Reflektime mbi Gjonin 15:1-16 – Pjesa VIII
nga: Gary J. Hall & Magda Maylam, botuar me: 17.08.2010
Përgjigje ndaj lutjes
“Në qoftë se qëndroni në mua dhe fjalët e mia qëndrojnë në ju, kërkoni çfarë të doni dhe do t’ju bëhet… Nuk më keni zgjedhur ju mua, por unë ju kam zgjedhur juve; dhe ju caktova të shkoni dhe të jepni fryt, dhe fryti juaj të jetë i qëndrueshëm, që, çfarëdo gjë që t’i kërkoni Atit në emrin tim, ai t’jua japë” (Gjoni 15:7, 16).
Parathënie
Ja, ku kemi, pra, një premtim të mrekullueshëm për të gjithë ata, që vërtet qëndrojnë në Krishtin, d.m.th. lutjet e tyre jo vetëm që do të dëgjohen prej Perëndisë, por edhe do të gjejnë përgjigje prej Tij. Ata që vazhdimisht qëndrojnë në Krishtin, e njohin vullnetin e Tij, prandaj edhe nuk i kërkojnë Atij gjëra, që nuk janë në përputhje me vullnetin e Tij. Për besimtarë të tillë, premtimi se lutjet e tyre do të gjejnë gjithnjë përgjigje, bëhet realitet gjatë gjithë jetës.

Çfarëdo lloj gjëje
Shprehja “çfarëdo lloj gjëje” është e varur prej fjalës “në qoftë se”, d.m.th. duhet të “qëndrojmë” në Krishtin, para se lutjet tona të gjejnë përgjigje prej Tij. Kemi nevojë të mbështetemi tek Zoti në çdo aspekt të jetës. Nëse nuk jemi gati t’ia përkushtojmë veten plotësisht Atij, atëherë nuk duhet të presim që të marrim gjë prej Tij, ngaqë s’kemi besim. “Edhe pa besim është e pamundur t’i pëlqesh Atij, sepse ai që i afrohet Perëndisë duhet të besojë se Perëndia është, dhe se është shpërblenjësi i atyre që e kërkojnë atë” (Hebrenjve 11:6). Ata që sugjerojnë se Perëndia iu përgjigjet pa kushte e pa rezerva lutjeve tona, nuk tregohen të sinqertë me vetë Biblën, e cila thotë: “Kur ju thirra nuk dhatë përgjigje, kur ju fola nuk dëgjuat, por keni bërë atë që është e keqe në sytë e mi dhe keni zgjedhur atë që nuk më pëlqen” (Isaia 65:12). A jemi gati të bëjmë çfarëdo lloj gjëje, që na kërkon Zoti? Nëse po, atëherë Ai do të bëjë për ne çfarëdo lloj gjëje që i kërkojmë.
Vini re se si përgjigja ndaj lutjes është e lidhur drejtpërsëdrejti me të “dhënit fryt”. Kjo do të thotë se duhet t’i bindemi Perëndisë. Një bindje e tillë ka të bëjë me një përkushtim të vazhdueshëm e të pathyeshëm të jetës sonë ndaj Zotit. Bindja gjithmonë sjell shpërblimet e veta. Ata që thonë se Perëndia i shpërblen ata, që nuk i binden, në fakt nuk e nderojnë dhe nuk e respektojnë fare Atë.

Kërkoni
Besimtarët duhet të luten. “Duhet të lutemi vazhdimisht pa u lodhur” (Luka 18:1). Por si mund t’i lutemi Perëndisë, nëse nuk ia besojmë dhe nuk ia përkushtojmë plotësisht jetën Atij? T’i lutesh Zotit nuk do të thotë që t’i thuash Atij thjesht fjalë fetare, të parëndësishme e pa kuptim, por fjalë që dalin nga zemra. Nuk është e vërtetë se vetëm ata që janë të përsosur, marrin përgjigje ndaj lutjeve të tyre, sepse po të ishte kështu, atëherë askush nuk mund të lutej siç duhet dhe të dëgjohej prej Zotit. “Rrëfeni fajet njeri tjetrit dhe lutuni për njeri tjetrin, që të shëroheni; shumë fuqi ka lutja e të drejtit kur bëhet me gjithë shpirt. Elia ishte një njeri me të njëjtat pasionet tona, dhe u lut intensivisht që të mos binte shi, edhe nuk ra shi mbi dhe për tre vjet e gjashtë muaj. Dhe u lut përsëri dhe qielli dha shi edhe dheu dha frytin e vet” (Jakobi 5:16-18).
Të shumtë janë ata, që duan që Zoti t’iu përgjigjet lutjeve të tyre, por nuk duan që t’i binden vullnetit të Tij. “Ju kërkoni dhe nuk merrni, sepse kërkoni keqas që të shpenzoni për kënaqësitë tuaja” (Jakobi 4:3). Por ata, që i luten Perëndisë në përputhje me vullnetin e Tij, bekohen dhe gëzohen, kur marrin përgjigje ndaj lutjeve. “Deri tani ju s’keni kërkuar asgjë në emrin tim; kërkoni dhe do të merrni, që gëzimi juaj të jetë i plotë” (Gjoni 16:24). Ata që me të vërtetë qëndrojnë në Krishtin, nuk ndihen kurrë fajtorë, kur i luten Perëndisë për gjëra mishore. Nëse Perëndia iua plotëson dëshirat, atëherë ata e dinë se dëshirat e tyre mishore kanë për t’iua shkatërruar marrëdhënien, që kanë me Zotin. “Por shpejt i harruan veprat e tij dhe nuk pritën me besim plotësimin e planit të tij. U ndezën nga lakmia në shkretëtirë dhe e tunduan Perëndinë në vetmi. Dhe ai u dha atyre sa i kërkonin, por dërgoi midis tyre një lëngatë që pakësoi numrin e tyre” (Psalmi 106:13-15). Nëse jemi të rrënjosur mirë në Krishtin, atëherë do të jetojmë automatikisht sipas vullnetit të Tij, me besimin më të madh të mundshëm. Vini re se, n.q.s. e kemi fjalën e Perëndisë në zemër, atëherë lutjet tona do të marrin përgjigje. Prandaj, pra, ata që i shërbejnë Atij, nuk kanë pse të kenë frikë t’i kërkojnë Zotit gjëra, që janë të ligjshme. “Në zemrat e këtyre besimtarëve, egziston një harmoni mes lutjeve të tyre dhe vullnetit të Perëndisë” (Nga komentimi që i bëjnë Biblës autorët Xhejmisën, Foset dhe Braun). “Le t’i afrohemi, pra, me guxim fronit të hirit, që të marrim mëshirë e të gjejmë hir, për të pasur ndihmë në kohë nevoje” (Hebrenjve 4:16). Nëse do t’i lutemi Perëndisë, le t’i lutemi Atij, pra, me këtë lloj besimi. “Prandaj po ju them: Të gjitha ato që ju kërkoni duke lutur, besoni se do t’i merrni dhe ju do t’i merrni” (Marku 11:24).

Uniteti
Le ta vëmë re rolin që luan Vreshtari në këtë drejtim. Ai e mbolli Hardhinë dhe pret që degët të japin fryte, që i sjellin lavdi Atij. Prandaj, pra, a nuk do t’i japë Ai çdo dege pikërisht atë, që i duhet asaj për të dhënë fryte? Nuk është mirë për Vreshtarin, nëse Ai i lë degët që të vyshken e të vdesin, pa iu siguruar atyre ushqimin e duhur. Kështu pra, edhe lutjet që marrin përgjigje prej Zotit, i sjellin lavdi Atij.
Ati, Biri dhe Fryma e Shenjtë janë në unitet me njëri-tjetrin. Por edhe ne mund të bëhemi pjesëmarrës të këtij uniteti, nëse qëndrojmë në Krishtin, nëse i bindemi Atij dhe nëse lutemi me besim. Krishti e ka patur gjithmonë si detyrë, që të na afrojë pranë Atit. “Unë jam udha, e vërteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati përveçse nëpërmjet meje” (Gjoni 14:6)… “Kush fiton do të vishet me rroba të bardha dhe unë nuk do ta fshij emrin e tij nga libri i jetës, por do të rrëfej emrin e tij përpara Atit tim dhe para engjëjve të tij” (Zbulesa 3:5). Për këtë arsye, na mësoi edhe Krishti që të lutemi: “Ati ynë…” (Mateu 6:9-15). Ati kënaqet, kur iu përgjigjet lutjeve të atyre, që ia kanë dedikuar jetën Jezusit. “Në atë ditë ju do të kërkoni në emrin tim; dhe nuk po them se unë do t’i lutem Atit për ju; Ati vetë në fakt ju do, sepse ju më deshët mua dhe keni besuar se unë dola nga Perëndia” (Gjoni 16:26-27). E si mund të shkojmë direkt tek Ati, nëpërmjet Birit, nëse nuk qëndrojmë në Të?
Përfundim
Lutja bëhet e vdekur, atëherë kur pushojmë së qëndruari në Krishtin. Por s’duhet të arrijmë në një nivel të tillë. Nëse Krishti na ka zgjedhur për të dhënë fryte, atëherë s’ka dyshim se Ai ka për t’iu përgjigjur edhe lutjeve tona. Nëse qëndrojmë në Të, atëherë lutja do të na bëhet gjëja më e natyrshme e jetës.
Për më shumë informacion, vizitoni faqen tonë të internetit në shqip: http://fjalaegjalle.2truth.com/

per autorin:
Që prej 30 vjetësh, Gary J. Hall ka qenë pastor i kishës biblike “Fjala e Gjallë” në Liverpul të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe. Ai u rrit si katolik, por në vitin 1973, në moshën 17-vjeçare, u bë besimtar i krishterë, duke e pranuar Krishtin si Zotin dhe Shpëtimtarin e Tij. Ai është diplomuar prej Bashkësisë së Shërbesave Ungjillizuese si shërbëtor i Fjalës së Perëndisë dhe tani është Kryetari i Akademisë së kësaj bashkësie. Pastor Gary ka bërë vizita të shpeshta në Shqipëri, që prej 1993-shit. Ai i është mirënjohës Perëndisë për mundësitë e mrekullueshme që i ka dhënë, për të ndarë Fjalën e Tij me shqiptarët. Kisha biblike “Fjala e Gjallë” ka faqen e saj të internetit, e cila përmban studime dhe artikuj të ndryshëm në shqip. Vizitojeni tek www.LWBC.co.uk ose mund të shkoni direkt tek faqja në shqip, duke përdorur këtë adresë http://fjalaegjalle.2truth.com Magdalena (Magda) Maylam (mbiemri i vajzërisë “Gjoni”) është shqiptare me banim që prej 12 vjetësh në Liverpul të Anglisë. Lindur e rritur me frymën ateiste në Laç, afër Krujës, Magda, me inisiativën e prindërve të saj, filloi të mësojë anglisht që në moshën 7-vjeçare. Kur Shqipëria ia hapi dyert Ungjjillit të Jezus Krishtit, Magda e gjeti veten si përkthyese të misionarëve të ndryshëm, që vinin në qytetin e saj. Dalë nga dalë, Fjala e Perëndisë i depërtoi në zemër, duke e bindur për mëkatin dhe duke i dhënë jetës së saj kuptim e qëllim. Magda e pranoi Krishtin si Zotin dhe Shpëtimtarin e saj personal në moshën 15-vjeçare. Gjatë një vizite 8-mujore studentore në Denver, Kolorado të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Magda u pagëzua dhe e deklaroi hapur besimin e saj të ri në vitin 1995. Magda ka mbaruar Fakultetin e Shkencave Shoqërore dhe Politike, duke studjuar si në Stamboll të Turqisë, ashtu edhe në Liverpul të Anglisë. Ajo është diplomuar gjithashtu me Diplomën në Teologji, të marrë prej Akademisë Ungjillore të Bashkësisë së Shërbesave Ungjillizuese në Angli. Magda është e martuar me Tarkuinin, besimtar anglez dhe trajner tenisi. Të dy janë anëtarë të kishës biblike “Fjala e Gjallë” në Liverpul. Ata kanë dy djem, Boaz dhe Kejleb, që përpiqen t’i rritin për Perëndinë dhe lavdinë e Tij. Ata i mirëpresin lajmet tuaja në adresën j4ver.magtar@btinternet.com