Saga e një vogëlushi shqiptar…



nga: spiros.portinos, botuar me: 08.07.2007

Një reportere, këto kohët e fundit, pyeti një fëmijë të vogël e të plagosur, diku në një spital në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri..
- “Kur të rritesh, ç’farë dëshiron të bëhesh..?”
Dhe vogëlushi i verbër, me një dorë dhe me një këmbë iu përgjigj..
- “Ushtar, të vras ata..”

Saga e një vogëlushi shqiptar…

Për fat të mirë që nuk më sheh vogëlush
Nuk do të mund në sy të të shihja
Sa mirë që nuk më sheh vogëlush,
Sepse shikimin tënd këtë herë
nuk do të mund ta duroja.

Do të kishe ndoshta sy të zinj
Mos vallë ishin gëshenjë e thellë
Apo e detit blu, ngjyra do të ish’
Përpara se tymi me re të zeza të mbulojë
tonën dhe tënden zemër… ?

Nuk e di vogëlush
Anashkaloja bisedë me ty të hap
Sepse frika ma pret mendimin
Nëse papritur më pyet:
- “Po përse, përse më vret gjysh?”

Dhe nuk do të kisha nxjerrë asnjë fjalë
Një gjykim të cilin të t’them
Do të mundja veçse disi i ngutur
Fjalë të mëdha të të shpërndaja
Teori dhe mendime me fjalë të shumta..
të dëndura

Dhe të të shtroja vogëlush
Përpara syve të tu (të verbër)
Plane dhe ushtrime në hartë
Disa tregues që paratë numërojnë
Përparime shoqërore dhe zbulime

Që të gjithë tani i dine
“Mjetet e zgjuara” siç u thonë
Dhe sisteme armësh të të numëroja
Do të mundesha vogëlush,
Të të urtëve dhe të tokës së të fuqishmëve
Analizat, mendimet dhe vendet..
të të tregoja
Do të ishte për ty vogëlush
Diçka e tillë e tepërt, e kotë…

Dua të të sqarohem
Të lutem shumë, dëgjomë
Dua, “Më fal” të të them
Sepse unë (por jo dhe unë)
Verbuam sytë e tu
Të premë këmbën
Dhe me një dorë, thjesht të lypësh të lamë

Dhe, meqë kjo nuk mjaftonte
Me armiqësi dhe keqdashje të ferrit errësirë
Morrëm baltë dhe zjarr
Dhe dogjëm e verbuam
Thellësinë e shpirtit tënd

Të krijuam vrasës
Përpara se kuptimin fjalës tja mësoje
Vogëlush,
Vogëlushi im i verbër
Vogëlushi im pa këmbë
Vogëlush që me një dorë mbete

Dua të bësh një lutje
Të më falë Perëndia
.. dhe ti të më falësh

- - -

autori: Spiros I. Portinos (shkruar gjatë periudhës së luftës në Kosovë)
perktheu: Blerina Aliaj


per autorin: