Shko ti për mua



nga: anila.shyti, botuar me: 02.03.2007

Një njeri e kishte zakon që të dielën në mëngjes t’i thoshte gruas së tij:
“Shko ti në kishë, e lutu edhe për mua”.
Miqve të tij u thoshte:
“Unë nuk kam nevojë të shkoj në kishë, gruaja ime shkon për mua dhe për vete”.
Një natë ai njeri pa një ëndërr. Gjendej së bashku me gruan e tij para derës së Parajsës dhe po priste që të hynte brenda.
Dera u hap ngadalë, e atëherë, u dëgjua një zë që i tha gruas së tij:
“Ti mund të hysh për të dy?”
Njeriu mbeti aq keq saqë u zgjua menjëherë nga gjumi.
Më e befasuara ishte gruaja e tij së cilës, të dielen e ardhshme, burri e saj i tha:

“Sot do të vij në kishë së bashku me ty”.


per autorin: