Shermendët
nga: Gary J. Hall & Magda Maylam, botuar me: 04.07.2010
Reflektime mbi Gjonin 15:1-16 – Pjesa III
Parathënie
Në këtë studim, do t’i hedhim një sy degëve (apo shermendëve). Do të shohim se ç’nënkuptohet me to dhe se ç’rol luajnë ato në prodhimin e fryteve. Në këtë mënyrë, do të zbulojmë me saktësi se ç’na mëson Zoti Jezus lidhur me jetën e krishterë.

Dega
“Çdo shermend që nuk jep fryt në mua, ai e heq; kurse çdo shermend që jep fryt, ai e krasit që të japë edhe më shumë fryt” (Gjoni 15:2).
Dega egziston, vetëm ngaqë hardhia i jep jetë. Ajo as nuk mund të jetojë, as nuk mund të japë fryte, po qe se është e shkëputur prej hardhisë. Hardhisë i nevojiten degët, në mënyrë që të jetë një bimë e frytshme. Prandaj edhe një degë që nuk jep fryte, e turpëron hardhinë dhe vreshtari e krasit.
Degët kanë të njëjtën natyrë dhe jetë si hardhia dhe, si të tilla, ato nuk duhen konsideruar si bimë të ndryshme prej saj. Vetëm kur ato janë të shkëputura prej hardhisë, atëherë ato konsiderohen të ndara prej saj. Si besimtarë që jemi, edhe ne jemi bërë “pjestarë të natyrës hyjnore” (2 Pjetrit 1:4), sepse kemi “Frymën e Krishtit” që banon në ne (Romakëve 8:9). Në një farë mënyre, kemi natyrën e Krishtit dhe duhet t’ia shfaqim edhe botës këtë natyrë. E megjithatë, për gjithçka, jemi të varur tek Krishti, sepse, ashtu siç i ushqen degët hardhia, ashtu edhe ne gjejmë fuqi tek Ai. “Unë mund të bëj gjithçka me anë të Krishtit që më forcon” (Filipianëve 4:13).
Duhet të kënaqemi me faktin se jemi thjesht degë. Të shumtë janë ata, që duan të bëhen si hardhia, por, shumë shpejt, e kuptojnë se jeta e tyre shpirtërore fillon të thahet e të vyshket. Detyra jonë është që të marrim gjithçka, që na ofron hardhia, për t’u rritur dhe për të prodhuar fryte të shumta. Kështu vihet në praktikë edhe besimi.

Unë dhe Ju
“Unë jam hardhia, ju jeni shermendet; kush qëndron në mua dhe unë në të, jep shumë fryt, sepse pa mua nuk mund të bëni asgjë” (Gjoni 15:5).
Vini re se si Jezusi e personalizon shëmbëlltyrën. E gjithë jeta jonë e krishterë është e bazuar tek këto dy fjalë të vogla: “Unë” dhe “Ju”, d.m.th. Jezusi dhe ne – një marrëdhënie personale me Të. Kur kjo marrëdhënie është në rregull, atëherë do të jemi të frytshëm. Por, kur e vëmë veten në plan të parë, atëherë shumë shpejt do të zhgënjehemi.
Si degë që jemi, qëndrojmë në hardhinë dhe mbështetemi prej saj. Kjo është jeta e krishterë, e shpjeguar në mënyrën më të thjeshtë – një jetë, që sjell bekimin më të madh. Nuk humbasim asgjë, po të qëndrojmë në Krishtin. Po ta zbatojmë këtë formulë, do të bëhemi më të bindshëm, më të shenjtë dhe më të frytshëm. Në fakt, Jezusi ka bërë gjithçka për ne, me qëllim që të jemi të frytshëm. Thjesht duhet të ndalojmë së kryeri detyrën e hardhisë dhe ta përqëndrojmë vëmendjen tek detyra jonë si degë.
Nuk duhet ta vëmë në dyshim faktin, nëse jemi të shpëtuar, apo jo, sepse Ai, në të Cilin mbështetemi, është Hardhia e Vërtetë, e mbjellë prej vetë Vreshtarit. Prandaj edhe jemi në vendin e duhur, po qe se jemi të ngjitur tek Ai. As nuk duhet të bëhemi si ata, që kanë frikë se mos e humbin shpëtimin. E si mund të jemi të humbur, nëse vazhdojmë të qëndrojmë në hardhinë? Për më tepër, si Vreshtari, ashtu edhe Hardhia e kanë planifikuar, që të japim shumë fryte. “Por ne dimë se Biri i Perëndisë erdhi dhe na dha të kuptuarit, që ne të njohim atë që është i Vërteti; dhe ne jemi në të Vërtetin, në Birin e tij Jezu Krisht; ky është i vërteti Perëndi dhe jeta e përjetshme” (1 Gjonit 5:20).

Degët e thara
“Në qoftë se ndokush nuk qëndron në mua, hidhet jashtë si shermendi dhe thahet; pastaj i mbledhin, i hedhin në zjarr dhe digjen” (Gjoni 15:6).
Është për të të ardhur keq se, ashtu siç theksohet edhe në shëmbëlltyrë, ka disa degë, që ndahen prej hardhisë. Kështu, pra, edhe pse ajo që na mëson Jezusi është shumë e thjeshtë për t’u kuptuar, prapëseprapë, kjo është një çështje, që duhet marrë seriozisht. Një besimtar arrin në gjendjen e degës së tharë, atëherë kur ai/ajo nuk pranon që të qëndrojë më në Krishtin, duke kujtuar se mund ta jetojë jetën e krishterë, pa patur nevojë për fuqinë e Tij. Ndoshta një besimtar i tillë e filloi mirë këtë jetë, por më pas i zuri besë gënjeshtrave, që thonë se veprat e bamirësisë dhe zbatimi i riteve fetare të bëjnë, që të japësh më shpejt fryte. “A jeni kaq të marrë sa që, mbasi nisët në Frymë, të përfundoni në mish?… Ju vraponit bukur; kush ju ka penguar që të mos i bindeni së vërtetës?” (Galatasve 3:3, 5:7).
E shohim, pra, se qëndrimi në Krishtin mund të konsiderohet ndryshe edhe si “bindja e shenjtë”. Ata që “thahen”, janë thjesht të kënaqur, që i janë lutur dikur Jezusit, që t’iua falë mëkatet. Për ta, Jezusi është thjesht rruga, për t’iu mënjanuar Ferrit. Me pak fjalë, pra, njerëz të tillë as nuk e kanë dashur ndonjëherë Zotin, as nuk e kanë adhuruar me të vërtetë Atë me gjithë zemër, as nuk e kanë braktisur gjithçka, për ta ndjekur. “Në qoftë se dikush don të vijë pas meje, ta mohojë vetveten, ta marrë kryqin e vet dhe të më ndjekë. Sepse ai që do të dojë ta shpëtojë jetën e vet, do ta humbasë; por ai që do ta humbasë jetën e vet për hirin tim, do ta gjejë atë. Ç’përfitim ka njeriu nëse fiton gjithë botën dhe pastaj e humb shpirtin e vet? Ose çfarë do të japë njeriu si shkëmbim të shpirtit të vet?” (Mateu 16:24-26). Njerëz të tillë bëhen fetarë, në vend që të bëhen të krishterë. Dhe, sapo ballafaqohen me vështirësi, fillojnë e thahen. “Por kur doli dielli u fishk dhe u tha sepse s’kishte rrënjë” (Mateu 13:6).
Shëmbëlltyra nuk ka kuptim, po qe se degët nuk do të ishin në fillim të ngjitura tek hardhia, para se të thaheshin e të vyshkeshin. E tërë esenca e shëmbëlltyrës qëndron këtu: Është e mundur që një besimtar të pushojë së besuari, duke e lejuar veten që të ketë një “zemër të ligë mosbesimi”, që e bën “që të largohet nga Perëndia i gjallë” (Hebrenjve 3:12).
Përfundim
Kemi mësuar edhe një herë se Perëndia na ka siguruar gjithçka, që na duhet për t’u rritur e për të dhënë fryte nga ana shpirtërore. Nuk është vullneti i Tij, që të thahemi, por përkundrazi, që të prodhojmë shumë fryte, duke qëndruar në Krishtin. “Ai do të jetë si një pemë e mbjellë gjatë brigjeve të ujit, që jep frytin e tij në stinën e tij dhe të cilit gjethet nuk i fishken; dhe gjithçka bën do të ketë mbarësi” (Psalmi 1:3)… “Ata që janë mbjellë në shtëpinë e Zotit do të lulëzojnë në kopshtet e Perëndisë tonë. Do të japin fryte edhe në pleqëri, do të jenë të lulëzuar dhe të blertë” (Psalmi 92:13-14)… “Lum ai njeri që beson te Zoti dhe besimi i të cilit është Zoti! Ai do të jetë si një pemë i mbjellë pranë ujit, që i shtrin rrënjët e tij gjatë lumit. Nuk do ta ndjejë kur vjen vapa dhe gjethet e tij do të mbeten të gjelbra; në vitin e thatësirës nuk do të ketë asnjë shqetësim dhe do të vazhdojë të mbajë fryte” (Jeremia 17:7-8). Le të gjendemi, duke i besuar e duke iu bindur Zotit.
Për më shumë informacion, vizitoni faqen tonë të internetit në shqip: http://fjalaegjalle.2truth.com/

per autorin:
Që prej 30 vjetësh, Gary J. Hall ka qenë pastor i kishës biblike “Fjala e Gjallë” në Liverpul të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe. Ai u rrit si katolik, por në vitin 1973, në moshën 17-vjeçare, u bë besimtar i krishterë, duke e pranuar Krishtin si Zotin dhe Shpëtimtarin e Tij. Ai është diplomuar prej Bashkësisë së Shërbesave Ungjillizuese si shërbëtor i Fjalës së Perëndisë dhe tani është Kryetari i Akademisë së kësaj bashkësie. Pastor Gary ka bërë vizita të shpeshta në Shqipëri, që prej 1993-shit. Ai i është mirënjohës Perëndisë për mundësitë e mrekullueshme që i ka dhënë, për të ndarë Fjalën e Tij me shqiptarët. Kisha biblike “Fjala e Gjallë” ka faqen e saj të internetit, e cila përmban studime dhe artikuj të ndryshëm në shqip. Vizitojeni tek www.LWBC.co.uk ose mund të shkoni direkt tek faqja në shqip, duke përdorur këtë adresë http://fjalaegjalle.2truth.com Magdalena (Magda) Maylam (mbiemri i vajzërisë “Gjoni”) është shqiptare me banim që prej 12 vjetësh në Liverpul të Anglisë. Lindur e rritur me frymën ateiste në Laç, afër Krujës, Magda, me inisiativën e prindërve të saj, filloi të mësojë anglisht që në moshën 7-vjeçare. Kur Shqipëria ia hapi dyert Ungjjillit të Jezus Krishtit, Magda e gjeti veten si përkthyese të misionarëve të ndryshëm, që vinin në qytetin e saj. Dalë nga dalë, Fjala e Perëndisë i depërtoi në zemër, duke e bindur për mëkatin dhe duke i dhënë jetës së saj kuptim e qëllim. Magda e pranoi Krishtin si Zotin dhe Shpëtimtarin e saj personal në moshën 15-vjeçare. Gjatë një vizite 8-mujore studentore në Denver, Kolorado të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Magda u pagëzua dhe e deklaroi hapur besimin e saj të ri në vitin 1995. Magda ka mbaruar Fakultetin e Shkencave Shoqërore dhe Politike, duke studjuar si në Stamboll të Turqisë, ashtu edhe në Liverpul të Anglisë. Ajo është diplomuar gjithashtu me Diplomën në Teologji, të marrë prej Akademisë Ungjillore të Bashkësisë së Shërbesave Ungjillizuese në Angli. Magda është e martuar me Tarkuinin, besimtar anglez dhe trajner tenisi. Të dy janë anëtarë të kishës biblike “Fjala e Gjallë” në Liverpul. Ata kanë dy djem, Boaz dhe Kejleb, që përpiqen t’i rritin për Perëndinë dhe lavdinë e Tij. Ata i mirëpresin lajmet tuaja në adresën j4ver.magtar@btinternet.com