkruajti nje artikull.
Nje i pasur, qe ndermjetesonte per ndertesa kur lexoi kete histori u prek kaq shume nga historia e vajzes se vogel dhe i ofroi kishes nje toke te madhe per 57 cent… Po mire degjuat!! Per 5 vjet kisha mblodhi nga pjesetaret e saj dhe nga shoqeria dhe te njohur qe ishin prekur nga historia e vajzes se vogel, shumen e mrekullueshme, per ate kohe, prej 250 000 dollare. Me keto leke u ndertuan ne fillim te shekulllit te 20 kisha e madhe baptiste me 3.300 vende, Universiteti Temple, nje spital i madh me emrin “Samaritani i mire“ dhe nje ndertese e madhe ku specializohen mesuesit e femijeve te se dieles.
Per shume vjet pothuajse asnje femije i zones nuk gjendej neper rruge te dielen ne mengjes. Per te gjithe ekzistonte nje vend ne ndonje prej sallave te takimeve te se dieles qe te degjonin per dashurine e Perendise.
Endrra e asaj vajze te vogel eshte bere realitet.



