Rrëke ne shkretëtirë



nga: klodian.rupi, botuar me: 24.01.2008

“Prandaj, ja, unë do ta tërheq pas meje, do ta coj në shkretëtirë dhe… atëherë do ti jap vreshtat e saj”. (Osea 2:15-15)

Gjë e habitshme duket që dikush të gjejë vreshta në shkretëtirë. A mundet që bollëkun që një shpirt ka nevoje, ta gjejë në shkretëtirë, në një vend të vetmuar, ku ke frikë se mos edhe rrugën tënde humb?
Kështu duket, dhe jo vetëm kaq por madje “ lugina e Ahorit” për të cilën bëhet, (që do të thotë hidhërim), mund të quhet “porta e shpresës”.

Zoti njeh nevojat tona dhe përvojën e shkretëtirës.

Di se ku dhe si ta bëjë njeriun që të këmëbngulë.
Ne ishim idhujtarë, kryengritës, kishim harruar Perëndinë, dhe duke nxjerrë në pah egon tonë, thamë:
“Do të shkoj pas dashurive të mia” (Osea 1:5)
…por nuk ia arritëm qëllimit…

Dhe kur shpirti u dëshpërua dhe mbeti pa ndihmë, Perëndia tha, se do ta tërheq atë, dhe do ta sjell në shkretëtirë, dhe do ta ngushëlloj me fjalën time.
O çfarë Perëndi dashurie është Perëndia yne!

Ne nuk dimë se ku Perëndia i fsheh liqenet e tij. Shikojmë një shkëmb dhe nuk dimë, dhe madje as nuk na shkon në mend se atje buron një burim uji. Shikojmë vetëm vëllimin e shkëmbit, trembemi, dhe nuk mund të themi se atje fshihet një çezmë uji.

“Perëndia më udhëheq në vende të vështira, por shikoj se janë vende të burimeve hyjnore”.


per autorin: