Telegrame Pas Vdekjes
Që të mund të punësohet dikush në kompaninë TelegramePasVdekjes.com (AfterLifeTelegrams.com) duhet të jetë i sëmurë rëndë, madje duhet të jetë i pajisur me vërtetim mjeku se do të jetojë jo më shumë një vit akoma. Brenda kësaj periudhe duhet të mësojë përmendësh dhjetra telegrame, së bashku me emrat e dërguesve dhe të marrësve. Duhet gjithashtu të premtojë se kur të vdesë do të bëjë të pamundurën për të dorëzuar këto telegrame tek njerëzit e tjerë që kanë vdekur kohë më parë. Cdo telegram duhet të përmbajë një minimum prej pese fjalësh dhe kushton të paktën pese dollarë për fjalë. Paul Kinsela, themeluesi i kësaj kompanie të ligjëruar që prej pranverës së 2002 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, beson se shumë “mediume” apo “fallxhorë” e gënjejnë botën, dhe premton se do të bëjë të pamundurën që në kompaninë e tij të egzistojë sinqeriteti dhe transparenca e plotë…!!!
Gjithçka filloi kur Kinsela i frymëzuar nga një film, i sygjeron projektin një miku të tij që kishte vetëm një vit jetë pas një sëmundejeje të rëndë në mëlçi. Sapo “postieri” të vdesë, Kinsela lajmëron më nje email dërguesin se “mesazhi është në rrugë”. Komunikimi është një-rrugësh për arsye teknike, shpjegon Kinsela, kështu që dërguesi nuk mund të vërtetojë dot nëse e dorëzoi mesazhin apo jo. Gjithashtu, nënvizon ai , është e mundur që diçka të mos shkojë ashtu siç ishte programuar fillimisht dhe telegrami të mos arrijë kurrë në destinacion… (vallë çfarë pritet të shkojë huq ?!!!)
Paradokse të tilla s’janë as të parat e fatkeqsisht nuk do të jenë as të fundit. Jetojmë në një botë ku gradualisht llogjika dhe ndjenjat pozitive, ja kanë lënë vendin fantazisë dhe çmendurisë. Ashtu edhe sikurse shumë degë të spiritualistëve, edhe kompania në fjalë përpiqet të shfrytëzojë për qëllime fitimi nevojat e njerëzve të pashpresë duke shfrytëzuar e shtrëmbëruar çdo të dhënë të marrë nga Bibla përsa i përket botës së përtejme. Faktet dhe pohimet e pamohueshme Biblike iu prezantohen njërëzve me njohuri të cekëta frymore, me nënkuptime të parregullta dhe gjithnjë tepër dyshuese.
Tek Isaia 5:20 thuhet: “Mjerë ata… që kthejnë terrin në dritë dhe dritën në terr”. A nuk të duket i çuditshëm ky pohim? Si mund të kthehet drita në terr dhe anasjelltas? Këtu nuk kemi të bëjmë me dritë natyrore, por me “dritën” frymërore të njohjes së Perëndisë. Bota e sotme është mbushur me “mësues të rremë” që i shtrembërojnë thëniet e Perëndisë, duke penguar ata që me gjithë zemër duan të shkojnë tek Perëndia. Këta përpiqen të ndryshojnë të vërtetat e Perëndisë me doktrinat dhe mësimet e tyre, për qëllime fitimi (material apo shpirtëror).
Vetëm Jezus Krishti është Drita e botës. Ai tha: “Kush më ndjek mua nuk do të ecë kurrë në errësirë por do të ketë “dritën e jetës” dhe “askush nuk mund të vijë tek Ati veç nëpërmjet meje” (Gjoni 8:12, 14:6). Dëshmia për të vërtetat biblike mund të dallohet në mënyrën se si Krishti nderohet në të gjitha shkrimet e saj. Askush që banon në sferën e dritës nuk do të mbetet pa u gëzuar nga rrëfimi i Jezus Krishtit si Zot, duke dëshmuar se Ai është Biri i Perëndisë si nga përjetësia, ashtu edhe në të qënët Njeri gjatë jetës së Tij në tokë.
Vetëm besimi tek Ai mund ta nxjerrë një shpirt nga sfera e errësirës, ku është larg Perëndisë, në dritën e Tij të mrekullueshme. Ku kujdes që të mos mashtrohesh me mësime të rreme, sado bindëse që të të duken si ato ashtu edhe përkrahësit e tyre.



