Udhëtari dhe Lulja
Nje udhetar i lodhur endet neper nate
dhe kerkon nje Lule qe fort pat deshiruar,
Nena i kish folur dikur per kete Lule,
dhe gjyshja ne perralla i kishte treguar.
“Bir, kush gjen ate Lule,
eshte njeri me fat,
se esht’ Lulja me e bukur ne bot’
kush e gjen Ate, eshte i Bekuar,
eshte i Zgjedhur nga i Madhi Zot!”
Vitet shkuan, u rrit udhetari,
por per Lulen asnjehere s’harroi.
ta gjente Ate, i vuri qellim vetes
ndaj dhe ne cdo cep te vendit e kerkoi.
I thoshin: “Kjo lule rritet aty,
prapa atij mali, pas asaj lugine!”
Ai vraponte dhe s’ndalej askund,
pasuri e tij, vec nje cante shpine.
Kur shkonte tek vendi ku i paten thene,
gjente shume lule qe rriteshin atje,
kepuste nje tufe, ulej i studionte
…ah sa shume qe ngjanin me Te…
por jo, s’ishin Lulja qe ai kerkonte…
Vraponte nen diellin qe e pervelonte,
dhe e bente qiellin te dukje si furre,
vraponte nen shiun qe kurre s’pushonte,
mbi akuj zvarritej e nuk lodhej kurre.
Kaloi shume dete, lumenj, oqeane,
i kaloi me varke, i kaloi me not
por ne fund ngeli i zhgenjyer,
Lulen qe kerkonte, nuk e gjeti dot…
U ul mbi nje Shkemb,
tmerresisht i lodhur
edhe uleriu: Po perse o Zot?
Shpresen ti ma linde, dhe pastaj ma preve…
Lulja qe kekova, jo nuk ekziston…
Ne ka ekzistuar,
sot eshte e zhdukur,
kane ngelur legjendat qe thuhen per Te.
Mund te kete jetuar para mijera vjetesh,
por sot, jam i sigurt, jo nuk jeton me..!”
Syte me lot ju mbushen te mjerit
dhe filluan lotet te binin perdhe.
Deri ne toke po i binin lotet
dhe ngadale balte u be i thati dhe.
“E kerkova Lulen neper cdo livadh,
nuk lashe kopsht e bahce pa kerkuar,
e kerkova Lulen neper cdo lulishte,
por s’e gjeta dot, Lulen e bekuar!”
Dhe ne toke u shtri, udhetari i mjere,
i lodhur nga rruga,
nga shpresa zhgenjyer,
qe te fshinte lotet, nje gjethe keput
nga nje lule e mbire mbi Shkembin e thyer…
S’ju besonte syve,
udhetari i mjere,
ai gjeth ishte nga Lulja qe pati kerkuar.
Lule mbire mbi Shkembin,
rritur ne vetmi,
nga e gjithe bota ishte e harruar.
Ulet, i merr ere,
nuk ngopej se pari,
bukuri e Saj ben guret te qanin,
nga arome e Saj deheshin dhe zogjte,
dhe permbi petalet, fluturimin ndalnin.
Kjo Lule e bukur farfurinte drite…
per nje cast te vetem Lulja rrezatoi…
nga rrezet e saj shume Lule mbine
dhe nga nje e vetme u bene njeqind…
Udhetari nuk ngopej se pari,
se si mrekullia ishte para tij,
Lulen qe kerkoi, permbi Shkemb e gjeti,
ai Shkemb perjete u be banese e tij!
Pjesa II
Lulen qe kerkoi permbi Shkemb e gjeti,
Dhe Shkembi perjete u be banese e tij…
……………………………………………
Burimi i jetes se Lules ishte Shkembi,
Prej Tij buronin perrenj me uje te gjalle,
Qe me sterkalat e tyre freskonin petalet e Lules,
Dhe me perjetesi ushqenin rrenjet e Saj
Shkembi ngrihej drejt qiejve pafundesisht,
Ai dukej si i veshur me ar te kristalt,
Ne shpatet e Tij binin rrezet e Diellit
Dhe Ai i pasqyronte serisht drejt qiejve lart
Shkembi dukej si i veshur me ylberin,
Dhe zogjte aty kurre s’pushonin cicerimin,
Mbi Shkemb qendronin shqiponjat krenare,
Dhe bijte e tyre mesonin fluturimin
Shkembi ishte i thyer, si i prere me thike,
Prej thyerjes se Tij buronin ujera plot drite,
Qe nxirrnin ne siperfaqe guret e cmuar,
Te fshehur brenda Tij, aty ne thellesite
Keta gure i merrnin ujerat me vete,
Dhe i lemonin nder faqet e Shkembit te thikte,
Dhe pastaj me keta gure te cmuar, te rralle,
Formoheshin te mahnitshmit mozaike
Mrekullia e Shkembit e la udhetarin pa fjale,
Dhe Lulja me ne syte e tij nuk u duk,
Gjithcka per te tani u be Shkembi,
Ndaj ne Te u shtri dhe brenda Tij u zhduk
Por ai serisht kerkonte per Lulen qe gjeti,
Dhe pyeste zogjte vazhdimisht per Te,
Por veten e ngushellonte tek Shkembi,
Se Ai eshte sekreti qe mbin Lulja mbi dhe
Dhe udhetarit serisht ju kthye malli i pare,
Dhe lotin s’e mbajti por i rreshkiti ngadale,
Por, nga loti u perhap aroma nektar
Si nektari qe rridhte nga petali i Lules se rralle
Hodhi syte mbi trupin e tij, dhe ngeli i mahnitur,
Ngjyren e Lules kish marre cdo gje tek ai,
Zogjte mbi koken e tij kishin zbritur
Dhe pinin nektarin qe rridhte prej tij
Atehere e kuptoi misterin e zhdukjes se Lules
Ndaj vajin e la dhe kengen filloi,
Ai pa kuptuar pjese e Lules qe bere,
Qe ne momentin qe Shkembin dashuroi.
Autori: Elton Leka
Shenimi: Lulja simbolizon Kishen, dhe Shkembi simbolizon Jezus Krishtin!



