Shtatorja
Dikur në një bjeshkë jetonte një njeri që kishte një shtatore që ishte vepër arti e një artisti të vjetër. E kishte hedhur në një kënd, me fytyrë për tokë, e nuk i kushtonte aspak kujdes.
Një ditë kaloi andej pari një njeri që vinte nga qyteti.
Meqë ishte njeri i kulturës, kur e pa shtatoren, e pyeti pronarin se a ishte i gatshëm t’ia shiste.
Pronari qeshi dhe tha: “E kush është aq i marë që të blejë një gur të papastër e kaq të zbehtë siç është ky?”.
Njeriu i qytetit tha: “Të jap këtë monedhë argjendi në këmbim”.
Pronari mbeti i befasuar dhe shumë i kënaqur.
Njeriu i qytetit e mori me vete, e vuri mbi shpinë të elefandit dhe e çoi në qytet.
Pas disa kohësh njeriu i bjeshkëve zbriti në qytet, e ndërsa po kalonte afër një ndërtese, pa një turmë njerëzish të bashkuar e një njeri në mes tyre që po bërtiste me të madhe:
“Ejani e shikojeni shtatoren më të bukur e më të mrekullueshme në botë. Dy monedha argjendi, vetëm dy monedha argjendi e mund të sodisni veprën e mrekullueshme të një artisti të madh, një kryevepër të artit botërorë”.
Kështu njeriu i bjeshkëve pagoi dy monedha për të parë shtatoren që ai e kishte shitur për një monedhë”.



