Rrëkeja



nga: klodian.rupi, botuar me: 31.01.2008

“Mbas njëfarë kohe përroi shteroi, sepse nuk binte shi mbi vendin” (1 Mbretërve 17:7)

Ditë për ditë, me frymë të patundur dhe të qëndrueshme Ilia shikonte se përroi po zvogëlohej. Shpesh herë, tundimi i mosbesimit vinte që ta trondiste, por ai kundërshtonte që kjo gjendje të ndikonte dhe të hynte midis marrdhënies që ai kishte me Perendinë.
Mosbesimi e sheh Perëndinë nëpërmjet rrethanave që na ndodhin, pikërisht ashtu siç shohim diellin me rreze të ndara në formë gërshëre në një ditë me re.
Por besimi vendos Perëndinë midis mosbesimit dhe rrethanave dhe shikon në to nëpërmjet Perëndisë.

Dhe kështu rrëkeja që vazhdimisht pakësohej, u bë si një pe prej argjendi. Dhe ky pe prej argjendi u mblodh më pas në gropëza të vogla rrezë gurëve, dhe kështu uji në gropëza avoulloi deri sa u thanë tërësisht. Zogjtë fluturuan. Kafshët e egra të pyllit nuk erdhën më të pinin ujë. Përroi u tha.
Atëhetrë tek profeti i duruar dhe i thjeshtë, erdhi Fjala e Perëndisë duke i thënë:
“ …ngrihu, shko në Sarepta…”
Shumë perj nesh do të kishim humbur durimin dhe do të bënim plane shumë më përpara Fjalës së Zotit. Do të ndalonim këngët tona menjëherë, sapo rrëkeja të ulte melodinë e saj lart mbi gurët…
Dhe ndërsa kitarat tona do të lëviznin pa zë nëpër shelgjet, ne do të ecnim lart e poshtë mbi barin i cili do të thahej, të humbur në mendimet e fatkeqësisë sonë.
Dhe ndoshta, shumë më përpara se rrëkeja të thahej, do të bënim ndonjë plan dhe do të kërkonim që Perëndia të na bekonte, duke filluar për diku tjetër.
Perëndia na shpëton shpesh herë prej vështirësisë, sepse mëshira e Tij mbetet përjetë.

Nëse më përpara presim të shohim zhvillimin e planeve të Tij, nuk do të gjendeshim kurrë në këtë labirinth pa rugëdalje. Dhe do jemi të detyruar të ndryshojmë drejtim me lotët e turpit në sy.

Prit, prit me durim! Zoti nuk do të vonojë më tepër nga sa duhet!


per autorin:



Lidhje te tjera..

 

  • #
  • #
  • #
  • No related posts