Teokracia – Demokracia dhe Kisha e Krishtit

Categories: Terminologji

Nje vezhgim historik.

Në brezat që shkuan Ai i la të gjitha kombet të ndjekin rrugët e tyre, megjithëse nuk e la veten të padëshmuar, duke bërë mirë. Veprat 14:16-17

Egziston një lidhje historike paralele midis popullit të Izraelit dhe Kombeve (që në atë kohë nënkuptohej Greqia – Rom 1:16). Në kohën kur populli izraelit prishte mardhënien e tij me Perëndinë, Krijuesin duke i kthyer shpinën, tek kombet vihet re se me anë të lulëzimit kulturor njerëzit kërkonin gjithnjë e më shumë të ktheheshin tek Perëndia i Vetëm, duke braktisur kështu 12 zotët e tyre dhe duke u vënë më shumë në kërkim të këtij Zoti të Panjohur për ta. Për këto do të sjellim disa shembuj historik:

Në 2000-1500 afersisht Para Krishtit

Në Mesdheun Jug-Lindor, zotëronte qytetërimi minoik që kishte detyruar në të gjithë botën e asaj kohe “Paqen Botërore” “Pax Minoika”. Qëndra e këtij qytetërimi ishte Kreta. Pallati i kryeqytetit Knossos zinte një hapësire prej 20.000 m2 , duke pasur 4 kate dhe afërsisht 1500 dhoma.
Në të njëjtën kohë jetonin si nomadë (ata që jetojnë nëpër çadra, endacakë) patriarkët e Izraelit Abrahami, Isaku, Jakovi dhe fëmijët e tyre. Jozefi zbret ne Egjipt bashkë me familjen e Jakobit. Brenda një periudhe 400 vjecare ata u bënë populli i Izraelit. Rreth 2 milion njerëz.

Në 1500-1100 afersisht Para Krishtit

Zbërthimi i vullkanit të Santorinit solli shkatërrimin e qytetit Minoik. Për shkak të shkatërrimit që ndodhi, dhe me vrasjen e mbretit, krijohet një “boshllëk pushteti” gjë të cilën Mikinasit e shfrytëzuan. Në këtë kohë zhvillohen mbretëritë Mikinaike (lufta Trojane).
Filistenjtë nga Kreta tranportojnë qytetërimin Kreto-Mikinaik në Lindjen e Mesme duke krijuar mbretëri të të njëjtit tip. Mosiu udhëheq popullin e Izraelit jashtë skllavërisë së Egjiptit, dhe me Jozueun hyjnë në Tokën e Premtuar të Kanaanit. Rreth 400 vjet jetojne me sistemin theokratik (gjykatësit).

Në 1100-1000 afersisht Para Krishtit

Izraelitët duke parë monarkitë fqinje kërkojnë mbret nga Samueli dhe fillon mbretëria e Izraelit me Saulin, Davidin, Solomonin etj..
Monarkitë të tipit mikinaik shkatërrohen nga problemet e brendshme si dhe nga sulmi i dorikëve, përvec mbretërisë mikinaike të Athinës.

Në 1000-600 afersisht Para Krishtit

Mbretëria Izraelite vazhdon me sistemin morarkik. Ndahet në dy mbretëri atë të Veriut (e Izraelit me kryeqytet Samaria)dhe të Jugut (Judës me kryeqytet Jerusalemin). Shkatërrohet fillimisht mbretëria e Veriut nga Asirianët dhe nga fundi i kësaj periudhe shkatërrohet edhe mbretëria e Jugut nga Babilonasit e Nabukadecarit.
Mbretëria e Athinës transformohet në qytet-shtet.

Në 600-400 afersisht Para Krishtit

Izraelitët përjetojnë robërinë 70 vjecarë nga babilonasit dhe megjithë kthimin e tyre në Jerusalem kurrë më nuk shijojnë panvarësi.
Në Athinë për herë të parë në historinë njerëzore kemi sistemin e demokracisë. Si pasojë e këtij sistemi kemi zbërthimin kulturor si dhe krijimin e gjuhës letrare (greqishtes së vjetër) me terminologjinë unike në të cilën rreth 450 më pas u shkruaj edhe Dhjata e Re. Në këtë mënyrë Perëndia përgatiti kombet për të pranur Ungjillin.


HISTORIA E ATHINËS ME FAZAT ME KRYESORE SHOQËRORE DHE POLITIKE


Athina si qytet-shtet [shek. 14 Pr.K. deri ne shek. 19 Ps. K.]

a. Shekulli i 14 deri ne shekullin 11 Para Krishtit.
Athina ishte nje mbretëri e organizuar ne modelin e mbretërive Mikinaike, që lulëzoi në mesdheun lindor. Në atë kohë egzistonin edhe qytet-shtete të tjere të njohur si Troja, Mikina etj.. Kjo është pikërisht edhe periudha që përshkruan Homeri. Karakteritika kryesore:
- Mbreti është figura kryesore, monark absolut dhe përfaqsuesi ne toke i Hyjnise.
- Populli jetonte nen hijen dhe kontrollin e mbretit.
- Mbreti luante edhe rolin e kryepriftit.
- Pallati i mbretit (Akropoli) ishte shenjtorja kryesore. [Zan. 14:18-20, Heb. 7:1-10]

b. Shekulli i 11 Para Krishtit.
- Fillon me zbritjen e Dorikeve kryesisht ne gadishullin e ballkanit
- Shkaterrimi i mbreterive Mikinaike nga arsye te brendshme si dhe nga ballafaqimi me Doriket.
- Shperngulja e popullates së Ballkanit ne Ishuj si dhe në Azine e Vogël, e njohur si ngulmimi i Jonikëve.
- Nga gjithe mbretëritë e shkatërruara mbijetoi vetëm Athina, si nje ishull Jonik midis popullatës së dendur Dorike.

c. Shekulli i 10 deri ne shek. 7 Para Krishtit. [epoka gjeometrike]
- Transformi i mbretërise Athinjote në një qytet-shtet.

d. Shekulli i 7 Para Krishtit. [epoka arkaike]
- Kalimi i pushtetit nga Mbreti në një komision aristokratësh – “oligarkia”.
- Pallati mbretëror funksionon tashmë vetëm si shenjtore.

e. Shekulli i 6 Para Krishtit. [epoka arkaike]

- Pisistrati qeveris Athinën si tiran i dashur nga populli i tij – “tirania – qeverisja absolute”.
- Pisistrati ndërton tempullin e parë të dedikuar perëndeshës së mençurise Athina në vendin e pallatit mbretëror tashmë të rrënuar.
- Riorganizon festivalin e Athinase c’do kater vjet si dhe lojrat Pan’Athinaike.
- Bijtë e tij trashëgojnë dhe qeverisin si tamam tiranë – “tirania – diktatura”
- Athinjotasit u kryengriten, duke marrë pushtetin Klistheni
- Klistheni për herë të parë në fund të shekullit mbledh burrat mbi tridhjet vjec dhe formon trupin e bashkësisë së qytetit të Athinës, duke dorëzuar pushtetin tek ata.
- Trupi i kësaj bashkësie quhet “demos”. Pushteti [kratos] i demosit është “demo-kracia”.

f. Shekulli i 5 Para Krishtit. [epoka klasike]
- (490-480) Persët sulmojnë Athinën.
- Beteja e Maratonës (490) – maratonomaku – lirimi i skllevërve.
- Beteja e Thermopilëve, me Leonidhën (480)
- Shkatërrimi i Athinës nga Persët. Djegia e Akropolit.
- Beteja e Salaminës. Athinjotët fitojnë persianët dhe rikthehen në qytetin e shkatërruar.
- Beteja e Plateés (479). Persianët ikin përfundimisht nga Attika.
- Riorganizimi i demokracisë. Pnika – Ekklisia [Kisha] e demosit – Agora.
- (479-431) Funksionimi i demokracisë.
- Qyteti-shtet i Athinës përjeton mbrekullinë e paparë më parë në kulturë dhe art, si rezultat i demokracisë.
- Në mënyrë të vëcantë marrin një përpjestim të gjërë njohuri të ndryshme si: Historia, Filozofia, Teatri, Poezia, Oratoria, Matematika, Artet Figurative, të cilat e kthejnë Athinën e asaj kohe, në qendren botërore të kulturës. Në këtë kohë ndërtohen tempujt e Akropolit.
- (431-404) Lufta Poleponezjane.
- Shkatërrimi politik dhe ekonomik i Athinës. Megjithatë Athina vazhdon të jetë shkolla dhe qëndra kulturore e botës.

g. Shekulli i 4 deri 3 Para Krishtit. [epoka elinistike]
- Qëndra ekonomike bëhet Azia e Vogël – Lindja
- Athina vazhdon të jetë qëndra kulturore.

h. Shekulli i 2 Pr.K. deri 4 Pas Krishtit. [epoka romake]
- Mbretërit e lindjes dhe perandorë romak midis nxënësve që studiojnë në Athinë.
- (51 Ps.K.) Apostulli Pal viziton Athinën.
- (312-395) Etërit e Kishës studiojnë në Athinë filozofi. (Gjoni GojArti, Grigori Nisis, Shën Vasili, etj..)
- (395) Perandori bizantin Theodosi i Madh, detyron me forcë grekët të bëhen të krishterë.

i. Shekulli i 5 Pas Krishtit. [epoka bizantine]

- Perandori Justinian mbyll shkollat e fundit filozofike te Athinës.

j. Shekulli i 5 deri 11 Pas Krishtit. [epoka bizantine]
- Athina përjeton degradim të plotë.
- Tempujt e Akropolit janë kthyer në kisha të Shën Marisë.

k. Shekulli i 11 deri 12 Pas Krishtit. [epoka bizantine]
- Athina bëhet qëndër për një kohë të shkurtër e kulturës së krishtere.
- Zhvillohet në malin Imitos, komunitet monastik (murgjët)

l. Shekulli i 13 deri 15 Pas Krishtit. [epoka bizantine]
- Athina nën sundimin latin.

m. Shekulli i 15 deri 19 Pas Krishtit. [sundimi osman]
- Athina nën sundimin osman.
- Tempujt e Akropolit:
- Propilia (Portat Monumnetale)
- Selia e Beut.
- Magazina kryesore e barutit.
- Në fillim të shek. 17 rrufeja shkatëron propiliat.
- Parthenoni
- Xhami dhe magazina baruti.
- Në 1687 Parthenoni bombardohet nga gjenerali venecian Morozini edhe kthehet ne rrënoja.
- Në 1801 ambasadori britanik Lord Elgin me lejen e Sulltanit mblodhi skulpturat arkitektonike të Parthenonit dhe i shiti në Muzeun Britanik.
- Erehthion
- Bëhet selia e haremit për beun e Athinës.
- Në 1824 gjatë kryengritjes greke për panvarsi, bëhet rezidenca e kapitenit grek Gura.
- Në 1827 u bombardua nga turqit, duke u vrarë gjithë familja e kapitenit Gura, përvec tij dhe tempulli u rrënua.
- Në 1834 Athina bëhet kryeqyteti i shtetit të ri grek, duke vazhduar si e tillë deri në ditët e sotme.


DEMOKRACIA E ATHINES DHE FUNKSIONI I SAJ

1. Formimi i Dhimosit (trupi i qytetarëve)

Rreth vitit 500 Pr. K. Klistheni pas trazirave të mëdha që ndoqën rënien e diktatorëve (tiraneve, bijve të Pisistratit) mblodhi burrat e Athinës mbi 30 vjec duke i vënë të ishin përpara vetes dhe shoqërisë përgjegjësisë për qytetin dhe atdheun e tyre. Në këtë bashkësi njerëzish janë të gjithë të barabartë, duke qënë të lirë e duke mos pasur nevojë as për mbret e as për administrator më të aftë apo më të zgjuar se ta. Janë tashmë të pjekur dhe e dinë mirë cdo të thotë e mirë apo e keqe për ata vetë si dhe për qytetin, duke u bërë kështu ta aftë të marrin fatin e atdheuyt bë duart e tyre. Për këtë duhej:
- Të mblidheshin rregullisht në një vend, por edhe jashtë programit kur ishte e domosdoshme.
- Ky vend të ishte shkëmbi i Pnikës, maja e të cilit u rrafshua dhe u krijua një shesh mbi shkëmb, si dhe një podium i gdhendur.
- Të gjithë (burrat) të kishin të drejtën për të folur, mjaftonte kjo të ishte deklaruar disa kohë më parë.
- Të gjithë kishin të drejtë të zgjidhnin dhe të zgjidheshin në grupet e funksionarëve që do ngarkoheshin me detyra për shërbimin e trupit.
- Koha e funksionit ishte vjetore.

Zgjedhja bëhej me dy mënyra. Për të gjitha funksionet me short (klirotis). Por për funksionin e gjeneralëve të cilët ishin ngarkuar me organizimin e ushtrisë si dhe mardhëniet me jashtë zgjedhja bëhej me aprovim (ngritjen e dorës) në mënyrë të hapur (hirotonia).

Shteti ngarkohej me detyrën e pagesës së ditës së punës për pjesmarrësit në mbledhjet e trupit si dhe rrogë vjetore për funksionarët. Fondet gjendeshin nga minierat e argjendit në Lavrio. Nga kontributi i Aleancës si dhe nga sponsoriteti i qytetarëve të pasur të Athinës.

Shkëmi i Pnikës ndoshej brenda mureve të qytetit, por jashtë vendit të banuar. Prandaj cdo here që duhej të mblidheshin me detyrën e lajmërimit ishte ngarkuar një lajmës (tellall) i cili i thërriste (klisi) jashtë (ek). Për këtë arsye mitingu i trupit në shkëmbin e Pnikës quhej ek-klisia (klisha – kisha).

Në mbledhje oratori jepte mendimin e tij për problemet e ndryshme shoqërore politike të qytetit duke dhënë edhe sygjerim. Njerëzit e tjerë në fund votonin për atë që u sygjerua.

Zakonisht të gjithë burrat dilnin të flisnin përpara për të gjitha temat e tyre. Madje duhet theksuar se ishte në menyrë të vecantë i respektueshëm një njeri qe publikonte mendimet e tij perpara kishës. Disa here vecse kishte njerëz të tjerë të cilët për arsye turpi apo paaftësie nuk donin të dilnin përpara. Këta quheshin privat (idhiotes=idiotët) duke u tërhequr gradualisht nga shoqëria.

Nëse shkëmbi i Pnikës ishte tempulli i Demokracisë, vendi i lindjes dhe zhvillimit të saj ishte sheshi qëndror i qytetit i cili ishte i rrethuar nga dyqane, godina shtetërore dhe stoatë (trotuare të mbuluar nga lart me cati). Në dyqanet dhe në vendet ku burrat takoheshin në diskutimet e jetës së përditshme zbuloheshin nevojat dhe problemet që diskutoheshin më vonë në Pnikë. Atje gjithashtu formoheshin propozimet për zgjidhjet e këtyre problemeve. Ky shesh u quajt “Agora” nga folja “agorevo” që do të thotë “mbaj fjali”. Me vonë ky term mori edhe kuptimin e pazarit të cilin e mban deri sot.

Kisha e Dhimosit e cila jetoi rreth 48 vjet (479-431 Pr. K.) u bë shembull për të gjitha qytet-shtetet e tjera të asaj kohe.


PERGATITJA E KOMBEVE PER PRANIMIN E UNGJILLIT NEPERMJET QYTETËRIMIT HELEN

Në shek. VI. Ne qytetin Helen Elea të Italisë së Jugut rryma filozofike që u zhvillua atje, për herë të parë koncepton universin si një unitet harmonik. Si rezultat shikon prapa këtij universi një mendje “Mendjen e Madhe” ”Νούς”
Nga të lilin ne shekujt që vijuan rrodhi termi Logos që është edhe një përfshirje e termit ΝΟΥΣ.
Logosi [eshte termi në një shkalë më të lartë për të shprehur termisn nous] përfshin arsyen që shtyu mendjen të krijojë dhe të shprehë krijesën e tij nëpërmjet universit. Përkundrazi ne |Dhjatën e Vjetër, për të njëjtën gjë përdoret termi mencuri [Prov 8] që si term është vetëm një pjesë përpërse së Mendjes së Madhe. Termi Logos gjeti plotësinë e tij në kuptim gjatë demokracisë athinjote. Kur të gjithe qytetarët të shtyrë nga përgjëgjësia ndaj qytetit që i krijonte liria e tyre si dhe pjesmarrja e tyre aktiove ne administrim [kjo ishte arsyeja] që të shtydhnin mendjen e tyre të punojë sa më mirë dhe krijues për zgjidhjen e problemeve të përbashkta të qytetit [mendja - mencuria] por gjithashtu lindte edhe nevojën e shprehjes sa më të qartë dhe të argumerntuar për të mbushur mendjen e asamble3së. kjo është shprehja.

Ne ungjillin sipas Gjonit, Krishti ndoshta në mënyrën më të p[lotë egzistenciale përshkruhet si Logos i Perëndisë. D.m.th. si komponent thelbësore eHyjnisë. Ky term ngeli pasuri e vetme e gjuhës greke pikërisht sepse eksperienca e demokracisë së plotë ngeli veti krejtësisht athinjote.

Logosi = arsye, mendje [pjesa përbërse e së cilës është mecuria me të cilin Krishti përshkruhet tek Prov. 8]

Arsyeja e Perëndisë për krijesën. Nevoja e shprehjes së dashurisë. Natyra e perëndisë përshkruhet si dashuri. Agapi= të japësh pa pritur të marrësh dhe kjo të jetë kënaqësia jote.

Mendja, Mencuria= është fusha në të cilin u zhvillua gjithë plani krijues i Hyjnisë. Si dhe shprehja është trupëzimi i Logosit [Krishtit].



Zbulimi që Zoti bën tek dramatikët. Prometeu.

Gjatë kohës së demokracisë sic e kemi përmendur edhe më parë drama dhe poezia morrën një zhvillim krejtësisht të ri. Eshte koha ku dolen dramaturgët më të mëdhenj si Eskili, Euripidi, Sofokliu etj..

Shek 5. Eskili.
Të gjithë krijuesit kanë shkruar shumë për të ëvrteta të ndryshme por duke të dashur të jemi më konkret do të përmendim me pak fjalë triologjine e Eskilit për Prometeun.

Duhet ta theksojme se ata ishin thjesht shkrimtare dhe jo profetë. Cilësia e tyre është se ishin kërkues të së Vërtetës.

PROMETEU ZJARRMBAJTËS
PROMETEU I LIDHUR
PROMETEU I ZGJIDHUR

Në tragjedinë e parë përshkruhet marrja [vjedhja] e zjarrit nga Olimpi për tu dhënë tek njerëzit si ndihmë për jetën e tyre të përditshme.

Ndërshkimi i Prometeut për këtë duke u lidhur në një shkëmb të kaukazit dhe një skifter ditë për ditë i hante mëlcinë e cila gjatë natës rritej. Duke pasur kështu një vuajte pa fund dhe pa shpresë. Prometeu ishte gjysëm perëndi prandaj nuk mund të vdiste.
Në një moment përfundon tragjedia me fjalët e zëdhëndësit të perëndive Hermesit, se

Mos prit fund në torturën tënde para se të gjendet një Bir Perëndie dhe Virgjëreshe të ngarkohet vullnetarisht pësimet dhe fajet të tu edhe të shkojë në vendin tënd në Hadesin e padritë dhe në tartarin e errët. (Promiteu i Lidhur vargu 10026 deri 10029)
Këtu mund të kujtojmë se cfarë Bibla na thotë për Krishtin. Dicka që na cudit me të vërtetë është se si pa pasur kontakt me profecitë e dhjatës së vjetër Eskili konceptoi dramën e njeriut në të gjitha fazat si dhe zgjidhjen hyjnore përfundimtare.

PROMETEU I ZGJIDHUR
Prometeu clirohet dhe hyn ne Olimp duke u futur që atëherë në hyjni.

Poetët gjithashtu zhvilluan idenë e hyjnëzimit të njeriut si dhe trupëzimit të perëndisë.
Në Mikinaik dhe Minoik perëndia paraqitej si një kollonë. Shembulli i Jakobit ne Bet’hel me endrën. Kur u zgjua ndërtoi një kolonë për lavdi të Perëndisë ku dhe e vajosi dhe tha se është shenja e prezencës së Perëndisë. Zan 28:18-19.

Arabët e imagjonin perëniditë e tyre si bisha. Egjiptuianët Aaroni etj.. Grekët e imagjonin perënditë e tyre në formë njeriu por të përsosur nga pamja, zgjiarsia forca etj..

Poeti ARATOS në librin e tij Fenomene si dhe KLEANTHI përshkruajnë njerëzimin si brez hyjnor. Një gjë kjo që edhe Pali e përsdori gjatë fjalimit të tij në Aeropagos. Në Dh. V. Perëndia përshkruhet si Fryme i paafrueshëm si dhe ndalohet rreptësisht përfytyri mi i tij. Kur Krishti erdhi si trupëzim i Hyjnisë ishte shumë e vështirë për hebrejtë ta pranojnë por kombet nëpërmjet grekëve rrugën e kishin të shtruar.

Krishti e përdor për herë të parë këtë term (ekklisia), rreth 450 vjet më vonë sic na përshkruhet në Ungjillin e Mateut 16:18, që të përshkruaj grupin e dishepujve të Tij. Si shkëmbin e Pnikës Ai përdor dëshminë e Pjetrit që tha: “Ti je Krishti, Biri i Perëndisë..”. Mund të themi se Krishti përdor modelin e Demokracisë Athinjote për . të përshkruar më vonë trupin e besimarëve të tij të cilët do të mblidheshin jashtë (botës, mendimeve) dhe së bashku do ishin Krishti mbi tokë.

FJALIMI I PALIT NE AREOPAG

Areopagu

Ishte një koder e vogël shkëmbore në veri-perëndim të akropolit. Quhet Arios pagos Kodra e Marsit (Arit). Në atë vend sipas mitologjisë, u mblodhën perëndinjtë që të gjykojnë Arin për vrasjen e djalit të Poseidonit. Athinjotasit duke besuar se gjykata që gjykon krimet e gjakut duhej të bëhej bnë vend të hapur [nën qiell] që të ketë si dëshmimtarë vetë Perëndiunë, kishin si rregull, gjyykata e tyre e lartë të mblidhej pikërisht në atë kodër. Akoma edhe në ditët e sotme gjykata e lartë, quhet Areospagos. Kur maja e kësaj kodre nuk ishte e zënë nga gjykata, ishte si një vend shëtitjesh dhe diskutimesh. Pali pasi vajti ne Athinë dhe vizitoi në radhë të parë sinagogën dhe ra në kontakt me filozofët epikurian dhe stoik u drejtua nga ata në atë vend. Pali duke ditur se u drejtohej njerëzve që kishin shumë të zhvilluar mendimin mbajti një fjalim të atij niveli, saqë edhe sot mësohet nëpër universitete për artin e fjalës.

Nuk përdori Dhjatën e Vjetër për të argumentuar ardhjen dhe rringjalljen e Krishtit. Argumentimi i tij u mbështet në eksperiencën e athinjotëve për egzistencën e altarit kushtuar perëndisë së panjohur. Duke përdorur vargje nga poetët aratos dhe kleanthi u përpoq tju shpjegoj vendasve se Perëndia nuk mund të shërbëhet nga duar njerëzish dhe se nuk mund të jetojë në tempuj të ndërtuar nga njerëzit. Përfundon duke thënë se ai Perëndi përcaktoi një ditë gjykimi për të gjithë botën dhje dikë për gjykues të cilin e ngriti prej së vdekurish. Dhe kështu mbaron, sepse filozofët kur dëgjuan për rringjalljen reaguan. Por shumë nga njerëit që e dëgjuan dis anga ta si psh Dionisi anëtar i gjykatës e pranuan. Vep 17:15-34.


(c) Costas Tsevas – 2001

Author: udhetimi.com

Leave a Reply