“Une”
Disa folen me nostalgji per shekullin e pare. Shume pyeten dhe u perpoqen te gjejne arsyet se perse historia e Kishes u mbyll ne me pak se 70 vjet?
Qe atehere vetem shpjegime, teologji dhe shpeshhere e shterpe. Dhe si perfundim perseritje dhe konkluzione qe vetem te lodhin.
Ngjajme me femijen qe u larguam ne pyll per zbulime dhe si perfundim humbem monopatin e kthimit ne ambjentin e Dhjates se Re.
Kurre ndonjehere me shume se tani nuk ekzistoi nevoja me e madhe dhe me urgjente te kthehemi tek burimi, tek rrenja, tek themelet.
Asnjehere me pare nuk kishte qene kaq i nevojshem transportimi i zemres dhe i mendjes tek Ai.Tek Ai qe guxoi te hyje ne historine e jetes njerezore duke thene “Une”.
Ne ndjekje dhe ne nevoje te zgjidhjes se kaq shume problemeve, disa e drejtuan njeriun ne pozicione, teori, mendime, dhe propozime per kerkim. Ne ngjitje, neper majat e diturise dhe metodat e filozofise.
Por askush nuk guxoi t’i drejtoje ata tek vetja e tij. Vetem Njeri. Ai, Biri i Perendise se Gjalle, mban ne duart e Tij tituj, prova, pergamene, se Ai eshte. Dhe eshte i vetmi perjashtim. Askush me pare nuk kishte mundur te thote: - Une, - mund te te çliroj, te te shpetoj, te te drejtoj e te te hap dyert. Askush! Perveç Njerit. Atij qe sot mundet dhe do qe te jete shpetimi yt, rrugedalja dhe zgjidhja e çdo problemi. Perveç Atij qe sot edhe ty mund te te ngjise ne majat me te larta te perjetesise. Perveç Atij, Emri i te Cilit eshte Jezus Krisht!
I moshuari
S.I.Portinos



