Si një përrallë



nga: spiros.portinos, botuar me: 13.01.2007

Supozo se je në një rrugën Iera Odo të Athinës 500 vjet para Krishtit. Supozo se ndodheshe
në këtë rrugë në kohën e Romës, apo Bizantit Bizantintit në ato vite kur u bëmë si shtet i lirë.
Dhe dikush, ndoshta një i huaj hyn në bujtinë.
- Mirmëngjes!
-” Mirmëngjes”, i përgjigjesh. -Prej nga vjen”. Ce mirë të solli? Kush jeni?, dhe ndoshta e pyet
për gjëra të tilla me to. Dhe ai të përgjigjet:
- “Jam profet”.
- “Ctë reja parashikon o plak i urtë?
- Parashikoj se një ditë njeriu do të fluturojë më shpejt se zogu. Madje edhe më lart se retë. Do të shtypë një buton dhe gjithë Athina do të mbushet me dritë. Do të ketë një kuti magjike, do të shkelë një buton dhe dhe do të shikojë në ngjyrat e saj natyrale gjithë botën. Do dëgjojë zërin e tij, do ketë një aparat mjaft të vogël, do shkelë një buton dhe do flasë me cilindo deri në skajin më të largët të tokës. Dhe madje do ta shohë atë. Do të ecim në rrugë me karroca (makina) pa kuaj me shpejëtsi 250 km në orë. Do ketë disa furra metalike që do ta pjekin vetë ushqimin. Terr…gati! Do të blesh një biletë për një shëtije në hënë dhe do kesh në shtëpinë tënde një mekanizëm që duke vënë atje një si pjatë të vogël, do dëgjosh cilëndo muzikë që dëshiron, nga e gjithë bota.
Një aparat do të japë mundësinë të shikosh persona që jetuan në të kaluarën, mënyrën se si lëziznin, flisnin….Do të….
Jeton dhe jotojmë pikërisht në këtë epokë. Edhe profeti fantastik as i dinte dhe as i tha të gjitha. Ja, pesë gjëra tha, e megjithatë…
Nuk jemi të lumtur. Nuk kemi paqe. Një barrë e pangritshme rëndon supet tona. Përse? Cpo ndodh? C’farë bëmë gabim?
Keqësi, urrejtje, padrejtësi, shfrytëzim, frikë, luftra, dhe sëmundje….??!! Mekanizmi që ndërtuam herë herë nuk punon dhe herë herë punon si i corientuar. Dikush thoshte: “jemi si tren që ka dalë nga shinat. Nga jashtë tepër i bukur, lluksoz, me restorant dhe kinema, por ka dalë nga shinat dhe ecën në fushë…
Eshtë e thjeshtë. Pyet nënën, motrën tënde të madhe, ose pyet ndonjë zonjë: “Bëhet supë peshku pa peshk?
Dëshirojmë familje të paqësuara, vuajmë që të krijojmë një botë të lumtur pa Perëndinë. Por pa shpresë.
Bëmë persona dhe një shoqeri ku mbizotëron lufta, urrejtja, dhe turpi. Dhe zgjidhja…? Burrëria, guximi, vendosmëria…Por gabuam, dolëm jashtë shinave…dështuam…
Le të kthehemi me shpejtësi tek Perëndia i dashurisë, tek kryqi i shpëtimit në Krishtin.


per autorin: