Reflektime mbi Gjonin 15:1-16 – Pjesa IX
nga: Gary J. Hall & Magda Maylam, botuar me: 03.09.2010
Dashuria e përsosur
“Sikurse Ati më ka dashur mua, ashtu edhe unë ju kam dashur juve; qëndroni në dashurinë time. Po të zbatoni urdhërimet e mia, do të qëndroni në dashurinë time, sikurse unë i zbatova urdhërimet e Atit tim dhe qëndroj në dashurinë e tij. Këto gjëra jua kam thënë që gëzimi im të qëndrojë në ju dhe gëzimi juaj të jetë i plotë. Ky është urdhërimi im: ta doni njëri-tjetrin, ashtu si unë ju kam dashur juve. Askush s’ka dashuri më të madhe nga kjo: të japë jetën e vet për miqtë e tij” (Gjoni 15:9 -13).
Parathënie
Apostulli Pal na thotë se dashuria është karakteristika më e mirë, që mund të ketë njeriu, sepse ajo i përmbush të gjitha kushtet e ligjit (1 Corintasve 13:13, Romakëve 13:10). Apostulli Gjon na informon se mund ta përjetojmë dashurinë e përsosur (1 Gjonit 4:18). Në tekstin në hyrje të këtij studimi, e shohim qartë këtë të vërtetë, sepse, meqënëse “Perëndia është dashuri” dhe pa Krishtin ne nuk mund të bëjmë dot “asgjë”, atëherë nga kjo rrjedh se dashuria e vërtetë e krishterë na jepet drejtpërsëdrejti prej Perëndisë (1 Gjonit 4:16, Gjoni 15:5). Kjo dashuri na “është derdhur në zemrat tona me anë të Frymës së Shenjtë” (Romakëve 5:5).

Dashuri hyjnore
Jezusi ka të njëjtën dashuri për ne, si ajo që ka Ati për Birin e Tij. Kjo dashuri është e njëjtë me atë të Atit si nga madhësia, ashtu edhe nga cilësia dhe lloji, sepse përndryshe Jezusi nuk do ta përmendte fare. Kjo dashuri nuk njeh kufij, apo kufizime. “Që Krishti të banojë në zemrat tuaja me anë të besimit, që, të rrënjosur dhe të themeluar në dashuri, të mund të kuptoni me të gjithë shenjtorët cila është gjërësia, gjatësia, thellësia dhe lartësia, dhe ta njihni dashurinë e Krishtit që tejkalon çdo njohuri, që të mbusheni me tërë plotësinë e Perëndisë” (Efesianëve 3:17-19). Siç e vumë re edhe tek shëmbëlltyra e hardhisë, gjithë ushqimin që merr hardhia, e marrin edhe degët. Prandaj, pra, dashuria nuk është thjesht një ndjenjë emocionale, por një realitet shpirtëror për të gjithë ata, që qëndrojnë në Krishtin.
Edhe pse mund të mos e kuptojmë plotësisht sesi mund të egzistojë një dashuri e tillë brenda nesh, prapëseprapë, nuk duhet të heqim dorë prej së pranuarit me gjithë zemër të kësaj dhurate të çmuar. Kjo dashuri nuk mund të fallsifikohet. Për më tepër, është e pamundur ta marrësh atë, thjesht duke bërë vepra bamirësie, apo sakrifica të ndryshme. Shumë shpejt do ta vëmë re se kemi për të dështuar, nëse mundohemi ta marrim këtë dashuri me forcat tona. Dashuri hyjnore, apo dashuria qiellore nuk mund të krahasohet me asgjë tjetër në botë. Kjo dashuri është e gjitha Perëndi. “Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin”… “Por Perëndia e tregon dashurinë e tij ndaj nesh në atë që, kur ende ishim mëkatarë, Krishti vdiq për ne” (Gjoni 3:16, Romakëve 5:8). Kjo dashuri na jepet, që në momentin kur i besojmë Krishtit dhe e pranojmë Atë si Shpëtimtar. “Që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme” (Gjoni 3:16).

Qëndroni në dashuri
Fakti se Zoti na kërkon që të qëndrojmë në dashuri, na tregon se ne vetë nuk qëndrojmë dot automatikisht në këtë dashuri. Përvoja personale e të krishterëve të brezave të shkuar na vërteton se të paktë janë ata, që qëndrojnë në dashuri. Gjithashtu, fjalët e Krishtit na tregojnë se është e mundur të kesh një dashuri të përsosur. Një ide e tillë mund të na duket e parealizueshme, por kjo vjen ngaqë na mungon besimi. Disa e quajnë këtë lloj dashurie ‘jeta më e lartë’, apo ‘jeta e më thellë’, apo ‘jeta më e plotë e krishterë’. Në këtë qëndrim në dashuri bazohet edhe shenjtëria. E shohim, pra, se kjo dashuri merret në momentin e shpëtimit, por është e rëndësishme ta kuptojmë faktin se na duhet të rritemi në këtë dashuri, nëpërmjet bindjes ndaj Perëndisë. “Dhe kjo është dashuria, të ecim sipas urdhërimeve të tij” (2 Gjonit, vargu 6)… “Nëse më doni, zbatoni urdhërimet e mia” (Gjoni 14:15).
Të qëndruarit në dashurinë e Krishtit nënkupton faktin se mund të kemi një jetë të krishterë, që është fitimtare, sepse kjo dashuri e mund çdo lloj vështirësie. “Kush do të na ndajë nga dashuria e Krishtit? Pikëllimi, a ngushtica, a përndjekja, a uria, a të zhveshurit, a rreziku, a shpata? Siç është shkruar: “Për ty po vritemi gjithë ditën; u numëruam si dele për therje”. Por në të gjitha këto gjëra ne jemi më shumë se fitimtarë për hir të atij që na deshi. Sepse unë jam i bindur se as vdekja, as jeta, as engjëjt, as pushtetet, as fuqia dhe as gjërat e tashme as gjërat e ardhshme, as lartësitë, as thellësitë, as ndonjë tjetër krijesë, nuk do të mund të na ndajë nga dashuria e Perëndisë që është në Jezu Krishtin, Zotin tonë” (Romakëve 8:35-39). Nëse i marrim në konsideratë pasojat e të qëndruarit në dashuri, atëherë do ta shohim se do të gjejmë forcë për ta përballuar secilën prej dilemave të jetës.
Nuk duhet ta harrojmë faktin se duhet të qëndrojmë në dashuri. Ky lloj qëndrimi na sjell përfitime, por nuk do t’i marrim dot shpërblime të tilla, nëse vullnetarisht ia kthejmë kurrizin Zotit dhe ia japim dashurinë tonë një tjetri. “Mos e doni botën, as gjërat që janë në botë. Ne qoftë se ndokush do botën, dashuria e Atit nuk është në të” (1 Gjonit 2:15).

Dashuri horizontale
Dashuria e vërtetë i jepet shpirtit nga Perëndia. Si rrjedhim, kjo dashuri i përgjigjet Perëndisë, duke e dashur vetë Atë. Por dashuria, ashtu si edhe degët e hardhisë, duhet të përhapet. Prandaj, pra, nuk mund të qëndrojmë dot në dashurinë e Krishtit, nëse i urrejmë ata, që na rrethojnë. “Po të thotë dikush: “Unë e dua Perëndinë” dhe urren vëllanë e vet, është gënjeshtar; sepse ai që nuk do vëllanë e vet të cilin e sheh, si mund të dojë Perëndinë, që nuk e sheh? Dhe ky është urdhërimi që kemi marrë nga ai: ai që do Perëndinë, të dojë edhe vëllanë e vet” (1 Gjonit 4:20-21). Që dashuria të jetë e përsosur, ajo duhet të arrijë si Tokën, ashtu edhe Qiellin. Kjo dashuri nuk është mishore, përkundrazi, është sakrifikuese, sepse është gati ta japë jetën për t’i kthyer të tjerët tek Krishti, ashtu siç e dha edhe Ai jetën e Vet për ne, me një dashuri të përsosur.
Ata që kanë natyrën e Krishtit, tregojnë dashuri ndaj të tjerëve e jo urrejtje. A nuk e shohim, pra, se si dashuria është një nga segmentet e frytit të prodhuar prej degëve? “Por fryti i Frymës është: dashuria…” (Galatasve 5:22). Prania e dashurisë brenda nesh vërteton se jemi pasues të vërtetë të Krishtit. “Prej kësaj do t’ju njohin të gjithë që jeni dishepujt e mi, nëse keni dashuri për njëri-tjetrin” (Gjoni 13:35). Dashuria horizontale është një kusht e jo një sugjerim. Prandaj, pra, nuk mund të qëndrojmë dot në Krishtin pa e patur këtë dashuri. Nëse nuk qëndrojmë në dashurinë e Krishtit, atëherë jemi duke qëndruar në vdekje. “Ne e dimë se kemi kaluar nga vdekja në jetë, sepse i duam vëllezërit; kush nuk e do vëllanë e vet, mbetet në vdekje” (1 Gjonit 3:14).
Përfundim
Ashtu siç e do Ati Jezusin dhe ashtu siç na do Jezusi neve, duhet t’i duam edhe ne të tjerët. Hardhia iua jep ushqimin degëve, kurse degët iua japin ushqimin frutave. Nëse fryti i një peme është i thartë, atëherë njerëzit nuk duan t’i afrohen më kurrë asaj lloj peme. Perëndia e do Krishtin në mënyrë të përsosur. Krishti na do ne në mënyrë të përsosur. Edhe ne duhet t’i duam të tjerët në mënyrë të përsosur. Kjo bëhet e pamundur vetëm atëherë, kur nuk qëndrojmë në Hardhinë. Por, nëse jemi të përkushtuar për ta dashur Perëndinë, për t’iu bindur e për t’i shërbyer Atij, atëherë do të japim vazhdimisht atë, që pret Vreshtari prej nesh: fryte të përsosura.
Për më shumë informacion, vizitoni faqen tonë të internetit në shqip: http://fjalaegjalle.2truth.com/

per autorin:
Që prej 30 vjetësh, Gary J. Hall ka qenë pastor i kishës biblike “Fjala e Gjallë” në Liverpul të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe. Ai u rrit si katolik, por në vitin 1973, në moshën 17-vjeçare, u bë besimtar i krishterë, duke e pranuar Krishtin si Zotin dhe Shpëtimtarin e Tij. Ai është diplomuar prej Bashkësisë së Shërbesave Ungjillizuese si shërbëtor i Fjalës së Perëndisë dhe tani është Kryetari i Akademisë së kësaj bashkësie. Pastor Gary ka bërë vizita të shpeshta në Shqipëri, që prej 1993-shit. Ai i është mirënjohës Perëndisë për mundësitë e mrekullueshme që i ka dhënë, për të ndarë Fjalën e Tij me shqiptarët. Kisha biblike “Fjala e Gjallë” ka faqen e saj të internetit, e cila përmban studime dhe artikuj të ndryshëm në shqip. Vizitojeni tek www.LWBC.co.uk ose mund të shkoni direkt tek faqja në shqip, duke përdorur këtë adresë http://fjalaegjalle.2truth.com Magdalena (Magda) Maylam (mbiemri i vajzërisë “Gjoni”) është shqiptare me banim që prej 12 vjetësh në Liverpul të Anglisë. Lindur e rritur me frymën ateiste në Laç, afër Krujës, Magda, me inisiativën e prindërve të saj, filloi të mësojë anglisht që në moshën 7-vjeçare. Kur Shqipëria ia hapi dyert Ungjjillit të Jezus Krishtit, Magda e gjeti veten si përkthyese të misionarëve të ndryshëm, që vinin në qytetin e saj. Dalë nga dalë, Fjala e Perëndisë i depërtoi në zemër, duke e bindur për mëkatin dhe duke i dhënë jetës së saj kuptim e qëllim. Magda e pranoi Krishtin si Zotin dhe Shpëtimtarin e saj personal në moshën 15-vjeçare. Gjatë një vizite 8-mujore studentore në Denver, Kolorado të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Magda u pagëzua dhe e deklaroi hapur besimin e saj të ri në vitin 1995. Magda ka mbaruar Fakultetin e Shkencave Shoqërore dhe Politike, duke studjuar si në Stamboll të Turqisë, ashtu edhe në Liverpul të Anglisë. Ajo është diplomuar gjithashtu me Diplomën në Teologji, të marrë prej Akademisë Ungjillore të Bashkësisë së Shërbesave Ungjillizuese në Angli. Magda është e martuar me Tarkuinin, besimtar anglez dhe trajner tenisi. Të dy janë anëtarë të kishës biblike “Fjala e Gjallë” në Liverpul. Ata kanë dy djem, Boaz dhe Kejleb, që përpiqen t’i rritin për Perëndinë dhe lavdinë e Tij. Ata i mirëpresin lajmet tuaja në adresën j4ver.magtar@btinternet.com