Terminologjia e fjales “Lutje”

Categories: Terminologji

LUS
LUT
LUTEM
LUTJE


KU DUHET (OSE NUK DUHET) TË PËRDORET
PSE DUHET (OSE NUK DUHET) TË PËRDORET

VLORË DHJETOR 1995


PARAKALà {PARAKALW}

Folje e gjuhës greke e përbërë nga parafjala PARµ (afër) + folja KALà (ftoj)

Në mënyrën aktive ka kuptimin se ftoj dikë afër për ndihmë, kërkoj në mënyrë shumë të kulturuar dhe fisnike, me mirësi, butësi, e respekt diçka që dëshiroj apo kam nevojë.
Këtë kuptim e mban që nga lashtësia e deri në ditët e sotme.

Në mënyrën pasive (PARµ-afër + KALéME-ftohem) ka kryesisht dy kuptime të afërta:
a. Ftohem të jap ndihmën time (kryesisht shpirtërore) apo më kërkohet diçka (rëndësia e veprimtarisë përqëndrohet tek folja “kal£me-ftohem”).
b. Pranoj ndihmën (kryesisht shpirtërore) që më ofrohet (rendësia e veprimtarisë përqëndrohet tek ndajfolja “par…-afër” [nënkuptohet "par… -afër" meje]).

Në të dy rastet e më sipërme, gjithashtu ruhet trajta e mirësisë dhe fisnikërisë së të shprehurit. Rasti i dytë i trajtës pasive nuk përdoret në greqishten moderne.

Dy trajta të tjera të kësaj foljeje paraqiten si emëra, një i gjinisë femërore dhe një i gjinisë mashkullore:

a.PARµKLISIS (emër i gjinisë femërore): përfshin të gjitha kuptimet e më sipërme si dhe atë të lutjes ndaj perëndive por në Dhjatën e Re mban më të theksuar atë të “ndihmës shpirtërore…”.
b.PARµKLITOS (emër i gjinisë mashkullore): përshkruan personin që me takt qëndron afër dikujt për ta ndihmuar. Duke filluar nga koha klasike, me këtë term quhej avokati mbrojtës në gjyq.

S h ë n i m :1. Folja në fjalë është tregues fisnikërie dhe dashurie. Shpreh dëshirë (ndoshta të fortë) apo nevojë (ndoshta të madhe) të kërkuesit, por plotësimin e saj, ai e sheh tërësisht të varur në vullnetin e mirë të atij të cilit, i drejtohet me vetëdijen e marrjes së një përgjigjeje pozitive. Ai që e përdor termin nuk urdhëron , nuk inponon ,nuk detyron, nuk përdor autoritetin ose pushtetin që ndoshta ka, por e lejon personin të cilit i drejtohet të gjykojë dhe të vendosë, duke respektuar personalitetin dhe lirinë e tij. Kërkuesi zë një pozitë të barabartë apo ndoshta edhe më të ulët nga ky i fundit pa e humbur vlerën dhe pozitën e pushtetit të vet. Arsyeja në këtë rast është respekti dhe dashuria që tregon kërkuesi ndaj personit të cilit i drejtohet.

Në shqip termi ( folja ) përkthehet me termin ( foljen ) “LUS”, “LUT”, “LUTEM” që ekziston edhe në greqishten klasike, duke iu referuar fjalorit të gjuhës greke klasike “Liddell and Scott” në format e më poshtëme:

“LÖSSOME”, “LÖTOME” (rrënja “LIT”)= kërkoj, parakalo,lutem, përgjëroj, kërkoj strehë (azil). Që këtej rrjedhin:”LITANÖA” (emër femëror) = kërkesë për mbrojtje (ndaj hyjnitë)
“LITÖ” (emër femëror) = paraklisis, lutje
“LIT” (emër femëror, shumës) = lutje pikëllimi e pendimi te personfikuara si perëndesha (Iliada kënga 10 vargu 502 etj)

Termi “PARAKALà” është përdorur 143 herë në Dhjatën e Re në të gjitha trajtat dhe format e saj, por duke qenë i përkthyer njëkohësisht në gjuhën shqipe me 10 terma të ndryshme!!!!!!!!!!!!!!!!!

Në tabelën e mëposhtme është treguar përdorimi i tyre sipas librave të Dhjatës së Re:

“PARAKALà”
Matth Mark Luk Gjon Vepra Rom 1Kor 2Kor Gal Efes
bëj thirrje - - - - 1 3 3 - - 1
nxis - - - - 4 2 1 - - -
ngushëlloj 2 - 2 4 5 3 - 17+2 - 1
lutem 7 9 5 - 11 - 2 4 - -
inkurajoj - - - - - - 1 - - -
përdëllej - - 1 - - - - - - -
këshilloj - - 1 - 4 - - 6 - -
jap zemër - - - - - - - - - -
trimërim - - - - - - - - - -
avokat - - - - - - - - - -
shuma 9 9 9 4 25 8 7 29 - 2
102
Filip Kolos 1Thes 2Thes 1Tim 2Tim Tit Filim Hebr
bëj thirrje 2 - 3 1 1 - - - 1
nxis - - 1 - 1 - 1 - 2
ngushëlloj 1 2 3 2 - - - - -
lutem - - - - - - - 2 1
inkurajoj - - - - - - - - -
përdëllej - - - - - - - 1 -
këshilloj - - 1 - 3 1 2 - 2
jap zemër - - 1 - - - - - -
trimërim - - - - - - - - 1
avokat - - - - - - - - -
shuma 3 2 9 3 5 1 3 3 7
36
Jak 1Petr 2Petr 1Gjon 2Gjon 3Gjon Jud Apok shuma
bëj thirrje - 2 - - - - 1 - 19
nxis - - - - - - - - 12
ngushëlloj - - - - - - - - 42+2
lutem - - - - - - - - 41
inkurajoj - - - - - - - - 1
përdëllej - - - - - - - - 2
këshilloj - 1 - - - - - - 21
jap zemër - - - - - - - - 1
trimërim - - - - - - - - 1
avokat - - - 1 - - - - 1
shuma - 3 - 1 - - 1 - 143

Si përfundim, folja “PARAKALà” është përkthyer në shqip 19 herë si ” bëj thirrje”,12 herë “nxis” ,42+2 herë “ngushëlloj”, 41 herë “lutem”, 1 herë “inkurajoj”, 2 herë “përdëllej”, 21 herë “këshilloj”, 1 here “jap zemër”, 1 herë “trimërim”, dhe 1 herë “avokat”.

Për përkthimin e foljes “PARAKALà”, duhet të përdoren dy folje të gjuhës shqipe. Përsa i përket kuptimit ” kërkoj me takt …” duhet të përdoret folja “LUTEM” e cila që, nga lashtësia e thellë, është përdorur si sinonim i saj. Përsa i përket kuptimit “ndihmoj ose ndihmohem (kryesisht shpirtërisht)”, që në shqipen e sotme folja “lutem” nuk e ka, duhet të përdoret folja “INKURAJOJ” sepse, bashkë me kuptimin e ndihmës, (kryesisht shpirtërore ) përmban edhe butësinë, mirësinë dhe taktin e foljes “parakal¢”,ndjenja këto që mungojnë në foljen “nxis”. Folja “ngushëlloj” që përdoret kryesisht në shqip për zitë në rastet e vdekjeve, gjen sinonimin e saj në foljet greke “paramith£me”* dhe “parigor¢”* dhe nuk shpreh kuptimin kryesor të foljes “parakal¢” por kuptimin anësor të saj, atë në aspektin e ndihmës shpirtërore, gjithashtu dhe me foljen “këshilloj” që si sinonim ka foljen greke “simvul‚vo”*. Foljet e tjera të përdorura janë jashtë kuptimeve thelbësorë të foljes “PARAKALà” .

Folja “PARAKALà” përkthehet si :

“PARAKALà”=”LUTEM” në: Matth.26.53, 8.5, 18.29, 8.34, 18.32, 14.36, 8.31, Mark.5.18, 5.23, 7.32, 8.22, 1.40, 5.17, 6.56, 5.10 12, Luk.15.28, 7.4, 8.31 32, 8.40, Vepr. 9.38, 24.4, 27.34 33, 16.9, 28.20, 16.39, 16.15, 8.31, 21.12, 13.42, 19.31, 25.2, 28.14, Rom. 12.1, 15.30, 16.17, 1Kor. 1.10, 16.15, 4.16,16.12, 2Kor. 9.5, 6.1, 5.20, 10.1, 2.8, 12.8, 12.18, Efes. 4.1, Filip. 4.2×2, 1Thes. 4.1, 4.10, 5.14, 2Thes. 3.12, 1Tim. 2.1, 1.3, Filim. 9,10, Hebr. 13.19, 13.22, 1Pjet. 2.11, 5.1, 5.12, Jud. 3,
“PARµKLISIS” = “LUTJA” në 2Kor. 8.4,
“PARAKALà”=”INKURAJOJ” në : Matth. 2.18, 5.4, Luk. 16.25, 3.18, Vepr.20.2, 14.22, 11.23+, 2.40+, 15.32, 16.40, 20.12, Rom. 12.8 , 1.12, 1Kor. 4.13, 14.31, 14.3, 2Kor. 1.3-7×4 , 13.11, 2.7, 8.6, 7.6×2, 7.13, 7.7, Efes. 6.22, Kol. 2.2, 4.8, 1Thes. 4.18, 5.11, 3.2, 2.11, 3.7, 2Thes. 2.17, 1Tim. 5.1, 6.2, 2Tim. 4.2, Tit. 2.15, 2.6, 1.9, Hebr. 3.13,10.25,
“PARµKLISIS” = “INKURAJIMI” në Luk. 2.25, 6.24, Vepr. 15.31, 9.31, 13.15, 4.36, Rom. 12.8, 15.4, 15.5, 2Kor. 1.3-7×6, 7.13, 7.4, 7.7, 8.17, Filip. 2.1, 1Thes. 2.3, 2Thes. 2.16, 1Tim. 4.13, Filim. 7, Hebr. 6.18, 12.5, 13.22,
“PARµKLITOS” = “INKURAJUES” Gjon. 14.16 26, 15.26, 16.7, 1Gjon. 2.1,

S h ë n i m : 2. Studimi i termit në përdorimin ose jo në përdorimin i tij në Dhjatën e Re na jep shumë elemente të rendësishëm për karakterin e shkrimeve dhe të shkrimtarëve, gjithashtu edhe për marrëdhënjet me personat të cilëve ata u drejtohen:
P.Sh. Krishti k u r r ë nuk e përdor këtë term kur u drejtohet njerëzve por, kur ata (po edhe demonët {Matth. 8.31, Mark. 5.10 12, Luk. 8.31 32,}) i drejtohen Atij, ky term përdoret shpesh (Matth. 8.5, 14.36, 8.31, etj), gjithashtu ky term përdoret nga ana e Tij në marrëdhëniet me të Atin (Matth. 26.53, ).
Pavli e përdor në letrat i tij me një farë diapazoni : nga. 29 herë në 2 Kor. deri asnjëherë në Galat.
Gjoni në shkrimet e veta e përdor në trajtën “PARµKLITOS” vetëm 4 herë në Ungjill (Gjon. 14.16 26, 15.26, 16.7, ) për përshkrimin e Frymës se Shenjtë dhe një herë në 1 Gjon. (1Gjon. 2.1,) për përshkrimin e Krishtit.
Jakovi nuk e përdor fare etj. etj.
Ajo që të bie në sy më tepër është fakti që atje kur ky term përdoret shumë, atje përdorimi i pushtetit del më pak në pah dhe e kundërta.

S h ë n i m :3. Vlen të theksohet se, termi “par klisis” në gjuhën greke që nga lashtësia deri në ditët e sotme, ruan edhe kuptimin e kërkesës (lutjes) ndaj Zotit, dhe përdoret me këtë kuptim gjerësisht në gjuhën kishtare. Gjithashtu, me këtë kuptim, në lashtësi përdorej gjerësisht edhe termi “lit¡” i cili, jo vetëm është sinonim i termit “par klisis”, por ka edhe të njëjtën rrënjë me termin shqip “lutje”. Termi “par klisis”, megjithëse haset 28 herë në Djatën e Re, asnjëherë nuk është përdorur me këtë kuptim por, 27 herë ka kuptimin e ndihmës shpirtërore (inkurajimit) dhe një herë të kërkesës midis njerëzve (shih analizën e termit në fjali). Termi “lit¡” mungon tërësisht në Dhjatën e Re.
Nga pikpamja leksikore vetëm këto dy terma sinonime mund të përkthehen me termin shqip “lutje”.
Vihet re se, termi “lutje”, përveç termave greke “par klisis” dhe “prosefh¡”, është përdorur dhe në përkthimin e termave të tjerë si: “er¢tisis”, “‚tisis”, “paretisis”, “dh‚isis”, etj duke ndryshuar karakterin e tekstit

*PARAMITHÖA, *PARIGORÖA
{PARAMUQIA},{PARHGORIA}

Janë fjalë të gjuhës greke të përbëra nga:
parafjala PARA (afër)+ emëri MITHOS (fjalë)
dhe nga: parafjala PARA (afër) + folje AGOREVO (ligjëroj, flas)
Këto janë sinonime, veçse e dyta, paraqet ose shfaq një veprimtari që zgjat më shumë në kohë. Përshkruhet ndihma që kryesisht me fjalë i shprehet një personi, në rastet e një fatkeqësie të rëndë si p.sh. në rast vdekjeje etj.
Fjala e parë “paramith¡a” në forma të ndryshme gjendet 6 herë në Dhjatën eRe (Gjon. 11.19 31, 1Thes. 2.12, 5.14, 1Kor. 14.3, Filip. 2.1,) ndersa fjala e dytë “parigor¡a”gjendet vetëm një herë (Kol. 4.11,).
Këto përkëthehen në mënyrë të saktë me fjalën shqipe “ngushëllim” me përjashtim të rastit i cili haset në 1Kor.14.3 i përkthyer si “përdëllim” gjë që është e pa saktë.

*SIMVULÖ {SUMBOULH}

Kjo fjalë përmendet në 3 forma të ndryshme ( si emër dhe si folje) 14 herë me radhë (Matth. 12.14, 22.15, 27.1 7, 28.12, 26.4, Mark. 15.1, 3.6, Gjon. 11.53, 18.14, Vepr. 9.23, 25.12, Rom. 11.34, Apok. 3.18,) në Dhjatën e Re i përkthyer saktësisht me fjalën shqipe “këshillë”, ndersa në Gjon. 11.53, përkthimi “vendosje” është jo i saktë

PROSEFHÖ {PROSEUCH}

Është term i Dhjatës së Re që përdoret për të përshkruar anën njerëzore në dialogun midis Perëndisë dhe njeriut.
Përbëhet nga parafjala PRàS + emëri “EFHÖ

Në gjuhën shqipe:
“PRàS” = ndaj
“EFHÖ” = shprehje dëshirash si një dhuratë që buron direkt nga zemra për njerëzit që i duam dhe ndaj të cilëve ndiejmë mirënjohje. Shpreh zakonisht diçka që ne dëshirojmë për jetën dhe të ardhmen e tyre ( psh: jetë të gjatë, gëzim, begati, sukses, etj) të cilën vetëm Zoti mund ta përmbushë. Këto dëshira shprehen si në menyre të papërcaktuar, (psh : në jetëgjatësinë, lumturinë, apo të tjera që urojmë) ashtu dhe si një kërkesë për shpërblimin të personit në fjalë nga Zoti. Kjo tregon se, ose çdo dhuratë materiale e bërë nga ana jonë është e pamjaftueshme të shpreh atë çka ne ndiejmë, ose, se ne jemi aq të vegjël dhe të varfër, sa nuk mund të bëjmë asnjë lloj shpërblimi tjetër.
Shprehja e këtyre dëshirave, përbën sigurisht një ngjarje të brëndëshme, pa patur nevojën që të ndiqet domosdoshmërisht më pas nga një formë e jashtme.

I kundërti i tij është termi grek “KATµRA”* (në shqip = mallkim, nëmë)

“Efhia” është e mundshme të bëhet edhe nëpërmjet një prifti por, disa herë, mund edhe të shoqërohet apo të ndiqet nga një taksje apo premtim nëpërmjet të cilës njeriu që e kryen, angazhohet ndaj Zotit për diçka.
Përdorimi i këtij termi mbetet i pandryshuar që nga lashtësia.

Lidhja : “PRàS” + “EFHÖ” ka nuancën e një “efhie” me drejtim të caktuar (nënkupto tek Perëndia). Në letrën e Jakovit, termat “efhi” dhe “prosefhi” janë të shkëmbyeshëm, dhe përdoren plotësisht me të njëjtin kuptim (Jak.5. 14-15).

Elementi kryesor kuptimor i këtyre termave është mirënjohja dhe dashuria, ku e para (mirënjohja), mungon fare në termin “lutje” të përdorur në përkthim për interpretimin e këtyre termave greke, ndërsa e dyta, (dashuria) nuk është e domsdoshme.
Termi “EFHÖ” dhe , për rrjedhim edhe termi “PROSEFHÖ”, duke iu referuar fjalorëve, përkthehet saktësisht me termin shqip “URIM”, kur synon direkt tek njerëzit, dhe “URATË”, kryesisht kur ka si qëllim njerëzit, por i drejtohet Zotit.

URAT/Ë >A : 1. Lutje në të cilen prifti shprehte disa dëshira …
2. … fjalë a shprehje falënderimi e mirënjohje për diçka …
URIM> I, >E,>ET : Fjalë që i thuhen dikujt për t’i shprehur një dëshirë të mirë…
LUT, LUTEM, LUTJE : Kërkesë vetëm…. dhe JO falënderimi aspak

Pjesë nga fjalori i Akademis së Tiranës

Një arsye më shumë që mbështet përkthimin e termave “efh¡” dhe “prosefh¡” me termat e shqipes “urim” dhe “uratë”, është dhe ekzistenca në greqishten klasike e fjalës “éRIOS” {OURIOS} (rrënj.OR -URI), që ka kuptimin : ai që drejton situatën drejt një objektivi, fundi të lumtur, erë e mbarë për anijen që drejtohet për në limanin e deshirueshem, megjithë vështirësitë e orientimit të saj (kupto në kohërat kur mungonin mjetet e orientimit). Folja “ur¡zo” që buron nga e njëjta rrënjë, ka kuptimin: uroj erëra të mbara detarëve, ndërsa folja “kat+ur¡zo”: çoj në përmbushje, përmbush një dëshirë.

S h ë n i m : 4. “Prosefhia” adoptohet si term, nga Dhjata e Re , ndër shumë terma të tjerë të përafërta të greqishtes klasike (si : “dh‚isis”, “par klisis”, “lit¡”, etj), për të shprehur aspektin njerëzor në dialogun me Perëndinë, pikërisht sepse përmban të gjitha ndjenjat e mirënjohjes që njeriu ndjen ndaj Zotit, sepse ishte Ai i pari që nisi këtë dialog me ofrimin dhe sakrificën e Krishtit. Dhe ndërsa termi “efh¡ “, përdoret edhe për relatë njerëzore, termi “PROSEFHÖ” përfundon në një përdorim vetëm të relatave të njeriut me Zotin. Akoma edhe paraqitja e “PROSEFHISË” në Apokalips, si thimjama që ngjitet lart në qiell, përputhet më tepër me përdorimin e termit “URATË”, dmth të dëshirave -urimeve, të cilat ngjiten lartë që nga brendësia e thimjatirit të artë të zemrës mirënjohëse, ndaj Zotit.

S h ë n i m :5. Rokja e përbashkët e termavet “Ef -h¡” dhe “Pros -ef -h¡”, EF (EY) e veçuar haset si ndajfolje me kuptimin kryesorë “mirë”. E njëjta rokje është kombinimi i parë gjithashtu e termit të rëndësishëm shumë “EFHARISTà” (EF{mirë}+HARÖZO{dhuroj}) i cili në gjuhën moderne shqipe përkëthehet me termin “FALEMNDERIT” (FALEM+NDERIT). Këtu vlen të shënohet se, në përkëthimin e parë në gjuhën shqipe të Dhjatës së Re, i cili u bë nga kryepishkopi e Evias Grigori i njohur me emërin Grigori Gjirokastriti (botimi i Korfuzit me 1827), termi “falemnderit” nuk përdoret fare dhe në vënd të tij ndeshet termi “FHARISTIS” që sot nuk përdoret. Kështu që edhe nga ana etimologjike egziston lidhje midis termave “EF -h¡, urimi” “Pros -EF -h¡, Uratë” “EF -harist¢, falemnderit”.

Termi “EFHÖ” përdoret në
a. Vepr. 2 herë (18.18, 21.23) i pëtkthyer si “premtim solemn”
b.2Kor. 2 herë (13.7, 13.9) ” ” ” “lutje”
c.3Gjon. 1 herë (2) ” ” ” “dëshira”
d. Jak. 2 herë (5.15 16) ” ” ” “lutje”

Gjithsej, termi përdoret (7) shtatë herë, duke u përkthyer në të njëjtën kohë me tri terma të ndryshëm por, asnjë herë me termin e saktë që gjendet në fjalor :”URIM”.

Termi “PROSEFHÖ” (PRàS -ndaj + EFHÖ -urim) përdoret 124 herë në Dhjatën e Re në:
Matth. 19 herë(6.6×2, 14.23, 19.13, 26.36, 6.5×2, 6.9, 5.44, 26.41, 24.20, 21.22, 17.21, 21.13, 23.14, 6.7, 26.39, 26.42, 26.44), në Mark.13 herë(6.46, 14.32, 13.18, 13.33, 14.38, 9.29, 11.17, 11.24, 11.25, 12.40, 14.39, 1.35, 14.35, ), Lluk.22 herë(18.10, 6.12 x2, 9.28, 9.29, 11.1×2, 11.2, 18.1, 22.40, 22.46, 6.28, 19.46, 22.45, 1.10, 9.18, 5.16, 3.21, 20.47, 18.11, 22.41, 22.44, ), Gjon. asnjë herë, Vepr.25 herë(28.8, 1.24, 13.3, 14.23, 6.6, 10.9, 10.4, 2.42, 9.11, 1.14, 6.4, 10.31, 12.5, 16.13, 16.16, 3.1, 12.12, 16.25, 10.30, 11.5, 22.17, 21.5, 8.15, 9.40, 20.36, ), Rom. 4 herë (8.26, 15.30, 12.12, 1.10,), 1Kor. 9 herë (14.13, 14.14×2, 14.15×2, 11.13, 7.5, 11.4, 11.5,) , 2Kor. asnjë herë, Galat. asnjë herë, Efes. 3 herë (1.16, 6.18×2,), Filip. 2 herë ( 1.9, 4.6,), Kol. 5 herë (1.3, 1.9, 4.2, 4.3, 4.12,), 1Thes. 3 herë ( 1.2, 5.17, 5.25,), 2Thes. 2 herë (1.11, 3.1,), 1Tim. 3 herë (2.1, 2.8, 5.5,), 2Tim. asnjë herë, Tit. asnjë herë, Filim. 2 herë (4, 22,), Hebr. 1 herë (13.18), Jak. 5 herë (5.13, 5.14, 5.17×2, 5.18,), 1Pjet. 2 herë (3.7, 4.7), 2Pjet. asnjë herë, 1,2,3Gjon asnjë herë, Jud 1 herë (20), Apok.3 herë (5.8, 8.3, 8.4).

Gjithmonë i përkthyer me termin ” lutje” përveçë një herë në1Tim. 5.5 që përkthehet: “në të falura” dhe asnjë herë me termin “URATË”.

S h ë n i m : 6. Termi “PROSEFHÖ -URATË”si hapës i botës së dëshirave ndaj Zotit i shoqëruar me ndjenjat e mirënjohjes është baza ku mbështeten nocionet (kuptimet) “‚tisis -kërkesa” por edhe falenderimet në të njëjtën kohë. Prandaj kur njëri prej këtyre nocioneve predominon, termi shoqërohet edhe me terma të tjerë ndihmës, që i japin nuancën analoge. Kështu e gjejmë 4 herë të shoqëruar nga termi “ETà -éME” (kërkoj), 5 herë nga termin “DHOME” (përgjërohem), 7 herë nga termi “EFHARISTà” (falemnderit), 1 herë nga termi “IMNà” (himnizoj -këndoj), etj.
Paraqitje e një kërkesë nëpërmjet “prosefhisë -uratësë” ndaj Zotit, shprehet me një diapazon zmadhues tre gradësh, me folje, të cilat që të gjitha përdoren edhe për relatat midis njerëzve:
*”ETà -éME”: kur thjeshtë dhe në menyrë të përshtatshme kërkojmë nga Zoti diçka konkrete, përkëthehet “kërkoj”.
*”DHOME”: kur me një mënyrë insistente dhe të theksuar, por gjithnjë në mënyrë modeste, kërkojmë nga Zoti dicka e cila për ne është shumë e rëndësishme, përkthehet me foljen “përgjërohem”.
*”IQETVO” : shkalla më e lartë e kërkesës për shpëtimin e jetës të njeriut që ka vrarë, të ndjekur nga hakmarësit të vendosur për ta vrarë pa tjetër duke zbatuar në këtë mënyrë Drejtësin. Përkthehet “bie ndore”, deshet në Hebr.5.7

Termi “lutje”, duke mos patur kuptimin e mirënjohjes dhe falenderimit si një element kryesor përbërës i termave “efhi” dhe “prosefhi”, konsiderohet shumë i varfër dhe i pa përshtatshëm. Akoma duhet të merret parasysh fakti se ky nuk kufizohet vetëm në shprehjen e një dialogu midis Zotit dhe njerëzve siç na thotë në mënyrë të prerë termi “prosefhi” por ai zgjërohet shumë edhe në relatat midis njerëzve. Përdorimi i tij në Dhjatën e Re, konsiderohet i saktë vetëm në rastin kur përdoret për të shpjeguar termin “paraklisis” në ato raste kur nuk nënkupton ndihmë (shpirtërore).

*ETà -éME, *ZITà -éME
{AITW -OUMAI}, {ZHTW -OUMAI}

Janë folje sinonime me këto ndryshime:

ETà -éME = Në mënyrë zyrtare (shpesh herë me shkrim) kërkoj nga dikush diçka (lejen e tij për diçka) dhe pres që ai të ma japë (shumë herë nënkuptohet diçka që më takon) ose ai të bëjë diçka për mua (për llogarinë time).
Termi “ETà” përmendet 73 herë në Dhjatën e Re dhe rreth 30 herë ka të bëjë me një kërkesë ndaj Perëndisë, i lidhur kështu direkt ose indirekt me termin “Prosefh¡ -Uratë”. Tek referencat shënohet e theksuar:
“ETà -éME” :Matth. 14 herë( 20.20, 20.22, 7.7, 7.8, 6.8, 7.9, 7.10, 7.11, 14.7, 21.22, 18.19, 27.20, 5.42, 27.58), Mark. 10 herë(15.8, 10.35, 10.38, 11.24, 6.22, 6.23, 6.24, 6.25, 15.43, 15.6), Lluk.12 herë(11.9, 11.10, 11.11, 11.12, 11.13, 23.24, 1.63, 12.48, 23.23, 6.30, 23.25, 23.52), Gjon.11 herë(4.9, 16.23, 16.24, x2, 15.7, 16.26, 11.22, 14.13, 14.14, 15.16, 4.10), Vepr. 9 herë(3.2, 16.29, 25.15, 25.3, 13.21, 13.28, 3.14, 7.46, 9.2), 1Kor. 1herë(1.22), Efes. 2 herë(3.13, 3.20), Filip.1 herë(4.6), Kol. 1 herë(1.9), Jak. 5 herë(1.5, 1.6, 4.2, 4.3×2), 1Petr. 1herë(3.15), 1Gjon. 6 herë(3.22, 5.14, 5.15×3, 5.16).
Është i përkëthyer në të gjitha rastet me foljen “kërkoj”, me përjashtim të Efes. 3.13, 1Gjon. 5.16, ku në mënyrë të pasaktë përkëthehet me foljen “lutem”, gjithashtu shpjegjimi i termit me foljen “lyp” në Matth. 7.7, 7.8, Lluk. 11.9, 11.10, nuk është më i godituri. Folja “lyp” e gjuhës moderne shqipe jepet me kombinimin e foljes “eto”, “EPETà”, e cila ndeshet vetëm një herë në Dhjatën e Re (Lluk. 16.3).

Propozohet përkthimi i tij vetëm me foljen “kërkoj” ose më saktë “kërkoj të më jipet diçka nga dikush” ose “kërkoj leje nga dikush” ose “kërkoj të bëhet diçka nga dikush tjetër për nderin tim” etj.

Folja në fjalë përveç formës së thjeshtë haset në Dhjatën e Re edhe në formë të kombinuar duke nënvizuar nuanca të ndryshme të kuptimit bazë.
Kështu kemi:

APETà (APO{nga} + ETO{kërkoj}) = “rivendikoj”, “pretendoj” ndeshet vetëm dy herë në Dhjatën e Re (Lluk. 6.30, 12.20),ku në mënyrë jo të plotë, e para është përkëthyer: “kërkoj të ma kthejnë…” dhe e dyta: “do të ma kërkojë…”.

EKSETà (EKS{jashtë} + ETO{kërkoj}) = “kërkoj ekstradimin e dikujt”, por edhe një kërkesë zyrtare nga vetë personi i interesuari për martese. Ndeshet vetëm një herë në Dhjatën e Re (Lluk. 22.31) me kuptimin e qartë “kërkoj eskstradimin…”.Është përkthyer në mënyrë jo të plot vetëm me foljen “kërkoj”

EPETà (EPI{mbi} + ETO{kërkoj}) = “lyp”, ndeshet vetëm një herë në Dhjatën e Re (Lluk. 16.3),(shih më lartë).

PARETà -éME (PARA{afër, anës} + ETO -UME{kërkoj}) = “heq dorë”, “jap dorëheqjen”. Haset 11 herë në Dhjatën e Re dhe ka qenë përkthyer si më poshtë:
kërkoj ndjesë : Lluk. 14.18
të më falësh: Lluk. 14.18, 19
refuzoj: Vepr. 25.11, Hebr. 12,25×2
shmangem: 1Tim. 4.7, 2Tim. 2.23, Tit. 3.10
nuk pranoj: 1Tim. 5.11
lutem: Hebr. 12.19

ZITà -éME = përdoret, kur kam një problem (kam humbur diçka dhe kërkoj ta gjej, kërkoj hesap për diçka, kërkoj dikë, ose kërkoj informacion për diçka, etj) dhe përpiqem unë me inisiativen time dhe me forcat e mia ta zgjidh. Kërkoj një diçka për veten time, pretendoj diçka.
Ky term përmendet 131 herë në Dhjatën e Re, por asnjë herë nuk lidhet me termin “Prosefh¡ -Uratë”.

Përkthimi i këtij termi, propozohet të bëhet i kombinuar, duke patur si pjesë të parë të kombinimit gjithnjë foljen “kërkoj” dhe si pjesë të dytë një spjegim të shkurter me shkronja më të vogla, ku në analogji me rastin, do të japë edhe kuptimin e saktë:

kërkoj të gjej diçka ose kërkoj dikë:
Matth. 18.12, 2.13, 7.7, 6.33, 28.5, 12.43, 12.46, 12.47, 21.46+, 13.45, 7.8, 26.16, 26.59 Mark. 16.6, 3.32, 14.11, 11.18, 12.12, 14.1, 14.55 Lluk.11.9, 11.10, 11,24, 11.54, 15.8, 12.29, 12.31, 24.5, 19.10, 2.45, 2.48, 2.49, 13.6, 13.7, 22.6, 9.9, 20.19, 19.47, Gjon. 4.23, 7.18, 7.20, 20.15, 4.27, 1.38, 16.19, 18.4, 18.7, 18.8, 5.44, 6.26, 7.19, 8.37, 8.40, 13.33, 7.34, 7.36, 8.21, 6.24, 7.25, 5.30, 8.50×2, 10.39, 11.56, 11.8, 5.16, 5.18, 7.11, 7.1, 7.30, Vepr.17.27, 10.21, 9.11, 21.31, 10.19, 13.11, 17.5, 10.20, 1Kor. 7.27×2, 4.2, 10.33, 1.22, Gal. 2.17, 1Thes. 2.6, 2Tim. 1.7, Hebr. 8.7, Apok.9.6
kërkoj të marr:
Matth. 2.20, Vepr.11.3
kërkoj diçka ose dikë me këmbëngulje ose me të madhe:
Mark. 8.11, Lluk. 11.29, 13.24, 19.3, 6.19, 11.16, 2Kor. 13.3, 1Petr.3.11, 5.8
kërkoj të fitoj diçka:
Rom. 2.7, 1Kor.13,5, 10.24, 2Kor. 12.14, Filip. 2.21, Kol. 3.1
kërkoj llogari nga dikush:
Lluk. 12.48
kërkoj për vete:
Lluk. 17.33
kërkoj mënyrën:
Lluk. 22.2, 5.18, ,Gjon. 7.4, 19.12, Vepr. 27.30, 16.10, Rom. 10.3, 1Kor. 14,12, Gal. 1.10,
kërkoj të gjej diçka nëpërmjet diskutimit:
Gjon. 3.25, 1Tim. 1.4,6.4, 2Tim. 2.23, Tit. 3.9,
problem (objekt kërkimi):
Vepr. 18.15, 25.19, 15.2×2, 23.29, 26.3, 25.20
Folja “ZITà” gjithashtu gjendet në Dhjatën e Re edhe në mënyrë të kombinuar si më poshtë:

EKZITà (EK {jasht}+ZITO {kërkoj të gjej}) = kërkoj të gjej dicka (ose kërkoj llogari për dicka) me këmdëngulje dhe deri në fund jo vetëm në terrenin e zakonëshëm të kërkimit por edhe më tej. = kërkoj të gjej diçka ose dikë, deri në fund ose kërkoj llogari nga dikush deri në fund
Ndeshet 7 herë në Dhjatën e Re, i përkthyer si më poshtë:
kërkoj llogari: Lluk. 11.50,51,
kërkoj: Vepr. 15.17, Rom.3.11, Hebr. 11.6, 12.17, 1Petr. 1.10,

EPIZITà (EPI{mbi}+ZITO{kërkoj të gjej}) = kërkoj të gjej diçka ose dikë me mall, me dëshirë.
Ndeshet 14 herë në Dhjatën e Re në pikat e më poshtëm i përkthyer në të gjitha raste “kërkoj”:Matth. 6.32, 12.39, 16.4, Mark. 8.12, Lluk. 4.42, 12.30, Vepr.13.7, 12.19, 19.39, Rom. 11.7, Filip.4.17×2, Hebr.11.14, 13.14

ANAZITà (ANA{prapë,ri}+ZITO{kërkoj të gjej}) = kërkoj të gjej diça ose dikë me ngulmim
Ndeshet 2 herë vetëm në Dhjatën e Re në pikat e më poshtëm gjithmonë i përkthyer “kërkoj”: Lluk. 2.44, Vepr. 11.25

SIZITà (SIN{më tepër, bashkë}+ZITO{kërkoj të gjej})= rrah mendimet
Ndeshet 13 herë në Dhjatën e Re i përkthyer si më poshtë:
pyes: Mark.1.27, Lluk.22.23,
diskutoj: Mark.8.11, 9.10, 9.16, 12.28, Vepr. 9.29, 15.7,
bisedoj: Lluk.24.15.
debatoj: 1Kor.1.20
grindem: Mark. 9.14, Vepr.6.9,
duke u ngrënë me shumë fjalë:Vepr. 28.29

*DHOME {DEOMAI}

DHOME = Kur me insistim por edhe me përulësi kërkoj nga dikush diçka të nevojshme dhe të rëndësishme për mua; përkthehet “përgjërohem”.
Ndeshet 41 herë në Dhjatën e Re i përkthyer si më poshtë:
lutem (34 herë): Matth. 9.38, Lluk. 1.13, 8.28, 2.37, 9.38, 5.33, 10.2, 21.36, 8.38, 5.21, 9.40, 22.32, Vepr. 4.31, 8.24, 8.22, 10.2, 8.34, 21.39, 26.3, Rom. 10.1, 2Kor.1.11, 9.14, 10.2, Gal.4.12, Efes.6.18^, Filip.1.4×2, 1.19, 1Thes.3.10, 1Tim.5.5, 2Tim.1.3, Hebr.5.7, Jak.5.16, 1Petr.3.12,
përgjërohem (4 herë): Vepr.1.14, Efes.6.18^, Filip.4.6, 1Tim.2.1,
kërkoj (1 herë): Rom.1.10
këshilloj (1 herë): 2Kor.5.20^^
pa na u ndarë(1 herë): 2Kor.8.4

^në të njëjtin varg e njëjta fjalë përkthehet ngryshe
^^origjnali:
“…wV tou Qeou parakalountoV di hmwn, deomeqa uper Cristou katallaghte tw Qew…”
përkëthimi:
“…sikurse Perëndia të këshillonte nëpërmjet nesh dhe ne ju këshillojmë juve për hir të Krishtit, paqtohuni me Perëndinë…”
përkthimi fjalë për fjalë:
“…sikurse Perëndia të jetë duke lutur nëpërmjet nesh, ju përgjërohemi, për hir të Krishtit, paqtohuni me Perëndinë…”

*IQETVO {IKETEUW}

IQETVO = Është shkalla më e lartë e kërkesës, që ka të bëjë me shpëtimin e jetës. Përdorej në lashtësi vetëm atëhere kur dikush pas vrasjes që kishte kryer, i ndjekur nga ata që donin t’i merrnin hakun duke e vrarë, kërkonte strehë -azil në altarin e tempullit ose në vatrën e shtëpisë. Ky njeri, menjëherë pas kësaj, vihej drejt për së drejti nën mbrojtjen e Zeusit edhe konsiderohej person i paprekshëm.
Përkthehet, “bie ndore”(kërkoj streh, azil).
Termi në fjalë ndeshet vetëm një herë në Dhjatën e Re (Hebr.5.7), i referuar tek personi i Krishtit. Është përkthyer gabimisht me fjalen “Uratë”.

S h ë n i m :7. Me përdorimin e këtij termi konkret në këtë pikë nënkuptohet fare qartë lutja e Gesthimanis dhe agonia e tmerrshme e Jezusit për kupën e mëkatit (drejtësia kundër mëkatarit) që kishte për të pirë në vendin tonë. Gjithashtu lidhja e këtij vargu me 2Kor.5.21, Gal.3.13, ndriçon në mënyrë të veçantë dashurinë e Perëndisë për njeriun, duke treguar rëndësinë e madhe që ka mëkati dhe sa problem i madh është ai për Birin e pamëkatshëm të Perëndisë.

*EROTà {ERWTW}

EROTà = pyes , Kuptimi i këtij termi mbetet po ai i lashtësisë së hershme dhe nga ana kuptimore përputhet plotësisht me termin përkatës në shqip..
Ndeshet në Dhjatën e Re 57 herë:( Matth.21.24, 15.23, 16.13, Mark.4.10, 7.26, Lluk.14.32, 19.31, 9.45, 20.3, 22.68, 14.18 19, 16.27, 7.3, 11.37, 7.36, 4.38, 8.37, 5.3, Gjon.16.30, 16.5, 16.19, 9.21 23, 16.23, 14.16, 16.26, 1.19, 8.7, 17.9×2, 17.15, 17.20, 4.47, 1.21, 1.25, 19.31, 5.12, 9.2, 9.19, 18.19, 19.38, 12.21, 4.31, 4.40, 9.15, Vepr.23.20, 18.20, 3.3, 10.48, 23.18, 16.39, Filip.4.3, 1Thes.4.1, 5.12, 2Thes.2.1, 1Gjon.5.16, 2Gjon.5, )

i përkëthyer si më poshtë:
pyes (22 herë): Matth.21.24, 16.13, Mark.4.10, Lluk.19.31, 9.45, 20.3, 22.68, Gjon.16.30, 16.5, 16.19, 9.21 23, 16.23, 1.19, 8.7, 1.21, 1.25, 5.12, 9.2, 9.19, 18.19, 9.15,) .
lutem (26 herë): Matth.15.23, Mark.7.26, Lluk.14.18 19, 16.27, 7.3, 5.3, Gjon.14.16, 16.26, 17.9×2, 17.20, 4.47, 12.21, 4.31, 4.40, Vepr. 18.20, 10.48, 23.18, 16.39, Filip.4.3, 1Thes.4.1, 5.12, 2Thes.2.1, 1Gjon.5.16, 2Gjon.5,
bisedoj (1 herë): Lluk.14.32,
ftoj (2 herë): Lluk.11.37, 7.36,
kërkoj (6 herë): Lluk.8.37, Gjon.17.15, 19.31, 19.38, Vepr.23.20, 3.3,

Shënim:8. A.Në rastet e më poshtëm përdorimi i këtij termi tregon se, kur fjalia kalon nga ligjerata e zhdrejtë në të drejtë merr patjetër trajtën pyetëse: Matth. 15.23, Mark.7.26, Lluk. 7.3, 11.37, 7.36, 4.38, 8.37, 5.3, 14.32, Gjon.14.16, 16.26, 4,47, 19.31, 19.38, 12.21, 4.31, 4.40, Vepr.23.20, 18.20, 3.3, 10.48, 23.18, 16.39, 1Gjon.5.16
B. Me gjithë se kuptimi i foljes “EROTà” është i qartë dhe konkret, dhe në gjithë letërsinë greke gjendet vetëm me kuptimin e foljes shqipe”PYES”, duket se përdorimi i tij në: Lluk 14.18 19, 16.27, Gjon.17.9×2, 17.15, 17.20, Filip.4.3, 1 Thes. 4.1, 5.12, 2 Thes.2.1 2Gjon. 5. nuk paraqitet i drejtë nga ana filologjike. I njëjti përdorimi e kësaj folje ndeshet edhe në disa pika të përkthimit të à. Ky fenomen haset po thuajse vetëm në Bibël.

Propozohet respektimi i tekstit dhe përkthimi i termit “EROTà” vetëm me termin shqip “PYES”.

Ky term ndeshet edhe në mënyrë të kombinuar vetëm në një formë:

EPEROTà (EPI{mbi}+EROTO{pyes}) = Është një sinonim theksues me nuancat: parashtroj, paraqes, drejtoj zyrtarisht pyetjen. Ndeshet në Dhjatën e Re 60 herë, gjithëmonë si folje, me përjashtim në 1Petr.3.21 ku e ndeshim si emër.
Është përkthyer:
pyes (57 herë): Matth.22.46, 12.10, 17.10, 22.23, 22.35, 22.41, 27.11, Mark.12.34, 9.32, 11.29, 7.5, 10.17, 14.61, 15.4, 5.9, 8.23, 8.27, 8.5, 9.33, 14.60, 9.16, 9.21, 12.28, 15.2, 15.44, 10.10, 10.2, 12.18, 13.3, 7.17, 9.11, 9.28, Lluk.20.21, 20.27, 21.7, 18.18, 8.30, 18.40, 23.3, 23.6, 9.18, 3.10, 3.14, 8.9, 22.64, 20.40, 17.20, 6.9, 2.46, Gjon.18.21×2, 18.7, Vepr.23.34, 5.27, 1.6, Rom.10.20, 1Kor.14.35,
kërkoj (2 herë): Matth.16.1, 1Petr.3.21
drejtoj pyetjen (1 herë):Lluk. 23.9

S h ë n i m :9. Tipi “EPERàTIMA” {1Petr.3.21} (emër, asnjëanës,njëjës), ndeshet në letërsinë greke edhe me kuptimin “marrëveshje”, “konsensus” (duke nënkuptuar diçka për të cilën është bërë pyetje është dhënë spjegjimi dhe se fundi ramë dakort).

Folja e më sipërme përdoret:
a. Kur kundërshtarët e Krishtit i drejtojnë pyetje:
Matth.22.46, 12.10, 16.1, 22.23, 22.35, Mark.12.34, 7.5, 12.28, 10.2, 12.18, Lluk. 20.21, 20.27, 20.40, 17.20
b. Kur nxënësit e pyesin për probleme serioze:
Matth.17.10, Mark. 9.32, 10.17, 10.10, 13.3, 7.17, 9.11, 9.28, Lluk.21.7, 18.18, 8.9, Vepr.1.6
c. Kur bëhet hetimi i Krishtit:
Matth.27.11, Mark. 14.61, 15.4, 14.60, 15.2, Lluk.23.9, 23.3, 23.6, 22.64, Gjon. 18.21×2
d. Kur Krishti pyet kundërshtarët e tij:
Matth. 22.41, Mark. 11.29, 5.9, Lluk. 8.30, 6.9, Gjon. 18.7
e. Kur Krishti pyet nxënësit e tij për probleme me shumë rëndësi:
Mark. 8.23, 8.27, 8.5, 9.33, 9.16, 9.21, Lluk. 18.40, 9.18
f. Kur një më i madh i drejtohet më të voglit dhe e kundërta:
Mark. 15.44, Lluk.3.10, 3.14, 2.46, Vepr. 23.34, 5.27, Rom. 10.20, 1Kor.14.35

Përdorimi i termit “EPEROTà” na tregon për një pyetje të një rëndësie shumë të madhe që shprehet në mënyrë zyrtare, prandaj nuk mund të përdoret vetëm termi “pyes”, i cili përdoret për çdo pyetje.
Propozohet forma e kombinuar “drejtoj pyetje”

*ARµ, {ARA}

ARµ = 1.Thirrje ndaj Hakmarrjes Hyjnore.
2.Mallkimi, katastrofa, shkatrim total.
Në Dhjatën e Re ndeshet vetëm një herë në Rom.3.14, ku është përkthyer “mallkoj”.Termi “NËMË” konsiderohet më i qëlluari sepse veç kuptimit me të cilin ndeshet në gjuhën moderne shqipe, nga ana etimologjike lidhet edhe me fjalën NMESIS (perëndesha e lashte, personifikimi i Drejtësisë Hyjnore të marrjes së hakut)

Në formë të kombinuar termi i mësipërm haset si më poshtë:

KATµRA (KATA{kundra e dikujt}+ARA{nëmë}) = Shprehje e dëshirës për të keqen e dikujt.
E kundërta e tij është termi “EFHÖ -URIM”.
E ndeshim 12 herë nëDhjatën e Re: Matth. 5.44, 25.41, Mark. 11.21, Lluk.6.28, Rom.12.14, Gal.3.10, 3.13×2, 2Petr.2.4, Jak.3.9, 3.10, Hebr.6.8, shumë saktë përkthehet në të gjitha raste me foljen “mallkoj”

EPIKATµRATOS (EPI{mbi}+KATA{kumdra e dikujt}+ARA{nëmë}), (mbiemër) = Është ai mbi të cilin duhet të bjerë gjithë mallkimi, gjendet vetëm 3 herë në Dhjatën e Re dhe i referohet:
a. Atij që nuk di Ligjin Gjon.7.49
b. Atij që nuk banë Ligjin Gal.3.10
c. Atij që varet mbi dru Gal.3.13

Përkthehet kudo me termin “mallkoj”. Propozohet të përkthehet me termin artificial (që në fakt nuk gjendet në fjalor, por që është plotësisht i kuptueshmë) “mbi+mallkuar”, i cili i jep një theksim më të madh termit të përdorur “mallkoj”, dhe njëkohësisht e dallon nga ai.

SHEMBUJ

Më poshtë paraqiten disa shembuj karakteristikë në të cilat përmbahet teksti grek me karaktere të theksuara për termat që na interesojnë, me karaktere më të vegjël siç janë të përkthyera dhe gjithashtu me të vegjël por të theksuara siç duhej të përktheheshin.

eucaristoumen… proseucomenoi
falenderojmë jo (duke u lutur), por duke uratuar Kol. 1.3
grhgorounteV en auth (proseuch) en eucaristia
jo (në të lutur),por në të uratuar me në falendërim Kol. 4.2

proseuxasqwsan… kai h euch thV pistewV…
jo (të luten),por të uratojn jo (dhe lutja),por dhe urimi Jak. 5.14-15

…eucesqe uper allhlwn… polu iscuei h dehsiV… proseuch
jo (lutuni),por uroni jo (lutja),por përgjërimi jo (u lut),por uratë proshuxato…
jo (intensivisht), por uratoi Jak. 5.16-17

th proseuch kai th dehsh meta eucaristiaV
jo (lutjesh), por uratë përgjërimesh me falënderimi Filip. 4.6

dia pashV proseuchV kai dehsewV
jo (lutje), por uratë përgjërimi Ef. 6.18

proseucomenoi kai aitoumenoi
jo (të lutemi), por duke uratuar jo (të kërkojmë), por dhe duke kërkuar Kol. 1.9

parakalw … poieisqai dehseiV proseucaV enteuxeiV eucaristieV
jo (të bëj thirrje),por lutem përgjërime jo (lutje), por urata ndërhyrje falënderime 1Tim. 2.1

prosenegkaV dehseiV te kai ikethriaV meta kraughV iscuraV …
jo (luje),por pëgjërime jo (urata),por duke rrënë ndore Heb. 5.7

meta pollhV paraklhsewV deomenoi hmwn
jo (u luten),por me lutje të madhe jo (pa na u ndarë),por duke na u përgjëruar 2Kor. 8.4
erwtwmen umaV kai parakaloumen ina
jo (lutemi), por ju pyesim jo (ju bëjmë thirrje), por dhe ju lutemi 1Thes. 4.1

PËRMBAJTJE

Përfshihen të gjitha termat greke që në përkëthimin e Dhjatës së Re janë lidhur mirë ose keq me termin “LUTEM” sipas radhës të zhvillimit të tyre:

PARAKALà (PARAKALW)= LUTEM
PARµKLISIS (PARAKLHSIS)= LUTJE -INKURAJIMI
PARµKLITOS (PARAKLHTOS)= INKURAJUES
PARAMITHÖA (PARAMUQIA)= NGUSHËLLIMI
PARIGORÖA (PARHGORIA)= NGUSHËLLIMI
SIMVULÖ (SUMBOULH)= KËSHILL

PROSEFHÖ (PROSEUCH)= URATË
EFHÖ (EUCH)= URIM
ETO -éME (AITW -OUMAI)= KËRKOJ TË MË JIPET
APETà (APAITW)= RIVENDIKOJ, PRETENDOJ
EKSETà (EXAITW)= KËRKOJ EKSTRADIMIN E DIKUJT
EPETà (EPAITW)= LYP
PARETà -éME (PARAITW -OUMAI)= HEQ DORË
ZITO -éMAI (ZHTW -OUMAI)= KËRKOJ TË GJEJ DIKË, DIÇKA
EKZITà (EKZHTW)= KËRKOJ TË GJEJ DIÇKA DERI NË FUND
EPIZITà (EPIZHTW)= KËRKOJ TË GJEJ DIÇKA ME MALL
ANAZITà (ANAZHTW)= KËRKOJ TË GJEJ DIÇKA ME NGULMIM
SUZITà (SUZHTW)= RRAH MENDIME
DHOME (DEOMAI)= PËRGJËROHEM
IQETVO (IKETEUW)= BIE NDORE
EROTà (ERWTW)= PYES
EPEROTà (EPERWTW)= DREJTOJ PYETJEN

ARµ (ARA)= NËMË
KATµRA (KATARA)= MALLKIM
EPIKATµRATOS (EPIKATARATOS)= MBIMALLKUARI

SHEMBUJ

Author: udhetimi.com

Leave a Reply