Tre pemët

Categories: Inkurajime

Ekzistonin dikur tre peme ne maje te nje kodre, e cila ngrihej ne mes te nje pylli. Ato diskutonin ne mes tyre shpresat dhe enderrat e tyre dhe nje moment pema e pare tha:
“Nje dite dua te behem nje senduk, qe te ve ne te thesare. Te jem plot ar, argjend dhe gure te cmuar, e skalitur me modele te nderlikuara, ne menyre qe kushdo qe do te me shohe, te admiroje bukurine time”.

Me pas foli pema e dyte:
“Nje dite do te behem nje peme e stermadhe, do te mbart mbreter dhe mbreteresha ne oqeane dhe do te udhetoj ne te kater anet e botes”.

Ne fund foli dhe pema e trete:
“Dua qe te behem pema me e larte dhe me e drejte ne pyll. Keshtu njerezit do te me shohin ne maje te kodres, do te shohin deget e mia dhe do te mendojne qiellin dhe Perendine, dhe sa afer tyre jam. Do te jem pema me e madhe e gjithe shekujve dhe njerezit do te me kujtojne pergjithmone”.

Vitet kalonin dhe pemet luteshin qe endrrat e tyre te beheshin realitet. Nje dite nje grup druvaresh i gjeten pemet. Kur njeri prej tyre pa pemen e pare tha:
“Kjo, duket peme e forte. Mbase do te mund ta shes drurin tek ndonje marangoz”. Dhe filloi ta prese. Dhe pema ishte e gezuar se e dinte se marangozi do ta bente nje arke thesari.

Kur erdhi tek pema e dyte, druvari tha:
“Kjo, duket peme e forte, ndoshta do te mund ta shese ne kantierin e anijeve”. Pema u gezua, sepse e dinte se pas pak kohe do te behej nje anije e madhe. Kur druvaret gjeten pemen e trete, pema trembej, sepse e dinte se nese e prisnin, enderrat e saj nuk do te beheshin realitet.

Nje prej druvareve tha: “Nuk besoj se nevojitem kete peme per dicka te vecante, por do ta marr edhe kete”. Dhe e preu.
Kur pema e pare arriti me ne fund tek marangozet, ata e bene nje grazhd. E vune brenda ne nje stalle dhe e mbushen me kashte. Nuk ishte aspak ajo qe enderronte.

Pema e dyte u pre dhe u be nje varke peshkimi. Dhe enderrat e saj moren fund. Ku te behej tani nje varke e madhe qe te mbarte mbreter? Pemen e trete e prene ne pjese te medha dhe e lane per mjaft kohe ne erresire. Vitet kaluan dhe pemet harruan tashme endrrat e tyre.

Nje dite, nje burre dhe nje grua hyne ne stalle. Gruaja lindi dhe e vune foshnjen ne grazhdin qe ishte ndertuar nga pema e pare. Burri meqe ishte dhe marangoz, do te donte te bente nje krevat per foshnjen, por duhej qe te rehatoheshin me kete grazhd. Pema ndjente madheshtine e kesaj ngjarjeje dhe e dinte se mbante ne krahet e saj thesarin me te madh te shekujve.

Vite me vone, nje grup njerezish hyne ne varken qe u be nga pema e dyte. Njeri prej tyre ishte i lodhur dhe e zuri gjumi. Ndersa gjendeshin ne ujra te thella, shpertheu nje stuhi e madhe dhe pema mendoi se nuk do te kishte forcen qe t’i mbronte njerezit qe ishin ne te. Burrat e zgjuan Shoqeruesin e tyre qe flinte dhe Ai u ngrit lart dhe tha: “Pusho! Qetesohu!” Ne ate moment stuhia pushoi. Ne ate cast, pema kuptoi se kishte mbartur ne varken e saj MBRETIN E MBRETERVE!

Me ne fund, dikush erdhi dhe mori pemen e trete. Me dy derrasa te saj formuan nje kryq. E mbarten ne mes te qytetit, ndersa njerezit perbuznin Njeriun qe e mbante ne krah. Dhe diku, ne nje koder ndaluan. E gozhduan ne pemen dhe e cuan lart qe te kryqezohej ne maje te kodres.
Kur erdhi e Djela, pema kuptoi se nuk mund te jete prane Perendise, sepse, Jezusi ishte kryqezuar mbi te.
__________________________________________________

Mesimi i kësaj historie është se kur gjërat nuk duken të shkojnë mirë, gjithmonë të dish se Perëndia ka një plan për ty. Nëse ke besim tek Ai, do të japë dhuratat e Tij nga më të mirat, më të mëdhatë.

Çdo pemë mori atë që deshi, por jo ashtu sië ndonjëra prej tyre priste. Nuk dimë gjithmonë se kush është vullneti i Perëndisë për ne. Thjesht dimë se rrugët e Tij nuk janë rrugët tona, por rrugët e Tij janë gjithmonë më të mirat!

.
.
.
.
.

MEDIA

Shikoni permbledhjen e filmit vizatimor: Legjenda e Tre Pemeve
Tre Pemet Film

Tre Pemet

anila.shyti
Author: anila.shyti