Të mos tundojmë..



nga: spiros.portinos, botuar me: 11.06.2007

Dhe të mos e tundojmë Krishtin, ashtu si e tunduan disa nga ata dhe u vranë nga gjarprinjtë. (1 korintasve 10.9)

Tundim, do të thotë që, të vë tjetrin në vështirësi. Ku u gjendë Krishti në shkretëtirë?
Para thatësirës, Ai kishte një diskutim me Moisiun nëse ju kujtohet. Moisiu parapëlqeu të merrte anën e Krishtit, sesa të pranonte në jetën e tij të gjithë thesarin e Egjyptit. Njëherë kur nuk kishin ujë.
Moisiu u lutë. Dhe Perëndia i tha që të godas me shkopin e tij në shkëmb. Dhe në të vërtetë Moisiu goditi shkëmbin, por e goditi dy herë që të dal më tepër ujë.

Shumë vjet më vonë apostulli Pal na thotë se shkëmbi që ishte përpara dhe i udhëhiqte ishte vetë Krishti. Dhe ky ishte Ai i cili shuante etjen e tyre.
Pikërishtë atë goditi Moisiu, por bëri një gabim.. sepse e qëlloi dy herë, ndërsa Jezus Krishti u qëllua një herë, një herë pësoi atje lartë në kryq.

Pali më vonë shkruan, kini kujdes se mos e kryqëzojmë përsëri Krishtin.
Pra Jezus Krishti ishte në jetë. Ishte edhe kur ne jetonim akoma në shkretëtirë dhe kur ne nuk e dinim. Atëherë nuk e dija, por tani e kuptova dhe dua që të dëshmoj se Krishti ishte shumë herë me mua. Në kohë kur unë isha në shkretëtirë, në errësirë e padije. Sa herë Ai më ka ruajtur dhe më mbuloji me hirin e Tij. Luftra, ngjarje dhe Ai shtriu dorën e Tij dhe më ruajti.
Pra nuk ishte vetëm në ato ditët e paditurisë, dhe në vitet e Egjyptit, por ishte pranë meje edhe në gjithë ditët e jetës sime. Ai më nxorri nga Egjypti, ecte para meje, dhe Ai brenda në shkretëtirë më shuajti etjen.

Dhe Pali padyshim flet edhe për jetën e tij të mëparshme. Dhe në mes vë edhe veten e tij, prandaj thotë: “ Le të mos e tundojmë’’. Nuk thotë të mos e tundoni.
Mos e sillni Krishtin në vështirësi. Ja vlen që të mos e sjellim Krishtin në pozicion të vështirë. E dini se djalli paraqitet para Jezus Krishtit. Sigurisht që djalli nuk paraqitet në lavdinë e Perëndisë në vendin ku banon Ati, por në një vend më poshtë. Ju kujtohet historia me Jobin ku djalli i thote:” Ky është biri yt dhe që Ti e pastrove me gjakun Tënd dhe e shërove, dhe që do ta ngresh në lavdi”. Ja kjo është.

Ai është, shikoje ku është, shikoje si mendon dhe çfarë thotë, shiko me ç’farë shoqërie është, ky është i yti? Dhe dikur Pjetrin e pyetën. Je i Krishtit? Dhe Pjetri tha jo.
Kur djalli e pyet Krishtin se ky është i yti, Krishti i përgjigjet PO.
Po shikoje se ku ndodhet, si mendon, ç’farë thotë, ç’farë propozimesh bënë dhe ç’farë fjalësh thotë, ç’farë kërkon prej njerëzve të tjerë, dhe në këtë mënyrë e vëmë Krishtin në pozicion të vështirë. Kjo do të thotë. E tundojë.

Ka gjë më të keqe sesa të marrësh një goditje nga dora e Perëndisë? Si thoni?
Them se ka. Të mos marrësh asnjë goditje nga dora e Perëndisë, por Perëndia të heq dorën e Tij.
Shko ku të duash, bëjë ç’farë të duash, Unë po iki, do të heq dorën time.

E mbani mend historinë me ata gjarpërinjtë në shkretëtirë. Nuk është e vërtetë se gjarpërinjtë u krijuan në ata moment dhe nuk është e vërtetë se ata gjarpërinjtë lindën pikërisht në ato dhjetë minuta dhe u rritën, kur populli i Izraelit mëkatoi ata dolën.
Atje gjarprinjtë ekzistonin, ishin të fshehur poshtë rërës, dhe kurrë nuk kishin ngacmuar njeri nga populli i Izraelit, sepse dora e Perëndisë ishte mbi ta.
Dhe kur Perëndia tërhoqi dorën e tij, gjarprinjtë dolën, sulmuan, kafshuan dhe i vranë. Një dhimbje e tmerrshme.
Duhet që sonte të ndihmojmë njëri-tjetrin. Nëse tundojmë Jezus Krishtin, nuk janë mendime ato që bënë, nuk janë ëndrra këto që kamë, nuk janë fjalë, nuk është shoqëri e mirë kjo që kamë, nuk janë propozime këto që ti bënë tek motra ose vëllai yt.
Ka diçka më të tmerrshme sesa nga ajo që Perëndia të më dënojë mua dhe ty. Është që Ai të heq dorën e Tij nga ne. Dhe do të shikoni se gjarpërinjtë do të dalin dhe do të shkaktojnë tmerr.
Populli i Izraelit tundoi Krishtin brenda në shkretëtirë. Gjithashtu edhe kur po ecte për në tokën e premtuar ata e tunduan Krishtin. Edhe në tokën ku rrithte qumbësht dhe mjaltë përsëri ata e tunduan Krishtin.

Është një nga pjesët më të bukura.
Dhe si e tunduan Krishtin? Çfarë i bënë Krishtit?
U ankuan. Mos u ankoni.
Nëse mundesh të përmirësosh pozicionin tënde. Pëmirësoje. Apostulli Pal thotë se, nëse mund të bëhesh i lirë, bëje, por e rëndësishme është se në ç’mënyrë bëhesh.
Pra e shikoni se është një mëkat i madh, dhe nëse na jepnin një letër të bardhë, ne nuk do ta vinim si mëkat. Ti a do ta vendosje?
Mendoj se do vinim vetëm ato të mëdhat, (p.sh) Dhjetë urdhëresat. Por këtë nuk do ta vinim. E megjithatë është një mëkat i madh dhe kthehet kundër personit të Krishtit.

Je i kënaqur me shpëtimin tënd?
Njeriu, nëse ka njëqintë vazo bosh, duhet që çdo ditë të mbushin një nga këto. Me bekimin e Perëndisë. Dhe në fund do ti ketë mbushur të gjitha vazot me shpëtimin e Krishtit.
Kur apostulli Pal kërkoi që Perëndia ti shëronte sytë që mund të shkruante ndonjë letër, Perëndia iu përgjigjë:” HIRI IM TË MJAFTON”.
A i ka mbushur Ai vazot e tua me hirin e Tij? Mund të kuptosh se cili është hiri i Tij?
Mundet që shpirti njerëzor të kupëtoj se sa shumë bëri Ati Perëndi në personin e Krishtit?
Tre gjëra do të kujtijmë.
Sa shumë e deshi botën, saqë dërgoi dhe birin e Tij. Cilët deshi? Cfarë përfundimesh kishte kjo vepër për ne dhe ku do të na çojë. Një dashuri e masim se sa shumë na deshi, saqë dha birin e Tij, por harrojmë të dytën. Nuk pyetëm se dërgoi birin e Tij dhe të vdes në kryqin e Golgotës, për cilët? Për njerëz që e çuan në kryq, dhe ata që e çuan në kryq, si përfundim i fali? Jo vetëm që i fali, por i bëri bijë dhe bija nëse ne besojmë. I bëri trashgimtarë dhe bashktrashgimtarë të Krishtit.

Le të bëjmë një lutje sonte. Më ruaj Zot që të mos të të sjellë në një pozicion të tillë.
Më ruaj nga ajo që të mos ankohem. Më mëso Zot që të më mjaftoj shpëtimi yt.
Perëndia tju bekojë.


per autorin:



Lidhje te tjera..

 

  • #
  • #
  • #
  • No related posts