Silenciatori – Nje novele nga Paul Alkazraji

Categories: Letërsia Kristiane

Çfarë ju frymëzoi të shkruanit këtë libër?

Për disa vite kam menduar të shkruaj një thriller, ‘ku rreziku intensifikohej dalëngadalë’, por kur lexova për incidentet e persekutimit të kishës në Turqi, atëherë kjo ide u ankorua edhe më tepër në veprën që do të filloja të shkruaja. Në një farë mënyre, fillova ta ndieja, se kishte njerëz rreth e rrotull meje, njëlloj si unë, të cilët po kalonin përmes kërcënimit të egër të vështirësive. Në libër pasqyrohen disa nga këto ngjarje që ndodhën atje, por mendoj se histori të ngjashme si këto mund të vërshojnë nga shumë popuj të tjerë. Më pas, fillova të shihja se si personazhi kryesor dhe personazhet e tjerë rreth tij reagonin emocionalisht dhe shpirtërisht përballë këtij realiteti frikësues.

 

Ku e ka zanafillën kjo histori?

Libri hapet me skenën e një furgoni, diku në rrugën mahnitëse të Qafë-Krrabës, që gjarpëron rreth maleve, në veri të Tiranës. Kjo është skena e parë që më erdhi ne mendje për të hapur historinë. Kjo rrugë për mua është drithëruese dhe për të qenë në duar të sigurta do të preferoja që në timon të ishte një shofer me përvojë. Në skenën që na jepet, udhëtimi nuk është aspak i ekzagjeruar për efekt letrar, pasi unë nuk jam i vetmi që kam përjetuar të njëjtin ankth gjatë rrugës, po ashtu edhe protagonisti i ngjarjes, Juda. Megjithatë, për të qenë i saktë, unë mendoj se gjendja fizike e shumë furgonëve është përmirësuar, por mënyra e drejtimit të mjetit ka mbetur po ajo e shumë viteve më parë.

 

Cilat janë disa nga temat që e përshkojnë librin?

Drejtësia është një nga temat kryesore dhe mënyrat se si njerëzit ndjekin nocionin e tyre për të, nocion që është shumë larg drejtësisë së vërtetë.  Në një moment, përpara se Juda të fillojë një diskutim rreth drejtësisë në një orë mësimi në lidhje më Revolucionin Francez, dy fqinj grinden pranë një pallati dhe njëri prej tyre i hedh tjetrit  ujë të ndotur nga ballkoni, por… që bie mbi kalimtarët e shkretë. Dhe kështu ndodh. Hakmarrja e tifozëve të  Lids Junatid bie mbi Sherefin, megjithëse ky i fundit nuk është fare tifoz i Galatasarit por i Fenerbahçesë. Por, mbi kë bie hakmarrja e Sherefit? Lexoni librin për ta zbuluar.

 

A e keni bërë edhe ju udhëtimin e antagonistit në Ballkan?

Po, por gjatë udhëtimit tim kërkimor, zbulova se shërbimi automobilistik “Friendship Express” midis Stambollit dhe Selanikut, ishte ndërprerë  një muaj përpara se unë ta ndërmerrja këtë udhëtim.  Kështu që më duhej të gjeja një alternativë tjetër për të shkuar atje, për të përjetuar udhëtimin që kishte bërë Sherefi. Unë dhe gruaja ime u nisëm nga Shqipëria në Ditën e Gruas të 2011-ës, me një autobuz të një agjencie udhëtimi. Udhëtuam pothuajse përgjatë së njëjtës rrugë, shpeshherë paralelisht me linjën hekurudhore. Ekskursioni degjeneroi në kaos në Stamboll, ndërsa pasagjerët ankoheshin dhe kërkonin me insistim të ndiqnin itinerarët e tyre, nga ana tjetër organizatorët i braktisën duke i lënë të irrituar. Për këtë arsye, të ndodhur  në një  situatë të tillë, përfunduam të izoluar për dy orë në autobuz. Më gjithë këto andralla, sërish isha në gjendje të veproja në një mënyrë të tillë që të ndiqja synimet e mia për këtë udhëtim.   Do të kisha dashur shumë që të merrja trenin,  por përveç të tjerash, ky udhëtim është i njëjtë me pjesën e parë të rrugës që ndërmerr Xhejms Bondi me makinën e tij ‘SPEKTOR’, bashkë me Tatjana Romanovën, në librin e Flemingut, ‘Me dashuri nga Rusia.’

 

A bazohen në persona realë personazhet e librit tuaj?

Ekzistojnë nuanca të njerëzve që kam takuar dhe njohur, por nuk janë njerëz realë të mirëfilltë. Janë thjesht sajime imagjinarë. Gjithsesi, ka edhe personazhe pothuajse realë nga jeta, si psh. Xheku dhe Flori Moshohori, dy punonjësit e policisë të kufirit. Jeta e një njeriu të ashpër, me emrin Mehmed Krasniqi, edhe pse nuk është një përshkrim plotësisht i vërtetë, është bazuar gjerësisht në jetën e dikujt që kam njohur në Shqipëri. Ka plot elementë dhe përshkrime artistikë, por në aspektin fizik ky personazh paraqitet ndryshe nga ai i vërteti dhe nuk mund të konsiderohet aspak i njëjtë me të. Si shumë shkrimtarë të tjerë, u kam dhënë personazheve të mi emra të përshtatur me karakterin e tyre, emra të cilët mund ta humbasin kuptimin për lexuesit e anglishtes. Le të përmendim disa, si psh. ‘djali bari’ në klasën e Judës me emrin ‘Liridon’, që do të thotë ‘dëshiroj me zjarr lirinë’, ‘Gazi’ që do të thotë ‘veterani i plagosur’ dhe personazhi kryesor me emrin Sheref (nderim/krenari) Dushmani (armik). Në një farë mënyre kjo nënkupton që nderimi dhe krenaria janë armiq të njeriut në vetvete. Gjithashtu në Shqipëri ka ekzistuar edhe një fis me emrin ‘Dushmani’.

 

A preferoni pak më tepër ndonjë personazh dytësor?

Një personazh i tillë është Dëfrimi, shofer, i cili ka vendosur në panelin e aparaturave të makinës shumë lodra të vogla dhe si i tillë personifikon ato lidhjet e çuditshme që arrijnë të krijohen kur udhëton më dikë.  Diku, në një vend të izoluar, takon rastësisht dikë me të cilin ndan kaq shumë gjëra të përbashkëta. Psh, në këtë rast të pabesueshëm, Dëfrimi është shumë entuziast për muzikën pop të viteve 80, me emrin ‘Liga Njerëzore’. Krijuesi, gjithashtu i ka caktuar një rol në zhvillimin e mëtejshëm të ngjarjeve që zbulohen në libër.

 

….ndonjë frazë të preferuar nga libri?

Kjo frazë nuk ndodhet në libër por nënkupton gjithë brendinë e tij: ‘letërsia artistike mund të jetë shumë herë ‘më e vërtetë’ sesa vetë realiteti, sepse është sajuar për ta ilustruar të vërtetën nën dritën e një njohurie shumë herë më të madhe dhe të një arsyetimi më të thellë.

 

Nga i morët njohuritë për pistoletën?

Mes shumë obsioneve për titullin e librit tim ishte edhe fraza ‘Tokarevi bie përtokë’dhe arsyeja pse mund ta zgjidhja këtë titull bëhet e qartë në mbylljen e librit. Mënyrën se si përdoret pistoleta Tokarev TT, pistoleta standarte e policisë shqiptare, ma mësoi një i afërm që ka edhe lejën për të  mbajtur një të tillë. Përpara syve të mi, ai e çmontoi shpejt këtë pistoletë dhe i vendosi pjesët e saj plot vaj mbi tavolinë. Më pas,  ai më ftoi t’i ribashkoja të gjitha  pjesët e saj. Ndërsa unë e ndiqja me sy të turbulluar, ai e montoi atë shumë shpejt, ma vërtiti poshtë hundës dhe më kërkoi ta mbaja në dorë. Si kujtim, ai më la tre plumba ngjyrë bakri tek vendi ku mbaj lapsat.

 

Filxhani i Z. Roçester: përse bëhet fjalë këtu?

Bëhet fjalë për një zotëri fisnik (apo për njeriun që i është dhënë unaza dhe pelerina prej Tij), i dërrmuar nga rrethanat dhe i ribërë në imazhin e Zotit.

 

A mund ta marrim me mend si përfundon libri?

Uroj që gjatë zbërthimit të fabulës së librit të ekzistojë ndjesia se ngjarjet nuk janë paracaktuar qysh në fillim, por në mes të të gjithë këtyrë episodeve janë lutjet ato që ndryshojnë situatën për mirë.


 

silenciatoriLibri “Silenciatori” me autor Paul Alkazraji, u botua nga shtëpia botuese “Highland Books” në Britaninë e Madhe, në nentor te vitit 2012.Per me teper ju mund ta gjeni kete liber edhe ne AMAZON.CO.UK

 

 

 

.

Author: udhetimi.com

3 Responses to "Silenciatori – Nje novele nga Paul Alkazraji"

  1. M.E.English Posted on 03/27/2013 at 09:08

    This is a great read.

  2. Visitor Posted on 03/27/2013 at 09:09

    It is a real thriller and is very realistic. It shows a man who holds fast to his faith and his spiritual commitments, no matter what the cost.

  3. Paul Alkazraji Posted on 10/31/2013 at 16:36

    Falemnderit ‘Udhetimi’. Tani ju mund të gjeni romanin tim në ‘Amazon Kindle dhe iTunes’. Zoti ju bekoftë! Poli.

Leave a Reply