Rruget e Perendise..
Na ishte njehere nje eremit plak qe gjithmone qahej per rruget e Perendise. Por nje dite ai pa nje enderr.
Nje lajmetar nga Perendia iu shfaq dhe i the eremitit ti shkonte nga pas. Shkuan ne nje shtepi ku iu dha nje pritje e ngrohte. I zoti i shtepise u tha: “Sot eshte nje dite e shenuar per mua. Armiku im i dha fund luftes me mua dhe si shenje miqesie me ka derguar kete kupe te arte”. Kur u larguan diten tjeter, eremiti vuri re se lajmetari e kishte marre kupen me vete. Ai po behej gati te fliste me zemerim kur lajmetari i tha: “Mbaje gojen! Keto jane rruget e Perendise”. Shpejt ata arriten ne nje shtepi tjeter. I zoti, nje koprac plak, i mallkoi vizitoret e paftuar dhe u tha te shkonin ne djall. “Hajde te ikim qe ketej!” tha lajmetari dhe nderkaq, ia dhuroi kupen e arte kopracit. Perseri eremiti u be gati te protestonte dhe perseri lajmetari e ndaloi. “Mbaje gojen! Keto jane rruget e Perendise”. Aty nga mbremja ata arriten ne shtepine e nje burri qe ishte shume i deshperuar, sepse, pavaresisht nga te gjitha perpjekjet e tij ai gjithmone kishte hasur fatkeqesi. “Perendia do te te ndihmoje” tha lajmetari dhe, kur po niseshin per rruge, i vuri zjarrin shtepise. “Mos!” thirri eremiti. “Mbaje gojen! Keto jane rruget e Perendise”.
Diten e trete shkuan ne shtepine e nje burri te trishtuar dhe te ngrysur. Ai nuk sillej mire me asnje pervec djalit te tij te vogel te cilin e donte shume. Kur u larguan mengjesin tjeter, burri u tha “Nuk mund tju shoqeroj, por djali im i vogel do te vije me ju deri tek ura. Ma kini shume kujdes”. “Perendia do ta mbroje” u pergjigj lajmetari i Perendise. Kur arriten tek ura, ai papritur e shtyu femijen ne lume! “More demon hipokrit” uleriu eremiti: “sigurisht qe keto nuk ishin rruget e Perendise…”.
Pikerisht ne ate çast, lajmetari u shnderrua ne nje engjell qe shkelqente nga lavdia qiellore. “Me degjo me kujdes! Ajo kupe ishte e helmuar. Keshtu une ia shpetova jeten burrit dashamires, kurse kopraci plak gjeti vdekjen duke pire prej saj. I varferi gjeti nje thesar te vene menjane kur po rindertonte shtepine dhe u çlirua nga çdo nevoje per ditet qe i mbeten. Ndersa, persa i perket burrit, djalin e te cilit e hodha ne lume, ishte nje mekatar i keq dhe po te rrinte me te, femija do te behej kriminel. Humbja e te birit e çoi te atin ne pendim. Dhe femija eshte mire atje ku eshte! Keshtu ti pate mundesi te shihje dicka nga urtesia dhe drejtesia e Perendise. Qe tani e tutje duhet te perkulesh para misterit dhe perkujdesjes se Tij!
Ne ndoshta nuk do te takojme kurre nje engjell ne rruge per te na shpjeguar gjerat siç takoi eremiti. Ne vetem mund te vazhdojme te ecim me besim dhe te pranojme faktin se nuk mund ti kuptojme rruget e Perendise.
Perendia ka thene nepermjet gojes se profetit Isaia 55:8-9:
8 “Duke qene se mendimet e Mia nuk jane mendimet tuaja, dhe as rruget tuaja nuk jane rruget e Mia”, thote Zoti.
9 “Ashtu si qiejte jane me te larte se toka, keshtu edhe rruget e Mia jane me te larta se rruget tuaja dhe mendimet e Mia jane me te larta se mendimet tuaja.



