“Rreziku”



nga: eno.dokollari, botuar me: 03.04.2007

Ndoshta asnjehere me shume se ne ditet qe po kalon Kisha e Krishtit sot, nuk do te ishte e nevojshme te theksohet e te ritheksohet “mesimi i apostujve”.
Dhe eshte ky “mesim” qe se bashku me lutjet dhe me bashkesine e bazuar ne dashurine e Perendise, ndertuan themelet e forta dhe te patundura te Kishes se pare, dhe vazhdon akoma edhe sot ku Zoti nderton Kishen e Tij ne nje themel te patundur, te fituar me Gjakun e Tij.

Pergjithesisht, por ne te njejten kohe edhe fatkeqesisht ndeshemi sot me fenomenin “kishat” te cilat nuk kane “mesim” dhe si rrjedhoje nuk dine çfare besojne.

Kisha e Perendise njihet nga tri lidhje:

1) Lidhja e shpetimit nepermjet Gjakut te Krishtit, nderkohe qe te gjithe besimtaret e nje bashkesie, kane sigurine se jane bij te Perendise.

2) Lidhja e dashurise ndermjet besimtareve si shembull, dashurine e Atit per njerezit.

3) Lidhja e besimit ne premtimet e Perendise duke pranuar ndihmen e Frymes se Shenjte.

Pra, keshtu duket qarte ne te tri pikat qe sapo renditem bashkepunimi i Perendise Ate, Perendise Bir dhe Perendise Fryme ne rrethin e Kishes se sotme. Ashtu pra, siç nuk eshte e lejueshme ne kuptimin frymor qe dikush te jete anetar i Kishes pa qene i shpetuar, ne te njejten menyre nuk mund te themi per dike se eshte “besimtar” nese nuk ndjek mesimin e Shkrimeve te Shenjta, mbi te cilat bazohet edhe Kisha e tij.

Ne kohet dhe ne ditet e sotme njerezit perpiqen qe t’i ndryshojne gjerat. Eshte nje pike e dobet per njeriun fakti se i pelqen te besoje ate qe do. Kjo ndodh akoma edhe tek te rilindurit.
Apostulli Pal i shpjegon Timoteut: “Sepse do te vije koha kur njerezit nuk do te durojne doktrinen e shendoshe, por, sipas endjeve te tyre, do te mbledhin grumbuj mesuesish per t’iu gudulisur veshet nga e verteta e do t’i sjellin drejt perrallave”… (2 Timoteut 4:3-4)

Dy pika duhet te nenvizojme ketu:
- Se pari eshte se: “mesimi i shendoshe” veshtire te durohet. Kjo ndodh sepse zbatimi praktik i tij kerkon lufte frymore.

Dhe pika e dyte:
- Per arsye se shpesh kerkojme te largohemi prej atyre “betejave” dhe ndjekim “mesues” te cilet na thone ato gjera qe na pelqejne te degjojme. D.m.th, ato qe i sherbejne lehtesimit tone.

Elementet e “mesimit te shendoshe” - gjithmone te mbeshtetura ne themelin e Jezu Krishtit, Zot - ngjajne me gure te pergatitur me te cilet ndertohet frymerisht Kisha.
Duhet veçse keta gure nje e nga nje te veçohen, te ndriçohen me Fjalen e Perendise dhe te lejojne perpunimin nga Fryma e Shenjte.

I moshuari
S.I.Portinos


per autorin: