Sa hir madhështor!
nga: Gary J. Hall & Magda Maylam, botuar me: 16.05.2010
“I bekuar qoftë Perëndia, Ati i Zotit tonë Jezu Krisht, që na bekoi me çdo bekim frymëror në vendet qiellore në Krishtin, sikurse na zgjodhi në të përpara se të themelohej bota, që të jemi të shenjtë dhe të papërlyer përpara tij në dashuri, duke na paracaktuar që të birësohemi në veten e tij me anë të Jezu Krishtit, sipas pëlqimit të vullnetit të vet, për lëvdim të lavdisë së hirit të tij, me të cilin na bëri të pëlqyer në të dashurin Birin e tij, në të cilin kemi shpengimin me anë të gjakut të tij, faljen e mëkateve sipas pasurivë së hirit të tij” (Efesianëve 1:3-7).
Parathënie
Asnjëra prej feve jo-biblike nuk arrin ta kuptojë dot se ç’është hiri i Perëndisë. Mund ta përdorin fjalën “hir”, por me një kuptim komplet të kundërt prej atij, që na shfaqet në Bibël. Madje ka edhe të krishterë, që nuk e kanë kuptuar plotësisht se ç’është hiri, apo se përse na nevojitet ai. Tek fjalori Uebster, “hiri” përkufizohet si “favor”, apo si “dashuria dhe mbrojtja hyjnore e Perëndisë për njerëzimin”. Hiri, pra, është favori i pamerituar i Perëndisë. Perëndia e përkufizon hirin si “Jezus Krishti” dhe si shpëtimi, që mund të sjellë vetëm Ai. “Unë kam ardhur që të kenë jetë e ta kenë me bollëk” (Gjoni 10:10). Dikush e ka përshkruar kështu hirin: “Dhuratat e Perëndisë të paguara prej Krishtit”.

Na duhet hiri
Çdo burrë, grua, apo fëmijë, është fajtor përpara Perëndisë së shenjtë, që ka krijuar gjithçka. Çdo njeri është mëkatar, i humbur dhe i destinuar për në Ferr, po qe se nuk pendohet dhe nuk kthehet tek Krishti. Shumica e njerëzve, që e kuptojnë se janë mëkatarë, mundohen ta zgjidhin problemin, duke bërë vepra bamirësie, apo duke kryer rite të ndryshme fetare. Por, në fakt, këto veprime e mohojnë hirin shpëtim-dhënës, që na ofron Perëndia. “Unë nuk e hedh poshtë hirin e Perëndisë sepse, në qoftë se drejtësia vjen me anë të ligjit, atëherë Krishti ka vdekur më kot” (Galatasve 2:21). Edhe sikur të ishte e mundur që një njeri të jetonte një jetë të ndershme, që nga momenti kur e kuptoi se ishte vërtet mëkatar, prapëseprapë ai (ajo) nuk do të mund ta çlironte dot veten prej pasojave të mëkateve të së shkuarës. Prandaj, pra, çdo njeri është fajtor dhe, si i tillë, duhet ndëshkuar. “Sepse paga e mëkatit është vdekja, por dhuntia e Perëndisë është jeta e përjetshme në Jezu Krishtin, Zotin tonë” (Romakëve 6:23).
Kjo do të thotë se nuk mund ta shpëtojmë dot veten dhe, si rrjedhim, nuk mund t’i shpëtojmë dot as të tjerët. Si mund t’i shpëtojë mëkatari mëkatarët? Për më tepër, as që nuk mund të bëjmë dot pazar me Perëndinë, duke e paguar Atë me anë veprash bamirësie, apo përmes kryerjes së aktiviteteve të ndryshme fetare, apo qoftë edhe duke i zbatuar me përpikmëri të Dhjetë Urdhërimet, me qëllim që të marrim shpëtimin. Duke vepruar kështu, i themi Atij se s’kemi nevojë për Të. “Edhe atij që vepron, shpërblimi nuk i konsiderohet si hir por si borxh” (Romakëve 4:4). Perëndia nuk na ka asnjë borxh. Përkundrazi, i jemi ne borxhlinj Atij. “Dhe, po të jetë prej hirit, nuk është më prej veprash, përndryshe hiri nuk do të ishte më hir, përndryshe vepra nuk do të ishte më vepër” (Romakëve 11:6).

Perëndia na ofron hirin
“Sepse hiri shpëtues i Perëndisë iu shfaq gjithë njerëzve” (Titit 2:11). Ky hir gjendet vetëm në gjakun shpengues të Krishtit. Ai, që ishte pa mëkat, vdiq në kryq, në vend të mëkatarëve. “Kjo fjalë është e sigurt e denjë për t’u pranuar plotësisht, që Krishti Jezus erdhi në botë për të shpëtuar mëkatarët” (1 Timoteut 1:15). U desh një hir i tepërt, aty ku mëkati ishte i tepruar. “Por aty ku mëkati është i tepruar, hiri është akoma më i tepërt” (Romakëve 5:20)… “Në fakt, në qoftë se prej shkeljes së këtij njërit vetëm vdekja mbretëroi për shkak të atij njërit, akoma më shumë ata që marrin bollëkun e hirit dhe të dhuratës se drejtësisë do të mbretërojnë në jetë me anë të atij njërit, që është Jezu Krishtit” (Romakëve 5:17). Ky hir ia mposht fuqinë mëkatit. “Në fakt mëkati nuk do të ketë më pushtet mbi ju, sepse nuk jeni nën ligj, por nën hir” (Romakëve 6:14).

Hiri është falas
Hiri është një dhuratë, që Perëndia iua jep falas mëkatarëve, të cilët i besojnë Krishtit. “Ju në fakt, jeni të shpëtuar me anë të hirit, nëpërmjet besimit, dhe kjo nuk vjen nga ju, po është dhurata e Perëndisë, jo nga vepra, që të mos mburret askush” (Efesianëve 2:8-9). Prandaj edhe hiri është kaq madhështor, ngaqë Perëndia, ndaj të Cilit kemi mëkatuar, u bë Vetë mjeti për të na çliruar. “Mirëpo hiri nuk është si shkelja; nëse në fakt për shkak të shkeljes së një njeriu të vetëm vdiqën shumë, shumë më tepër hiri i Perëndisë dhe dhurata me anë të hirit e një njeriu, Jezu Krishtit, i teproi për shumë të tjerë” (Romakëve 5:15).
Hiri është vërtet falas, por, në të njëjtën kohë, ai duhet marrë me anë të besimit, me qëllim që të na bëjë efekt. “Dhe ne të gjithë morëm, prej mbushullisë së tij, hir mbi hir. Sepse Ligji u dha nëpërmjet Moisiut, por hiri dhe e vërteta erdhën nëpërmjet Jezu Krishtit” (Gjoni 1:16-17). Nuk kemi opcione të shumta, kur vjen puna për ta zgjedhur hirin dhe shpëtimin. Ose i pranojmë ato në Jezus Krishtin, ose i hedhim poshtë fare dhe zgjedhim rrugën e Ferrit. “Sepse të gjithë mëkatuan dhe u privuan nga lavdia e Perëndisë, por janë shfajësuar falas me anë të hirit të tij, nëpërmjet shpengimit që është në Krishtin Jezus. Atë ka paracaktuar Perëndia për të bërë shlyerjen nëpërmjet besimit në gjakun e tij, për të treguar kështu drejtësinë e tij për faljen e mëkateve, që janë kryer më parë gjatë kohës së durimit të Perëndisë” (Romakëve 3:23-25).

Përfundim
Hiri i Perëndisë është më i madh, sesa mëkati ynë. Ky hir, jo vetëm që na sjell shpëtim, por na jep gjithashtu edhe fuqinë për ta jetuar jetën e krishterë. “Por me hirin e Perëndisë jam ai që jam; dhe hiri i tij ndaj meje nuk qe i kotë, madje jam munduar më shumë se gjithë të tjerët, jo unë, por hiri i Perëndisë që është me mua” (1 Korintasve 15:10). Hiri është dashuria e shfaqur e Perëndisë. Një dashuri e tillë është produkt i mëshirës dhe i zemërgjerësisë së Tij. “Por ti je një Perëndi i gatshëm që të falë, shpirtmadh, plot mëshirë, i ngadalshëm në zemërim dhe plot mirësi” (Nehemia 9:17).
Për më shumë informacion, vizitoni faqen tonë të internetit në shqip: http://fjalaegjalle.2truth.com/

per autorin:
Që prej 30 vjetësh, Gary J. Hall ka qenë pastor i kishës biblike “Fjala e Gjallë” në Liverpul të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe. Ai u rrit si katolik, por në vitin 1973, në moshën 17-vjeçare, u bë besimtar i krishterë, duke e pranuar Krishtin si Zotin dhe Shpëtimtarin e Tij. Ai është diplomuar prej Bashkësisë së Shërbesave Ungjillizuese si shërbëtor i Fjalës së Perëndisë dhe tani është Kryetari i Akademisë së kësaj bashkësie. Pastor Gary ka bërë vizita të shpeshta në Shqipëri, që prej 1993-shit. Ai i është mirënjohës Perëndisë për mundësitë e mrekullueshme që i ka dhënë, për të ndarë Fjalën e Tij me shqiptarët. Kisha biblike “Fjala e Gjallë” ka faqen e saj të internetit, e cila përmban studime dhe artikuj të ndryshëm në shqip. Vizitojeni tek www.LWBC.co.uk ose mund të shkoni direkt tek faqja në shqip, duke përdorur këtë adresë http://fjalaegjalle.2truth.com Magdalena (Magda) Maylam (mbiemri i vajzërisë “Gjoni”) është shqiptare me banim që prej 12 vjetësh në Liverpul të Anglisë. Lindur e rritur me frymën ateiste në Laç, afër Krujës, Magda, me inisiativën e prindërve të saj, filloi të mësojë anglisht që në moshën 7-vjeçare. Kur Shqipëria ia hapi dyert Ungjjillit të Jezus Krishtit, Magda e gjeti veten si përkthyese të misionarëve të ndryshëm, që vinin në qytetin e saj. Dalë nga dalë, Fjala e Perëndisë i depërtoi në zemër, duke e bindur për mëkatin dhe duke i dhënë jetës së saj kuptim e qëllim. Magda e pranoi Krishtin si Zotin dhe Shpëtimtarin e saj personal në moshën 15-vjeçare. Gjatë një vizite 8-mujore studentore në Denver, Kolorado të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Magda u pagëzua dhe e deklaroi hapur besimin e saj të ri në vitin 1995. Magda ka mbaruar Fakultetin e Shkencave Shoqërore dhe Politike, duke studjuar si në Stamboll të Turqisë, ashtu edhe në Liverpul të Anglisë. Ajo është diplomuar gjithashtu me Diplomën në Teologji, të marrë prej Akademisë Ungjillore të Bashkësisë së Shërbesave Ungjillizuese në Angli. Magda është e martuar me Tarkuinin, besimtar anglez dhe trajner tenisi. Të dy janë anëtarë të kishës biblike “Fjala e Gjallë” në Liverpul. Ata kanë dy djem, Boaz dhe Kejleb, që përpiqen t’i rritin për Perëndinë dhe lavdinë e Tij. Ata i mirëpresin lajmet tuaja në adresën j4ver.magtar@btinternet.com