Të sigurtë në një botë të pasigurtë
nga: Gary J. Hall & Magda Maylam, botuar me: 16.09.2011
“Në qoftë se ne pranojmë dëshminë e njerëzve, dëshmia e Perëndisë është më e madhe, sepse kjo është dëshmia e Perëndisë që ai dha për Birin e tij. Ai që beson në Birin e Perëndisë ka këtë dëshmi në vetvete; ai që nuk beson te Perëndia, e ka bërë atë gënjeshtar, sepse nuk i besoi dëshmisë që Perëndia dha për Birin e tij. Dhe dëshmia është kjo: Perëndia na dha jetën e përjetshme dhe kjo jetë është në Birin e tij. Ai që ka Birin, ka jetën; ai që nuk ka Birin e Perëndisë, nuk ka jetën. Jua shkrova këto gjëra juve që besoni në emrin e Birit të Perëndisë, që të dini se keni jetën e përjetshme dhe që të besoni në emrin e Birit të Perëndisë” (1 Gjonit 5:9-13).
Parathënie
Jetojmë në një epokë, ku gjithçka duket sikur është rrëmujë. Gjendja politike dhe financiare e botës është e trazuar. Po ashtu edhe shoqëria në të cilën jetojmë. Edhe kisha madje ka patur problemet e saj. Njerëzit nuk iu zënë më besë këtyre institucjoneve. Por të krishterët janë të sigurtë dhe gëzohen me faktin se i besojnë një Perëndie, që nuk ndryshon kurrë. Tek letra e tij e parë, apostulli Gjon e përdor 43 herë fjalën “di” dhe, në çdo rast, kjo fjalë ka të bëjë me përvojën që ka i krishteri, lidhur me Perëndinë e Gjallë. E dimë mirë se Perëndia na do, se Krishti vdiq për ne dhe se përmes Tij kemi jetë të përjetshme. Ja pra, kjo është siguria në një botë të pasigurtë!

Pasiguria
Me ato që thamë më lart, nuk po ju sugjerojmë se do të jemi gjithmonë të sigurtë në jetë. Në fakt, nuk është gjë e keqe të jesh pak i pasigurtë, sepse nuk i dimë të gjitha, apo nuk iu kemi gjetur përgjigje të gjitha pyetjeve tona. Por prandaj kemi besim. Nuk jemi në gjendje të dimë gjithçka si Perëndia. Nuk e dimë me saktësi, p.sh. se si e krijoi Ai universin, e megjithatë mahnitemi, kur reflektojmë lidhur me madhështinë dhe dhuntitë e Perëndisë. “Gjërat e fshehta i përkasin Zotit, Perëndisë tonë, por gjërat e shfaqura janë për ne dhe për bijtë tanë për gjithnjë, me qëllim që të zbatojmë në praktikë tërë fjalët e këtij ligji” (Ligji i Përtërirë 29:29).
Kjo lloj pasigurie, pra, nuk tregon mungesë besimi, apo nuk vjen si rezultat i të mos studjuarit të Biblës. Thjesht, nuk i kuptojmë dot gjithmonë mënyrat dhe metodat që përdor Perëndia, për ta përmbushur vullnetin e Tij. “O thellësi pasurie, urtësie dhe diturie të Perëndisë! Sa të pahulumtueshme janë gjykimet e tij dhe të pashtershme janë udhët e tij!” (Romakëve 11:33). Edhe shpëtimin madje, në një farë shkalle, nuk arrijmë ta kuptojmë siç duhet. “Mua, më të voglit nga të gjithë shenjtorët, m’u dha ky hir për të shpallur midis johebrenjve pasuritë e papërshkrueshme të Krishtit” (Efesianëve 3:8). Kjo pamundësi e jona për ta kuptuar plotësisht Krishtin nuk na çon në konfuzjon shpirtëror, por, përkundrazi, besimi na rritet, ngaqë e dimë se adhurojmë Atë, i Cili është më i madh sesa ç’mund ta imagjinojmë dot.
Ka edhe pasiguri të këqija. Nostikët (ata që thoshin se i dinin sekretet e Perëndisë) arritën t’iua bënin mendjen lëmsh njerëzve me llogjikën e tyre konfuzose. Ata besimtarë, që iu besuan mësimeve të këtyre “mësuesve të rremë”, shumë shpejt e humbën besimin tek Krishti. “Perëndia nuk është Perëndi trazimi, por paqtimi si në të gjitha kishat e shenjtorëve” (1 Korintasve 14:33), ndaj edhe idetë e Nostikëve nuk ishin prej Perëndisë. Fjala “okult” do të thotë njohuri sekrete dhe, kur një njohuri e tillë ta mbush mendjen, atëherë është vështirë t’i zësh besë së vërtetës. Gjoni iu bëri thirrje besimtarëve, që të ktheheshin prapë tek Zoti dhe tek fjala e Tij, me qëllim që ta mundnin një konfuzjon të tillë.

Siguria
Duhet ta pranojmë se gjithçka që është shkruar në fjalën e Perëndisë, është e vërtetë absolute. Të tjerët mund të na quajnë naivë, që mendojmë kështu, por thjesht, hidhuni një sy jetës së tyre dhe më thoni nëse janë më të mirë ata se ne. Të shumtë janë ata, që i pranojnë, pa u menduar fare, idetë e të tjerëve, por e harrojnë se dëshmia e Biblës ka vlerë më të madhe. Ligji thotë se “fakti do të përcaktohet me deponimin e dy ose tre dëshmitarëve” (Ligji i Përtërirë 19:15) dhe i kemi tre dëshmitarë, që e vërtetojnë fjalën e Perëndisë: “Sepse tre janë ata që dëshmojnë në qiell: Ati, Fjala dhe Fryma e Shenjtë; dhe këta të tre janë një. Edhe tre janë ata që dëshmojnë mbi dhe: Fryma, uji dhe gjaku; dhe këta të tre janë të një mendimi. Në qoftë se ne pranojmë dëshminë e njerëzve, dëshmia e Perëndisë është më e madhe, sepse kjo është dëshmia e Perëndisë që ai dha për Birin e tij” (1 Gjonit 5:7-9). Besojmë se Krishti jetoi, vdiq dhe u ngjall përsëri, tamam ashtu siç e thotë edhe Bibla. Një e vërtetë e tillë i çliron njerëzit nga konfuzjoni dhe pasiguria. “Do ta njihni të vërtetën dhe e vërteta do t’ju bëjë të lirë… Pra, nëse Biri do t’ju bëjë të lirë, do të jeni me të vërtetë të lirë” (Gjoni 8:32, 36).
Nuk e matim dot dashurinë që Perëndia ka për ne. “Ta njihni dashurinë e Krishtit që tejkalon çdo njohuri” (Efesianëve 3:19). Cili prej nesh mund ta kuptojë plotësisht dashurinë e Perëndisë? As që nuk e kuptojmë dot se pse na deshi në fillim! Por e dimë se na do. E pse jemi kaq të bindur se gjaku sakrifikues i Jezus Krishtit në kryq u derdh për mëkatin tonë? Përgjigja është e lehtë: thjesht e besojmë atë që na tha Ai: “Unë kam ardhur që të kenë jetë e ta kenë me bollëk” (Gjoni 10:10). Nga e dimë se do të shkojmë në Qiell, pasi të vdesim? Përgjigja është po e njëjtë: Jezusi na tha kështu! “Zemra juaj mos u trondittë; besoni në Perëndi dhe besoni edhe në mua! Në shtëpinë e Atit tim ka shumë banesa; përndryshe do t’ju thoja. Unë po shkoj t’ju përgatis një vend. Dhe kur të shkoj e t’ju përgatis vendin, do të kthehem dhe do t’ju marr pranë meje, që aty ku jam unë, të jeni edhe ju” (Gjoni 14:1-3). A e shihni, pra, se si besimi e shkatërron ankthin dhe frikën?
Mund të jemi gjithashtu të sigurtë se Perëndia na i dëgjon dhe na iu përgjigjet lutjeve. Kjo nuk do të thotë se gjithmonë do të marrim ato përgjigje, që dëshirojmë. Por jemi të sigurtë se Ai kurrë nuk është indiferent ndaj fëmijëve të Tij. Kjo do të thotë se mund të jemi të sigurtë se Zoti është me ne në çdo moment të jetës, sepse Ai tha: “Kurrë nuk do të lë, kurrë nuk do të braktisë” (Hebrenjve 13:5). Mund të jemi të sigurtë se Perëndia gjithmonë na jep më të mirën. “Dhe ne e dimë se të gjitha gjëra bashkëveprojnë për të mirë për ata që e duan Perëndinë, për ata që janë të thirrur sipas qëllimit të tij” (Romakëve 8:28).
Përfundim
Perëndia është në kontroll të situatës – për këtë të jemi të sigurtë. Ai kujdeset për ne, na do dhe na i plotëson të gjitha nevojat. Ai është Krijuesi, Shpëtimtari dhe Miku ynë. Ata që kanë një siguri të tillë, i dalin ballë kësaj bote të pasigurtë me besim të palëkundur tek Perëndia. Gjithçka që na nevojitet, është që ta njohim me siguri Krishtin.
Për më shumë informacion, vizitoni faqen tonë të internetit në shqip: http://fjalaegjalle.2truth.com/

per autorin:
Që prej 30 vjetësh, Gary J. Hall ka qenë pastor i kishës biblike “Fjala e Gjallë” në Liverpul të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe. Ai u rrit si katolik, por në vitin 1973, në moshën 17-vjeçare, u bë besimtar i krishterë, duke e pranuar Krishtin si Zotin dhe Shpëtimtarin e Tij. Ai është diplomuar prej Bashkësisë së Shërbesave Ungjillizuese si shërbëtor i Fjalës së Perëndisë dhe tani është Kryetari i Akademisë së kësaj bashkësie. Pastor Gary ka bërë vizita të shpeshta në Shqipëri, që prej 1993-shit. Ai i është mirënjohës Perëndisë për mundësitë e mrekullueshme që i ka dhënë, për të ndarë Fjalën e Tij me shqiptarët. Kisha biblike “Fjala e Gjallë” ka faqen e saj të internetit, e cila përmban studime dhe artikuj të ndryshëm në shqip. Vizitojeni tek www.LWBC.co.uk ose mund të shkoni direkt tek faqja në shqip, duke përdorur këtë adresë http://fjalaegjalle.2truth.com Magdalena (Magda) Maylam (mbiemri i vajzërisë “Gjoni”) është shqiptare me banim që prej 12 vjetësh në Liverpul të Anglisë. Lindur e rritur me frymën ateiste në Laç, afër Krujës, Magda, me inisiativën e prindërve të saj, filloi të mësojë anglisht që në moshën 7-vjeçare. Kur Shqipëria ia hapi dyert Ungjjillit të Jezus Krishtit, Magda e gjeti veten si përkthyese të misionarëve të ndryshëm, që vinin në qytetin e saj. Dalë nga dalë, Fjala e Perëndisë i depërtoi në zemër, duke e bindur për mëkatin dhe duke i dhënë jetës së saj kuptim e qëllim. Magda e pranoi Krishtin si Zotin dhe Shpëtimtarin e saj personal në moshën 15-vjeçare. Gjatë një vizite 8-mujore studentore në Denver, Kolorado të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Magda u pagëzua dhe e deklaroi hapur besimin e saj të ri në vitin 1995. Magda ka mbaruar Fakultetin e Shkencave Shoqërore dhe Politike, duke studjuar si në Stamboll të Turqisë, ashtu edhe në Liverpul të Anglisë. Ajo është diplomuar gjithashtu me Diplomën në Teologji, të marrë prej Akademisë Ungjillore të Bashkësisë së Shërbesave Ungjillizuese në Angli. Magda është e martuar me Tarkuinin, besimtar anglez dhe trajner tenisi. Të dy janë anëtarë të kishës biblike “Fjala e Gjallë” në Liverpul. Ata kanë dy djem, Boaz dhe Kejleb, që përpiqen t’i rritin për Perëndinë dhe lavdinë e Tij. Ata i mirëpresin lajmet tuaja në adresën j4ver.magtar@btinternet.com