Si te lindesh prej se dyti?
Ne qofte se nuk je i sigurte se ku do te shkosh kur te vdesesh, te lutem lexo cfare ka thene Perendia ne Fjalen e Tij:
Se pari… Perendia te do ty!
“Sepse Perendia e deshi aq boten, sa dha Birin e tij te vetemlindurin, qe, kushdo qe beson ne Te, te mos humbase, por te kete jete te perjetshme.” (Gjoni 3:16)
Se dyti… Njeriu eshte mekatar, dhe mekati e ka ndare ate nga Perendia!
“Nuk ka ne fakt asnje njeri te drejte mbi toke qe ben te miren dhe te mos mekatoje.” (Predikuesit 7:20) “Sepse te gjithe mekatuan dhe u privuan nga lavdia e Perendise.” (Romakeve 3:23)
Se treti… Jezus Krishti eshte i vetmi sherim per mekatin!
“Sepse edhe Krishti ka vuajtur nje here per mekatet, i drejti per te padrejtet, per te na cuar tek Perendia.” (1Pjetrit 3:18)
Se katerti… Ti duhet ta pranosh Jezus Krishtin si Zotin dhe Shpetimtarin tend personal.
Jezusi e quan kete ndryshim ne jeten tende: “Lindje e re - Rilindje”. Ai i tha Nikodemusit: “Nese njeriu nuk ka rilindur, ai nuk mund ta shohe mbreterine e Perendise.” (Gjoni 3:3)
Ne tani te ftojme ty qe ta pranosh Zotin Jezus Krisht si Shpetimtarin tend personal.
“Te gjithe atyre qe e pranuan, Ai u dha pushtetin te behen bij te Perendise, atyre qe besojne ne emrin e Tij.” (Gjoni 1:12)
Bej kete lutje dhe thuaje ate me gjithe zemer:
“I dashur Zot Jezus, tani e kuptoj se jam mekatar. E pranoj faktin qe Ti vdiqe per mua ne Kryqin e Kalvarit. Tani e hap deren e zemres sime dhe te pranoj Ty si Shpetimtar dhe Zot te jetes sime. Te lutem me kontrollo dhe me ndihmo qe te jem nje i Krishtere ashtu sic me do Ti. Amen.”
Ne qofte se e bere kete lutje me sinqeritet te plote, ti tani je femije i Perendise.
per autorin:
Që prej 25 vjetësh, Gary J. Hall ka qenë pastor i kishës biblike “Fjala e Gjallë” në Liverpul të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe. Ai u rrit si katolik, por në vitin 1973, në moshën 17-vjeçare, u bë besimtar i krishterë, duke e pranuar Krishtin si Zotin dhe Shpëtimtarin e Tij. Ai është diplomuar prej Bashkësisë së Shërbesave Ungjillizuese si shërbëtor i Fjalës së Perëndisë dhe tani është drejtor i Akademisë së kësaj bashkësie. Pastor Gary ka bërë vizita të shpeshta në Shqipëri, që prej 1993-shit. Ai i është mirënjohës Perëndisë për mundësitë e mrekullueshme që i ka dhënë, për të ndarë Fjalën e Tij me shqiptarët. Kisha biblike “Fjala e Gjallë” ka faqen e saj të internetit, e cila përmban studime dhe artikuj të ndryshëm në shqip. Vizitojeni tek www.LWBC.co.uk ose mund të shkoni direkt tek faqja në shqip, duke përdorur këtë adresë http://fjalaegjalle.2truth.com Magdalena (Magda) Maylam (mbiemri i vajzërisë “Gjoni”) është shqiptare me banim që prej 8 vjetësh në Liverpul të Anglisë. Lindur e rritur me frymën ateiste në Laç, afër Krujës, Magda, me inisiativën e prindërve të saj, filloi të mësojë anglisht që në moshën 7-vjeçare. Kur Shqipëria ia hapi dyert Ungjjillit të Jezus Krishtit, Magda e gjeti veten si përkthyese të misionarëve të ndryshëm, që vinin në qytetin e saj. Dalë nga dalë, Fjala e Perëndisë i depërtoi në zemër, duke e bindur për mëkatin dhe duke i dhënë jetës së saj kuptim e qëllim. Magda e pranoi Krishtin si Zotin dhe Shpëtimtarin e saj personal në moshën 15-vjeçare. Gjatë një vizite 8-mujore studentore në Denver, Kolorado të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Magda u pagëzua dhe e deklaroi hapur besimin e saj të ri në vitin 1995. Magda ka mbaruar fakultetin e Shkencave Shoqërore dhe Politike, duke studiuar si në Stamboll të Turqisë, ashtu edhe në Liverpul të Anglisë. Për momentin, ajo po studion për Diplomën në Teologji me Akademinë Ungjillore të Bashkësisë së Shërbesave Ungjillizuese në Angli. Magda është e martuar me Tarkuinin, besimtar anglez dhe trajner tenisi. Të dy janë anëtarë të kishës biblike “Fjala e Gjallë” në Liverpul. Ata kanë dy djem, Boaz dhe Kejleb, që përpiqen t’i rritin për Perëndinë dhe lavdinë e Tij. Ata i mirëpresin lajmet tuaja në adresën j4ver.magtar@virgin.net



