Teoria e Evolucionit apo Krijimi?



nga: anila.shyti, botuar me: 26.07.2007

Kush eshte e vertete ?
I famshmi Lui Paster (1822-1895) bakteriolog francez, ka thene: “ Sa me shume studioj natyren, aq me teper habitem nga veprat e Krijuesit “     

Ne ekzistencen tone te perditshme, pothuaj gjithcka duket se ka nje fillim. Gjithcka qe shikoni rreth jush (si malet, pyjet, detet, etj) nuk jane krijuar rastesisht, jo, Dikush i ka krijuar ato, Perendia ka lene gjurmet e Tij ne kete bote. Megjithese ne nuk e shikojme Ate kjo nuk do te thote qe Ai nuk ekziston, ti nuk e shikon Oksigjenin por aman ti e di shume mire se me ane te tij ti po jeton, sepse ti e ndjen ate, keshtu eshte edhe me Perendine, n.q.s ne duam te ndiejme fuqine e Tij.

Sipas Teorise se Evolucionit, ekzistenca e gjithesise mund te shpjegohet me bashkeveprimin e rastesise, kohes, seleksionimit natyror dhe mutacionit. Pra, ne kemi ardhur nga majmuni, toka eshte formuar vete dhe Zoti nuk ekziston. Por, a eshte e vertete kjo teori? (teori dhe jo fakt).     

I ndjeri Isaac Asimov (Nje anti-krijimbesues i flakte) deklaroi se:

“ Brenda njeriut eshte nje tru 1.5 Kg-sh i cili, me aq sa dime ne, eshte renditja me e nderlikuar dhe e rregullt e materies ne univers “ - Ai eshte shume me i nderlikuar se kompjuteri. A nuk do te ishte valle e logjikshme te supozoje se n.q.s truri shume i zgjuar i njeriut e projektoi kompjuterin, atehere edhe truri njerezor ishte gjithashtu prodhimi i projektimit ?
Shkenctaret te cilet hedhin poshte konceptin e nje Perendie krjues bien dakord se te gjitha gjallesat shfaqin prova te projekktimit. Projektimi nenkupton nje projektues     

Cilat jane zbulimet e shkences moderne ?

BIOLOGJIA

- Ne Biologji (Ne klase te 8-te dhe vit te 2-te ne gjimnaz) kemi mesuar rreth “fakteve” te evolucionit. Kemi mesuar sesi njeriu erdhi nga majmuni, majmuni nga kafshe te tjera, keto kafshe nga peshku dhe peshku nga gjallesa (pema e evolucionit).

Por ajo qe shume njerez nuk dine se shume prej ketyre “fakteve” qe paraqiten ose jane mashtrim ose te deformuara, si psh rasti i “Provave Embrionale”. Nje njeri qe e quante veten shkenctar pretendonte se keto prova paraqesin ngjashmerine midis embrionit njerezor dhe embrionit te kafsheve duke pohuar se kjo tregonte se ne kemi ardhur nga majmuni dhe ne kishim evoluar.
Ajo qe nuk dinin njerezit ishte se ky studies i kishte deformuar pamjet, te dhenat, dhe perfundimet, por me vone ai e pranoi se kishte mashtruar.     

Njeriu nuk erdhi nga majmuni!

Studuesit e mikro-biologjise, kane bere nje zbulim teper interesant. Eshte zbuluar se ADN e te gjithe njerezve ne bote eshte aq e ngjashme me njera-tjetren (99.8 %) sa pothuaj gjithe studuesit e kesaj fushe pohojne se te gjithe duhet ta kemi pasur prejardhjen nga nje nene e vetme.

Zbulimet me te fundit te Biologjise bien ne kundershtim me Teorine e Evolucionit. Evolucionistet pretendojne se ndryshimi (mutacioni) i udhezimeve gjenetike (d.m.th te gjeneve) shkakton formimin e nje lloji te ri. Por, nje mutacion parimisht eshte nje ndryshim negativ ne strukturen gjenetike. Meqe nje mutacion eshte para se gjithash nje c’rregullim i struktures gjenetike, ai s’eshte ne gjendje te prodhoje nje lloj me perparimtar. Nje biznes nuk i shton dot fitimet duke humbur te ardhura pak e nga pak.

FIZIKA

Materia tani konsiderohet si forme e dendur energjie. Por, sipas ligjeve te termodinamikes, energjia s’ekzistonte gjithmone; kishte nje fillim. Sipas Ligjit te pare, e gjithe energjia e kozmosit mbetet konstante, por po vihet gjithnje e me pak ne dispozicion te njeriut.
Asnje energji e re s’po krijohet. Sipas Ligjit te Dyte, te gjitha proceset kane prirje, pa nderhyrje te jashtme, jo per zhvillim, por per prishje dhe shkaterrim, duke prodhuar shtimin e c’rregullimit. Ne rastin e plantetit tone, kjo nderhyrje e jashtme eshte dielli, por vete dielli po prishet.
Ai po harxhon gjithe lenden e vet djegese me nje ritem prej milione tonesh cdo sekonde – meqense ai nuk mund te duroje pergjithnje, ai duhet te kete patur nje fillim. Kjo do te thote se njehere filloi jo vetem energjia por edhe materia (energjia e perqendruar). Sipas teorive te fizikes moderne, gjithesia nuk po evoluon, por po ndalet, po prishet.     

MATEMATIKA

Teoria e propabilitetit eshte ne kundershtim me idene qe rastesia mund te prodhoje rregullim madje me kalimin e nje kohe mjaft te gjate. Informatika bashkekohore eshte ne kundershtim me idene se nderlikimi mund te linde rastesisht.

Ne fakt, rastesia duket si nje element i c’rregullimit. Me ane te kalkulimit mund te verhet qe propabiliteti eshte pothuajse zero qe te linde bota e tanishme me ane te rastesise dhe me kohe te mjaftueshme. Koha + Rastesia nuk jane ne gjendje te zevendesojne inteligjencen. S’ka rendesi se sa here hidhen ne ajer te gjitha shkronjat te nje shtypshkronje, asnjehere nuk do te bien poshte veprat e plota te Fan Nolit.
Truri i nje foshnjeje eshte i programuar, i percaktuar per mesimin e cdo gjuhe te botes tone. Rastesia nuk eshte ne gjendje te programoje nje makine llogaritese elektronike – duhet nje programues, nje inteligjence.     

Darvini nxit racizmin

(Botimet e reja zbulojne se “Origjina e specieve” i frymezoi nazistet per te ushtruar genocid)     

Thelbi ceshtjes eshte ky: Nese praojme se ka nje Perendi i cili na krijoi. Nese ky Perendi eshte Perendia i cili pershkruhet ne Bibel, atehere Ai ka te drejten te vendose rregullat me ane te cilave ne duhet te jetojme. Por pasi nuk duam ti besojme dhe te mos i bindemi rregullave te Tij, njerezit kane nxjerre teori nga me te ndryshmet per te mohuar ekzistencen e tij.

Por n.q.s Perendia ka krijuar boten dhe Universin ju mund te pyesni, kush e krijoi Perendine ?

- Perendia eshte jashte kohes. Ai e krijoi kohen. Ai eshte i perjetshem pa fillim dhe pa mbarim…
(Pergatiti,  Besi)

per autorin: