Reflektime mbi Gjonin 15:1-16 – Pjesa X
nga: Gary J. Hall & Magda Maylam, botuar me: 04.09.2010
Bindja
“Po të zbatoni urdhërimet e mia, do të qëndroni në dashurinë time, sikurse unë i zbatova urdhërimet e Atit tim dhe qëndroj në dashurinë e tij” (Gjoni 15:10).
Parathënie
Në studimet e mëparshme rreth Gjonit 15-të, e kemi parë se sa e domosdoshme është në jetën e besimtarit bindja ndaj Krishtit dhe ndaj fjalës së Tij. Në tekstin e mësipërm, e shohim se bindja dhe dashuria janë të pandara, d.m.th. është e pamundur që të themi se po qëndrojmë në Zotin, në një kohë që nuk e duam Atë. Pra, nuk mund të deklarojmë se e duam Perëndinë, nëse nuk i bindemi fjalës së Tij.

Po të…
Lidhëza “po të…” na shpreh një kusht, një kusht që duhet vënë në praktikë, ose përndryshe nuk veprojmë sipas vullnetit të Krishtit. Pa dyshim që një njeri, që ka një besim e një përkushtim të vërtetë ndaj Krishtit, nuk e mohon kurrë nevojën për t’iu bindur Atij. Ai që do që ta kuptojë më mirë prezencën e vazhdueshme të Zotit, është i kënaqur t’i dorëzohet plotësisht Atij. “Do të kënaqem me statutet e tua dhe nuk do ta harroj fjalën tënde… Do të kënaqem me urdhërimet e tua, sepse i dua” (Psalmi 119:16, 47). E si mund të thotë dikush se ia ka besuar shpirtin Perëndisë, në një kohë që nuk është gati t’i bindet plotësisht fjalës së Tij? Mos vallë, ata që e hedhin poshtë domosdoshmërinë për t’iu bindur Zotit, e duan më shumë mëkatin e tyre, sesa vetë Zotin? “Sepse kushdo që bën gjëra të mbrapshta e urren dritën dhe nuk vjen te drita, që të mos zbulohen veprat e tij” (Gjoni 3:20). Kështu, pra, duhet ta largojmë prej vetes gjithçka që mund të na bëhet pengesë në marrëdhënien tonë me Krishtin, ashtu siç na thuhet edhe tek shëmbëlltyra e hardhisë. Vetëm në këtë mënyrë mund ta kënaqim vërtet Perëndinë. “Edhe pa besim është e pamundur t’i pëlqesh Atij, sepse ai që i afrohet Perëndisë duhet të besojë se Perëndia është, dhe se është shpërblenjësi i atyre që e kërkojnë atë” (Hebrenjve 11:6)… “Shenjtërim, pa të cilin askush nuk ka për të parë Perëndinë” (Hebrenjve 12:14).
Lidhëza “po të…” shërben si doreza, që ia hap derën një jete më të plotë e më të thellë në besim. A mendojmë se të zbatuarit e urdhërimeve të Krishtit është një punë e lehtë apo e vështirë? Po të kujtojmë se është e pamundur që ta zbatojmë fjalën e Tij, atëherë a nuk tregojmë kështu mungesë besimi tek Ai vetë? Për më tepër, a nuk jemi gati për ta quajtur Perëndinë “gënjeshtar”? “Sepse kjo është dashuria e Perëndisë: që ne të zbatojmë urdhërimet e tij; dhe urdhërimet e tij nuk janë të rënda. Sepse çdo gjë që ka lindur nga Perëndia e mund botën; dhe kjo është fitorja që e mundi botën: besimi ynë. Cili është ai që e mund botën, veç se ai që beson se Jezusi është Biri i Perëndisë?” (1 Gjonit 5:3-4). Nëse e hedhim poshtë nevojën për t’iu bindur Zotit, atëherë jemi fajtorë, sepse e kemi hedhur poshtë vetë Atë.

Shembulli ynë
Ka nga ata, që thonë se janë të denjë për Parajsën, edhe pse bëjnë mëkate në Tokë. Të tillë njerëz thonë se Perëndia i ka zgjedhur për t’u shpëtuar, se nuk mund ta humbin dot dhuratën, që iua ka dhënë Krishti. Por të zgjedhurit e vërtetë janë ata, që e duan Perëndinë me gjithë zemrën, shpirtin e forcën e tyre dhe që i binden fjalës së Tij. Ata që thonë ndryshe, predikojnë një ungjill tjetër. T’i bindesh Zotit, do të thotë të marrësh vendim me gjithë zemrën tënde se do t’ia dorëzosh jetën plotësisht Atij. T’i bindesh Atij nuk është një punë e lodhshme, siç kujtojnë disa, por një përvojë që na sjell fuqi e shenjtëri në jetë. Me pak fjalë, pra, ata që e duan Zotin, e kanë kollaj t’i binden Atij.
Ndoshta kujtojmë se Jezusi iu bind automatikisht Atit të Tij, ngaqë Ai vetë ishte Perëndi. Kështu që, sa herë themi se Jezusi iu bind Perëndisë, kujtojmë se Jezusi nuk e kishte aspak të vështirë për të vepruar kështu, por sa gabim e kemi! “Edhe pse ishte Bir, mësoi të jetë i bindur nga ato që pësoi” (Hebrenjve 5:8). E shohim, pra, se Krishti ia dorëzoi vullnetin e Tij Atit, kur vdiq në kryq. “Ati im, në qoftë se është e mundur, largoje prej meje këtë kupë; megjithatë, jo si dua unë, por si do ti” (Mateu 26:39). Tek Filipianëve 2:5-8, apostulli Pal thotë: “Kini në ju po atë ndjenjë që ishte në Jezu Krishtin, i cili, edhe pse ishte në trajtë Perëndie, nuk e çmoi si një gjë ku të mbahej fort për të qenë barabar me Perëndinë, por e zbrazi veten e tij, duke marrë trajtë shërbëtori, e u bë i ngjashëm me njerëzit dhe duke u gjetur nga pamja e jashtme posi njeri, e përuli vetveten duke u bërë i bindur deri në vdekje, deri në vdekje të kryqit”. A nuk e shohim, pra, se Ai është shembulli ynë, kur vjen puna tek bindja? Bindja e Tij na solli shpëtimin, ndaj edhe ne duhet t’i bindemi Atij, në mënyrë që ta shijojmë jetën e përjetshme. “Dhe, si u bë i përkryer, u bë vepronjësi i shpëtimit të amshuar për të gjithë ata që që i binden” (Hebrenjve 5:9). “Madje edhe vetë sekreti i të qëndruarit të Krishtit në dashurinë e Perëndisë, ishte vetë bindja!” (citat i marrë prej komentimit që i bëjnë Biblës autorët Xhejmisën, Foset dhe Braun).
Krishti e kreu punën e shpëtimit në kryq, por është detyra jonë që t’i bindemi Atij, duke jetuar çdo ditë sipas urdhërimeve të Tij. “Prandaj, të dashurit e mi, ashtu sikur keni qenë gjithnjë të bindur jo vetëm kur isha i pranishëm, por edhe më shumë tani që jam larg, punoni për shpëtimin tuaj me frikë e me dridhje, sepse Perëndia është ai që vepron në ju vullnetin dhe veprimtarinë, sipas pëlqimit të tij” (Filipianëve 2:12-13). Ai, si “pararendësi” ynë (Hebrenjve 6:20), na e ka përgatitur rrugën, që duhet të ndjekim. “Sepse për këtë ju u thirrët, sepse edhe Krishti e vuajti për ne, duke ju lënë një shembull, që të ecni pas gjurmës së tij” (1 Pjetrit 2:21).
Përfundim
Besimtari që dëshiron që të qëndrojë në Krishtin, dëshiron që të jetë gjithashtu edhe në qendër të vullnetit të Perëndisë. Dhe, ashtu si edhe Jezusi që na shfaqet tek Psalmet, edhe ne duhet të jetojmë për t’iu bindur Atij. “Perëndia im, unë gëzohem kur zbatoj vullnetin tënd dhe ligji yt është në zemrën time” (Psalmi 40:8, shiko gjithashtu edhe Hebrenjve 10:8). Pa dyshim, pra, që ky është vendi i paqes së bekuar për çdo kristian të vërtetë. Po ta kuptojmë mirë marrëdhënien e ngushtë, që egziston mes dy lidhëzave “po të…” dhe “sikurse…”, atëherë do të nxjerrim si konkluzion se nuk është e mundur që të jetosh dot një jetë me bollëk, nëse nuk i bindesh plotësisht Jezusit. Ajo që na lidh në mënyrë të pathyeshme me Jezusin, është dashuria që kemi për Të, e shfaqur në formën e bindjes. Dashuria pa bindjen nuk është dashuria, që na përshkruhet në Bibël. “Dhe nga kjo e dimë se e kemi njohur atë, në qoftë se i zbatojmë urdhërimet e tij” (1 Gjonit 2:3).
Për më shumë informacion, vizitoni faqen tonë të internetit në shqip: http://fjalaegjalle.2truth.com/

per autorin:
Që prej 30 vjetësh, Gary J. Hall ka qenë pastor i kishës biblike “Fjala e Gjallë” në Liverpul të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe. Ai u rrit si katolik, por në vitin 1973, në moshën 17-vjeçare, u bë besimtar i krishterë, duke e pranuar Krishtin si Zotin dhe Shpëtimtarin e Tij. Ai është diplomuar prej Bashkësisë së Shërbesave Ungjillizuese si shërbëtor i Fjalës së Perëndisë dhe tani është Kryetari i Akademisë së kësaj bashkësie. Pastor Gary ka bërë vizita të shpeshta në Shqipëri, që prej 1993-shit. Ai i është mirënjohës Perëndisë për mundësitë e mrekullueshme që i ka dhënë, për të ndarë Fjalën e Tij me shqiptarët. Kisha biblike “Fjala e Gjallë” ka faqen e saj të internetit, e cila përmban studime dhe artikuj të ndryshëm në shqip. Vizitojeni tek www.LWBC.co.uk ose mund të shkoni direkt tek faqja në shqip, duke përdorur këtë adresë http://fjalaegjalle.2truth.com Magdalena (Magda) Maylam (mbiemri i vajzërisë “Gjoni”) është shqiptare me banim që prej 12 vjetësh në Liverpul të Anglisë. Lindur e rritur me frymën ateiste në Laç, afër Krujës, Magda, me inisiativën e prindërve të saj, filloi të mësojë anglisht që në moshën 7-vjeçare. Kur Shqipëria ia hapi dyert Ungjjillit të Jezus Krishtit, Magda e gjeti veten si përkthyese të misionarëve të ndryshëm, që vinin në qytetin e saj. Dalë nga dalë, Fjala e Perëndisë i depërtoi në zemër, duke e bindur për mëkatin dhe duke i dhënë jetës së saj kuptim e qëllim. Magda e pranoi Krishtin si Zotin dhe Shpëtimtarin e saj personal në moshën 15-vjeçare. Gjatë një vizite 8-mujore studentore në Denver, Kolorado të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Magda u pagëzua dhe e deklaroi hapur besimin e saj të ri në vitin 1995. Magda ka mbaruar Fakultetin e Shkencave Shoqërore dhe Politike, duke studjuar si në Stamboll të Turqisë, ashtu edhe në Liverpul të Anglisë. Ajo është diplomuar gjithashtu me Diplomën në Teologji, të marrë prej Akademisë Ungjillore të Bashkësisë së Shërbesave Ungjillizuese në Angli. Magda është e martuar me Tarkuinin, besimtar anglez dhe trajner tenisi. Të dy janë anëtarë të kishës biblike “Fjala e Gjallë” në Liverpul. Ata kanë dy djem, Boaz dhe Kejleb, që përpiqen t’i rritin për Perëndinë dhe lavdinë e Tij. Ata i mirëpresin lajmet tuaja në adresën j4ver.magtar@btinternet.com