Të jesh a të mos jesh
“Por ashtu si është i shenjtë ai që ju thirri, të jini edhe ju të shenjtë në gjithë sjelljen tuaj, sepse është shkruar:
“Jini të shenjtë, sepse unë jam i shenjtë” (1 Pjetrit 1:15-16).
Parathënie
Herezitë dhe të keqkuptuarit e Biblës shkaktohen atëherë kur nuk ia vëmë veshin fjalëve që përdor Perëndia për të na mësuar një doktrinë. Madje, të mos marrit parasysh e fjalëve edhe më të vogla të Biblës, mund ta bëjë lexuesin që ta keqkuptojë një tekst fare të thjeshtë. Sa herë i neglizhojnë besimtarët fjalët, të cilat gjenden kudo në Bibël, si p.sh.: “n.q.s.”, “por”, apo “prandaj”! Në këtë studim, do t’i hedhim një sy asaj fjale të vogël, por shumë të rëndësishme, fjalës “të jesh”.
Ç’do të thotë fjala “të jesh”?
Në anglisht, fjala “të jesh” ka kuptime të ndryshme. Këto kuptime varen nga konteksti i fjalisë. Në vargun e mësipërm (1 Pjetrit 1:15-16), kjo fjalë përdoret për të shprehur “detyrim apo domosdoshmëri” (sipas fjalorit të ri të Oksfordit në anglisht). Fjala “të jesh” (në anglisht, “be”) e ka prejardhjen nga fjala e vjetër angleze “beon”, e cila përdorej në vend të fjalëve “jam, bëhem, lind, dhe qëndroj”. Ka vetëm dy mënyra për ta përkthyer fjalën “të jesh” tek vargu 1 Pjetrit 1:15-16:
1) Të qëndrosh i shenjtë - të rrish në gjendje shenjtërie
2) Të bëhesh i shenjtë - Të bëhesh ai/ajo që nuk je për momentin
Dy pikëpamje, një përfundim
Disa thonë se besimtari bëhet i shenjtë, në momentin kur rilindet (d.m.th. kur e pranon Jezusin për herë të parë në zemrën e tij). Të tjerë thonë se kjo përvojë është pjesë e një bekimi të dytë, që shijohet në një moment të mëvonshëm në jetën e krishterë. Sidoqoftë, ëshë e papranueshme të deklarohet se kjo përvojë nuk është e domosdoshme për të patur dhe për ta ruajtur një jetë të shenjtë.
Ne e pranojmë se besimtari bëhet i shenjtë në momentin e shpëtimit, dhe se shenjtëria është pjesë e proçesit të maturisë, derisa besimtari ta shohë Zotin ballë për ballë. Por, siç vihet re gjithashtu, shumica e të krishterëve arrijnë në një moment krize në jetën e tyre dhe e pranojmë faktin se ata nuk janë aty ku duhet të jenë. E kuptojnë nevojën për shenjtëri dhe shenjtërim, prandaj synojnë që ta mposhtin mëkatin. Komentatorët Jamieson, Fausett dhe Brown thonë se fjala greke “kai” (“të jesh”) do të thotë “të bëhesh”. Më tej ata shtojnë se “veprat e fëmijëve tregojnë sesa i ngjajnë ata Atit”. Ata që e mohojnë nevojën për shenjtërim praktik, e kanë kokën të zhytur në rërë dhe jo në Fjalën e Gjallë të Perëndisë.
Pse është përdorur pikërisht fjala “të jesh”?
Ata që deklarojnë se janë të shenjtë dhe që e mohojnë nevojën për shenjtërim ditor e praktik, duhet ta shpjegojnë arsyen se pse e përdor Pjetri fjalën “të jini” në tekstin e mësipërm. N.q.s. këta njerëz duan ta ruajnë të pagabuar teologjinë e tyre, atëherë ata duhet ta lexojnë tekstin kështu: “Ju jeni të shenjtë” dhe jo “jini të shenjtë”.
Apostulli Pjetër i inkurajon lexuesit e tij që të jenë (të bëhen) ata persona që nuk janë për momentin (d.m.th. besimtarë të shenjtë), ose që të vazhdojnë të qëndrojnë të shenjtë. I njëjti arsyetim mund të jepet edhe lidhur me fjalët e Jezusit tek Mateu 5:48, “Jini, pra, të përkryer, ashtu siç është i përsosur Ati juaj, që është në qiej”. Ç’vlerë do të kishte dhënia e këtij urdhërimi, po qe se besimtari nuk do të mund t’i shmangej dot përsosshmërisë dhe të qënurit i shenjtë? Mos harroni, nuk ka fjalë të tepërta në librin e Perëndisë: “Sepse në të vërtetë ju them: Deri sa qielli dhe toka, të kalojnë asnjë jotë a asnjë pikë e ligjit nuk do të kalojnë, para se të plotësohet gjithçka” (Mateu 5:18).
Të thuash atë që shihet qartë
Një nga komentatorët e Dhiatës së Re thotë: “Ne duhet që jo vetëm t’i bindemi urdhërimeve të Perëndisë, por që edhe të synojmë ta imitojmë shenjtërinë e Tij”. Përveç këtij lloj arsyetimi, nuk shohim asnjë mënyrë tjetër për ta kuptuar vargun 1 Pjetrit 1:15-16. Disa e pranojmë se shenjtëria na jepet plotësisht kur shpëtohemi; të tjerë thonë se ajo është një proçes i vazhdueshëm. Por të gjithë duhet të biem dakort se shenjtëria është e domosdoshme për besimtarët, në mënyrë që ata të jenë si Krishti, të perëndishëm dhe të shenjtë në sjellje dhe në karakter, apo jo?
Shenjtëria dhe shenjtërimi nënkuptojnë ndarjen nga ajo që s’është e shenjtë. Po të mos jetë kështu, atëherë për çfarë e ka fjalën Pali kur shkruan: “Prandaj “dilni nga mesi i tyre dhe ndahuni prej tyre, thotë Zoti, dhe mos prekni asgjë të ndyrë, dhe unë do t’ju pranoj” (2 Korintasve 6:17)? A nuk e ka fjalën Pali këtu për atë që shihet qartë, d.m.th. se besimtari nuk mund ta shijojë shoqërinë (miqësinë) e vërtetë me Perëndinë, po qe se ai nuk jeton një jetë me të vërtetë të ndarë nga papastërtia? Gjithashtu, ç’lloj interpretimi mund t’i bëjmë vargut 2 Korintasve 7:1 (“Duke i pasur këto premtime, o të dashur, le ta pastrojmë veten nga çdo ndotje e mishit dhe e frymës dhe ta përfundojmë shenjtërimin tonë në druajtjen e Perëndisë”) ? përveçse atij interpretimi, që bën fjalë për shenjtërinë praktike? Vetëm Perëndia mund të na pastrojë nga mëkati, por ne duhet të jemi të gatshëm për ta pranuar një pastrim të tillë dhe për të ecur çdo ditë të bindur ndaj Tij. Çdo mëkat është vepër jo e shenjtë dhe s’ka asnjë njeri që të thotë se ai/ajo nuk mëkaton. Kur besimtari mëkaton, atëherë ai del jashtë zonës së shenjtërisë: “Kush bën mëkat, bën edhe shkelje të ligjit; dhe mëkati është shkelje e ligjit” (1 Gjonit 3:4). Por Perëndia e ka siguruar një rrugë për besimtarin, që të kthehet përsëri tek shenjtëria: “Po t’i rrëfejmë mëkatet tona, ai është besnik dhe i drejtë që të na falë mëkatet dhe të na pastrojë nga çdo paudhësi” (1 Gjonit 1:9).
Përfundim
“Ja, unë po ju dërgoj si dele në mes të ujqërve; jini, pra, të mënçur si gjarpërinjtë dhe të pastër si pëllumbat” (Mateu 10:16). “Prandaj edhe ju jini gati, sepse Biri i njeriut do të vijë në atë orë kur ju nuk mendoni” (Mateu 24:44). “Dhe mos u konformoni me këtë botë, por transformohuni me anë të ripërtëritjes së mendjes suaj” (Romakëve 12:2). “Prandaj ju bëj thirrje të bëheni imituesit e mi” (1 Korintasve 4:16). “Prandaj, o vëllezërit e mi të dashur, qëndroni të fortë e të patundur, duke tepruar përherë në veprën e Zotit” (1 Korintasve 15:58). “Por jini të mirë dhe të mëshirshëm njeri me tjetrin, duke e falur njëri-tjetrin, sikurse edhe Perëndia ju ka falur në Krishtin” (Efesianëve 4:32). “Dhe bëhuni bërës të fjalës dhe jo vetëm dëgjues, që gënjejnë vetveten” (Jakobi 1:22). Ka shumë vargje, ku fjala “të jesh” përdoret në të njëjtën mënyrë si tek vargu 1 Pjetrit 1:15-16. E shohim, pra, se ç’marrëzi do të ishte po ta mohonim domosdoshmërinë për të cilën bëjnë fjalë secili prej këtyre vargjeve. Rëndësia e vargjeve të tilla, duke përfshirë edhe 1 Pjetrit 1:15-16, do të humbiste, po qe se ne nuk i vëmë ato në praktikë.
Le të mos bëhemi fajtorë në shtrëmbërimin e Biblës, sepse i shkaktojmë dëm vetes (shiko 2 Pjetrit 3:16).
Të jesh, apo të mos jesh i shenjtë: kjo është çështja:
A është më fisnike që mendja të vuajë thumbat dhe shigjetat e mëkatit,
Dhe të vazhdojë të jetojë në mosbindje shumë,
Apo është më mirë që ajo ta dëgjojë zërin e Frymës së Shenjtë?
Të kundërshtuarit e Frymës është vdekje, është gjumë.
Nga Pastor Gary J. Hall
per autorin:
Që prej 25 vjetësh, Gary J. Hall ka qenë pastor i kishës biblike “Fjala e Gjallë” në Liverpul të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe. Ai u rrit si katolik, por në vitin 1973, në moshën 17-vjeçare, u bë besimtar i krishterë, duke e pranuar Krishtin si Zotin dhe Shpëtimtarin e Tij. Ai është diplomuar prej Bashkësisë së Shërbesave Ungjillizuese si shërbëtor i Fjalës së Perëndisë dhe tani është drejtor i Akademisë së kësaj bashkësie. Pastor Gary ka bërë vizita të shpeshta në Shqipëri, që prej 1993-shit. Ai i është mirënjohës Perëndisë për mundësitë e mrekullueshme që i ka dhënë, për të ndarë Fjalën e Tij me shqiptarët. Kisha biblike “Fjala e Gjallë” ka faqen e saj të internetit, e cila përmban studime dhe artikuj të ndryshëm në shqip. Vizitojeni tek www.LWBC.co.uk ose mund të shkoni direkt tek faqja në shqip, duke përdorur këtë adresë http://fjalaegjalle.2truth.com Magdalena (Magda) Maylam (mbiemri i vajzërisë “Gjoni”) është shqiptare me banim që prej 8 vjetësh në Liverpul të Anglisë. Lindur e rritur me frymën ateiste në Laç, afër Krujës, Magda, me inisiativën e prindërve të saj, filloi të mësojë anglisht që në moshën 7-vjeçare. Kur Shqipëria ia hapi dyert Ungjjillit të Jezus Krishtit, Magda e gjeti veten si përkthyese të misionarëve të ndryshëm, që vinin në qytetin e saj. Dalë nga dalë, Fjala e Perëndisë i depërtoi në zemër, duke e bindur për mëkatin dhe duke i dhënë jetës së saj kuptim e qëllim. Magda e pranoi Krishtin si Zotin dhe Shpëtimtarin e saj personal në moshën 15-vjeçare. Gjatë një vizite 8-mujore studentore në Denver, Kolorado të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Magda u pagëzua dhe e deklaroi hapur besimin e saj të ri në vitin 1995. Magda ka mbaruar fakultetin e Shkencave Shoqërore dhe Politike, duke studiuar si në Stamboll të Turqisë, ashtu edhe në Liverpul të Anglisë. Për momentin, ajo po studion për Diplomën në Teologji me Akademinë Ungjillore të Bashkësisë së Shërbesave Ungjillizuese në Angli. Magda është e martuar me Tarkuinin, besimtar anglez dhe trajner tenisi. Të dy janë anëtarë të kishës biblike “Fjala e Gjallë” në Liverpul. Ata kanë dy djem, Boaz dhe Kejleb, që përpiqen t’i rritin për Perëndinë dhe lavdinë e Tij. Ata i mirëpresin lajmet tuaja në adresën j4ver.magtar@virgin.net



