Takimi
Një legjendë e vjetër arabe tregon një histori të trishtuar për kalorësin e Sulltanit të Bagdadit.
Një ditë kalorësi i ri u hodh i shqetësuar para këmbëve të zotërisë së tij, i cili e donte shumë, duke i kërkuar hua kalin e tij të famshëm, atë që kur vraponte ishte aq i shpejtë saqë dukej se po fluturonte.
“Ç’të duhet?” - e pyeti Sulltani.
“E takova vdekjen në kopsht. Kur më pa bëri një shenjë drejt meje. Me kalin tënd do të iki në Bassorë e do të fshihem në treg. Aty vdekja nuk do t’mund të më gjejë”
Sulltani ia dha kalin e vet të luftës djaloshit i cili u nis menjëherë me vrap të madh. Sulltani zbriti në kopsht ku dhe e gjeti vdekjen duke pritur.
“Përse iu kërcënove kalorësit tim?” - i tha.
“Unë nuk iu kërcënova aspak”, u përgjigj vdekja.
“Vetëm se i ngrita duart lart nga habia. Nuk e kisha të qartë si është e mundur që ai të jetë ende këtu, kur unë e kam me të takimin pas pesë orëve në sheshin e tregut të Bassorës…”.



