Reflektime mbi Gjonin 15:1-16 – Pjesa VI
nga: Gary J. Hall & Magda Maylam, botuar me: 28.07.2010
Nëse nuk qëndroni
“Qëndroni në mua dhe unë do të qëndroj në ju; sikurse shermendi nuk mund të japë fryt nga vetja, po qe se nuk qëndron në hardhi, ashtu as ju, nëse nuk qëndroni në mua” (Gjoni 15:4).
Parathënie
Jeta jonë në kopshtin e Perëndisë ka ardhur si rezultat i Hardhisë, që vetë Vreshtari ka mbjellë. Na duhet të qëndrojmë të lidhur tek Hardhia, nëse duam të vazhdojmë të marrim ushqimin, që na nevojitet për t’u rritur. Ky lloj “qëndrimi” do të thotë se një besimtar duhet të jetë në bashkësi të vazhdueshme me Perëndinë. Por ç’do të ndodhë, nëse dega nuk do, që të qëndrojë e ngjitur tek Hardhia? Ka nga ata që thonë se dega (ose besimtari) nuk mundet ta humbë dot shpëtimin. Por atëherë ç’vlerë ka domosdoshmëria e të qëndruarit në Krishtin, nëse mund të shkëputemi prej Tij, kur të na dojë qejfi, e të mbetemi po prapë të shpëtuar? A nuk është për t’u habitur, që ka nga ata të krishterë, që duan që Krishti të qëndrojë vazhdimisht me ta, por vetë as që nuk e vrasin mendjen fare për të qëndruar në Të?

Bashkësia jonë me Krishtin
Ky lloj bashkimi ynë me Zotin filloi që në momentin, kur u bëmë një “krijesë e re” në Krishtin (2 Korintasve 5:17), që kur hodhëm hapin e parë në rrugën e quajtur “risi e jetës” (Romakëve 6:4). Në atë moment, e larguam veten nga bota dhe i premtuam se do t’i besojmë e do t’i bindemi Krishtit gjatë gjithë jetës. Nëpërmjet lindjes së re, u bëmë fëmijët e Perëndisë. “Sepse të gjithë ata që udhëhiqen nga Fryma e Perëndisë janë bij të Perëndisë” (Romakëve 8:14). Kështu pra, Jezusi është në ne dhe ne në Të, një bashkim i shenjtë me Shpëtimtarin tonë.
Kjo shëmbëlltyrë e Hardhisë na tregon diçka rreth bazës së këtij bashkimi, si edhe pasojave që vijnë, kur shkëputemi prej tij. Ashtu siç i ushqen degët hardhia, ashtu edhe Krishti na jep gjithçka, që na nevojitet, me qëllim që të japim fryte të mira. Por, sapo dega shkëputet prej hardhisë, atëherë ajo s’jep më fryt, por përkundrazi, është e pavlerë, e vdekur. E mashtrojmë veten, nëse nuk arrijmë ta kuptojmë dot ashtu siç duhet atë, që kërkon të na thotë Jezusi në këtë pasazh biblik.
Fjala “në” ka të bëjë jo vetëm me të qënit anëtar i një kishe, por gjithashtu edhe me faktin se jemi pjesë e punës së Perëndisë në Krishtin. Kemi jetën e Tij. “Unë u kryqëzova bashkë me Krishtin dhe nuk rroj më unë, po Krishti rron në mua; dhe ajo jetë që tani jetoj në mish, e jetoj në besimin e Birit të Perëndisë, që më deshi dhe dha veten për mua” (Galatasve 2:20). Një bashkim i tillë është afërsisht i ngjashëm edhe me bashkimin, që egziston mes tre pjesëtarëve të Trinitetit. “Atë ditë do të mësoni se unë jam në Atin tim, dhe se ju jeni në mua dhe unë në ju” (Gjoni 14:20). Ky bashkim mbahet i fortë prej Frymës së Shenjtë, tek ata që me të vërtetë e duan, i shërbejnë dhe i binden Zotit. “Kush ka urdhërimet e mia dhe i zbaton, është ai që më do; dhe kush më do mua, Ati im do ta dojë; dhe unë do ta dua dhe do t’i dëftehem atij” (Gjoni 14:21).

Nëse
Mendimet e mësipërme kanë vlerë, vetëm kur përdoret fjala “nëse”. Kjo fjalë nënkupton një kusht, i cili është shprehur edhe më parë prej Zotit, d.m.th. jeta dhe prodhimi i fryteve mund të bëhen realitet, përsa kohë që qëndrojmë në Krishtin. Nëse ky fakt nuk është i vërtetë, atëherë Krishti e pati gabim, kur tha se dega nuk mund të japë fryte thjesht me forcat e veta. Është qesharake ta mendosh një gjë të tillë, si nga ana natyrale, ashtu edhe nga ajo shpirtërore. Me pak fjalë, pra, bashkimi mes Hardhisë dhe degëve duhet të jetë i pathyeshëm. “Ruajtja e kësaj lidhjeje të domosdoshme është kusht i prodhimtarisë së vazhdueshme” (Nga komentimi që i bëjnë Biblës autorët Xhejmisën, Foset dhe Braun). S’ia vlen ta theksosh faktin e të qëndruarit në Krishtin, nëse një besimtar mund të egzistojë si fëmijë i Perëndisë jashtë Krishtit. Ashtu si Jakobi me ëngjëllin, edhe ne duhet t’i ngjitemi Krishtit, nëse duam të marrim bekimin. “Nuk do të të lë të shkosh, në rast se nuk më bekon më parë!” (Zanafilla 32:26).
Të shumtë janë ata, që e kanë larguar veten nga Krishti, por vazhdojnë të qëndrojnë akoma në kishë. E kanë të vështirë të japin të njëjtat fryte si ata, që janë të lidhur me Zotin. Frytet që japin, janë fallco, imitime të fryteve të vërteta, të prodhuara me anë të veprave të mira e jo si rezultat i natyrshëm i të qënit i bashkuar me Krishtin. Kjo situatë mund të ndryshojë, nëse e lejojnë Perëndinë, që të kryejë një mrekulli dhe t’i bashkojë përsëri tek Hardhia.
Ka nga ata, që nuk janë të lidhur fort tek Hardhia. Të tillë njerëz i kanë qejf kënaqësitë e Parajsës, por në të njëjtën kohë, kanë qejf edhe ato të botës. Nuk do të kalojë shumë kohë, kur të tilla degë do të bien nga hardhia. “Askush nuk mund t’u shërbejë dy zotërinjve, sepse ose do të urrejë njërin dhe do ta dojë tjetrin; ose do t’i qëndrojë besnik njerit dhe do të përçmojë tjetrin; ju nuk mund t’i shërbeni Perëndisë dhe mamonit. Prandaj po ju them: mos u shqetësoni për jetën tuaj, për atë që do të hani ose do të pini, as për trupin tuaj, për atë që do të vishni. A nuk është vallë jeta më me vlerë se ushqimi dhe trupi më me vlerë se veshja?” (Mateu 6:24-25). “Ata që nuk qëndrojnë në Krishtin, edhe pse, nga ana e jashtme, mund të japin fryte për një farë kohe, prapëseprapë nuk rrojnë shumë” (Mateo Henri). E megjithatë, Vreshtari përsëri mundet që ta bashkojë plotësisht degën tek hardhia. Dega s’ka pse të vyshket e s’ka pse të vuajë. Përkundrazi, mund të përjetojë përsëri jetë e prodhimtari të plotë. “Kujtohu, pra, se nga ke rënë, pendohu, dhe bëj veprat e para; në mos do të vi së shpejti te ti dhe do ta luaj shandanin tënd nga vendi i vet, nëse nuk pendohesh” (Zbulesa 2:5).
Fjala “nëse” na jepet, me qëllim që ta kuptojmë se Zoti nuk bën përjashtim për asnjërin nga ne. Ai as nuk e kthen fjalën, as nuk ia përshtat atë pikëpamjeve të ndryshme, që mund të kenë njerëzit, lidhur me shpëtimin, përkushtimin ndaj Tij, apo shenjtërinë. “Në të vërtetë, në të vërtete po të them që nëse një nuk ka rilindur, nuk mund ta shohë mbretërinë e Perëndisë” (Gjoni 3:3). Askush nuk mund të prodhojë fryte, që i sjellin lavdi Perëndisë, nëse nuk qëndron plotësisht, vazhdimisht e pa rezerva në Krishtin. Një qëndrim i tillë duhet bërë vullnetarisht, si përkushtim me gjithë zemër. “Të kam kërkuar me gjithë zemër” (Psalmi 119:10)… “Duaje Zotin, Perëndinë tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd, me gjithë mendjen tënde e me gjithë forcën tënde!” (Marku 12:30).
Përfundim
Nuk mund ta mbjellim dot veten në kopshtin e Perëndisë. Nuk mund ta lidhim dot veten tek Hardhia. Nuk mund të japim dot fryte me forcat tona. Prandaj, pra, është Perëndia Ai, që vepron në ne. “Në qoftë se Zoti nuk ndërton shtëpinë, me kot lodhen ndërtuesit” (Psalmi 127:1). E megjithatë, nuk mund ta neglizhojmë dot atë mësim të thjeshtë e të qartë, që na thuhet në këtë pasazh. Duhet të qëndrojmë vazhdimisht e me gjithë zemër në Krishtin, nëse duam të marrim jetën e Tij dhe të japim fryte. Nëse jeta jonë “është fshehur bashkë me Krishtin në Perëndinë”, atëherë nuk mund të presim që jeta e Tij të jetë shterpë dhe e pafrytshme (Kolosianëve 3:3). Hardhia jep fryte nga degët. Këto fryte tregojnë se Hardhia është e gjallë dhe e shëndetshme. Degët e mbushura me fruta i sjellin lavdi Vreshtarit. A nuk vërteton mungesa e frutave të kundërtën e kësaj thënieje? Të qëndruarit në Krishtin është përgjigja ndaj çdo dëshire për të hequr dorë nga besimi, apo prej mundësisë së të humburit të shpëtimit. “Nëse ndokush më do, do ta zbatojë fjalën time; edhe Ati im do ta dojë dhe ne do të vijmë tek ai dhe do të bëjmë banesën tek ai” (Gjoni 14:23).
Për më shumë informacion, vizitoni faqen tonë të internetit në shqip: http://fjalaegjalle.2truth.com/

per autorin:
Që prej 30 vjetësh, Gary J. Hall ka qenë pastor i kishës biblike “Fjala e Gjallë” në Liverpul të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe. Ai u rrit si katolik, por në vitin 1973, në moshën 17-vjeçare, u bë besimtar i krishterë, duke e pranuar Krishtin si Zotin dhe Shpëtimtarin e Tij. Ai është diplomuar prej Bashkësisë së Shërbesave Ungjillizuese si shërbëtor i Fjalës së Perëndisë dhe tani është Kryetari i Akademisë së kësaj bashkësie. Pastor Gary ka bërë vizita të shpeshta në Shqipëri, që prej 1993-shit. Ai i është mirënjohës Perëndisë për mundësitë e mrekullueshme që i ka dhënë, për të ndarë Fjalën e Tij me shqiptarët. Kisha biblike “Fjala e Gjallë” ka faqen e saj të internetit, e cila përmban studime dhe artikuj të ndryshëm në shqip. Vizitojeni tek www.LWBC.co.uk ose mund të shkoni direkt tek faqja në shqip, duke përdorur këtë adresë http://fjalaegjalle.2truth.com Magdalena (Magda) Maylam (mbiemri i vajzërisë “Gjoni”) është shqiptare me banim që prej 12 vjetësh në Liverpul të Anglisë. Lindur e rritur me frymën ateiste në Laç, afër Krujës, Magda, me inisiativën e prindërve të saj, filloi të mësojë anglisht që në moshën 7-vjeçare. Kur Shqipëria ia hapi dyert Ungjjillit të Jezus Krishtit, Magda e gjeti veten si përkthyese të misionarëve të ndryshëm, që vinin në qytetin e saj. Dalë nga dalë, Fjala e Perëndisë i depërtoi në zemër, duke e bindur për mëkatin dhe duke i dhënë jetës së saj kuptim e qëllim. Magda e pranoi Krishtin si Zotin dhe Shpëtimtarin e saj personal në moshën 15-vjeçare. Gjatë një vizite 8-mujore studentore në Denver, Kolorado të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Magda u pagëzua dhe e deklaroi hapur besimin e saj të ri në vitin 1995. Magda ka mbaruar Fakultetin e Shkencave Shoqërore dhe Politike, duke studjuar si në Stamboll të Turqisë, ashtu edhe në Liverpul të Anglisë. Ajo është diplomuar gjithashtu me Diplomën në Teologji, të marrë prej Akademisë Ungjillore të Bashkësisë së Shërbesave Ungjillizuese në Angli. Magda është e martuar me Tarkuinin, besimtar anglez dhe trajner tenisi. Të dy janë anëtarë të kishës biblike “Fjala e Gjallë” në Liverpul. Ata kanë dy djem, Boaz dhe Kejleb, që përpiqen t’i rritin për Perëndinë dhe lavdinë e Tij. Ata i mirëpresin lajmet tuaja në adresën j4ver.magtar@btinternet.com