Reflektime mbi Gjonin 15:1-16 – Pjesa IV
nga: Gary J. Hall & Magda Maylam, botuar me: 10.07.2010
Fryti
Parathënie
Vreshtari e mbjell Hardhinë, degët e të cilës pastaj rriten dhe Vreshtari pret, që ato të japin fryte. Gjithçka që bën Perëndia, është e përsosur dhe duhet të jetë e frytshme, sepse përndryshe, kot që egziston. “Ashtu si shiu dhe bora zbresin nga qielli dhe nuk kthehen prapa pa vaditur tokën, pa e bërë pjellore, pa bërë që të mbij në mënyrë që ai që do të mbjellëtë marrë farën dhe të sigurojë bukën për të ngrënë. Kështu do të jetë fjala ime e dalë nga goja ime; ajo nuk do të më kthehet bosh mua, pa kryer atë që dëshiroj dhe pa realizuar plotësisht atë për të cilën e dërgova” (Isaia 55:10-11). Në këtë studim, do t’i hedhim një sy arsyes se pse, si degë që jemi, duhet të japim fryte.

“Çdo shermend që nuk jep fryt në mua, ai e heq; kurse çdo shermend që jep fryt, ai e krasit që të japë edhe më shumë fryt” (Gjoni 15:2).
Me pak fjalë, ajo degë, që nuk jep fryt, duhet të hiqet. Kjo do të thotë se një jetë mëkatare ka pasojat e saj negative. Nëse dega nuk hiqet, atëherë ajo bëhet pengesë për degët e tjera, që po rriten, duke e nënvlerësuar kështu lavdinë e Vreshtarit. Të vetmet degë, që hiqen prej Hardhisë, janë ato, që e marrin ushqimin prej rrënjëve të saj, por që nuk përfitojnë prej këtij ushqimi. Sipas Jezusit, pra, nuk mjafton vetëm që të jesh thjesht i lidhur tek Hardhia. Shumica e njerëzve nuk e kuptojnë se një jete të pafrytshme i mungon jeta e përjetshme. Nuk e kuptojnë se duhet të jesh i lindur për së dyti, në mënyrë që të jetosh një jetë të perëndishme. “Sepse ata që ai i ka njohur që më parë, edhe i ka paracaktuar që të jenë të ngjashëm me shëmbëlltyrën e Birit të tij, kështu që ai të jetë i parëlinduri në mes të shumë vëllezërve” (Romakëve 8:29). Pa dyshim, pra, ky është fryti më i lavdishëm, që mund të japë besimtari!
Është fryti ai, që vihet re prej të tjerëve, prandaj edhe nëse dega nuk jep fryt, apo frytet e saj janë të kalbura, atëherë kjo e bën si pemën, ashtu edhe vreshtarin të duken fajtorë në sytë e të tjerëve. Ndoshta gjendja e mjerë e kishës së sotshme vjen sidomos prej pranisë së anëtarëve të saj, që janë të kalbur e që, në fakt, kurrë nuk ia kanë dorëzuar jetën Krishtit. “Ashtu le të shndritë drita juaj para njerëzve, që të shohin veprat tuaja të mira dhe ta lëvdojnë Atin tuaj që është në qiej” (Mateu 5:16)… “Shumë të dashur, unë ju këshilloj, si të huaj dhe shtegtarë, të hiqni dorë nga lakmitë e mishit, që luftojnë kundër shpirtit. Silluni mirë ndër johebrenjtë, që aty ku do t’ju paditin si keqbërës, të përlëvdojnë Perëndinë ditën e ardhjes së tij, për shkak të veprave tuaja të mira” (1 Pjetrit 2:11-12).
Jezusi thotë se dega që jep fryt, krasitet, d.m.th. pastrohet. Si degët që japin fryte, ashtu edhe ato që s’japin, nuk janë njëlloj. Prandaj ajo që i përket njërës, nuk i përket tjetrës. Dega e frytshme krasitet, kurse e pafrytshmja hiqet, ose pritet fare (këtë çështje do ta shqyrtojmë më shumë në studimin tonë të ardhshmëm). Ata që janë të frytshëm, ruhen të shëndetshëm nga ana shpirtërore. Por, ngaqë jetojmë në një botë mëkatare, ashtu si bima, që ndikohet prej pluhurit dhe sëmundjeve të ndryshme, edhe ne bëhemi pis prej botës, kur i shkojmë pas mëkatit të saj. Prandaj edhe duhet të disiplinohemi prej Perëndisë. “Sepse Perëndia ndreq atë që do dhe fshikullon çdo bir që i pëlqen” (Hebrenjve 12:6). Perëndia i ndreq fëmijët e Vet, në mënyrë që ata të reflektojnë lavdinë e Tij e jo ligësinë e botës. Ai na pastron (na krasit) prej gjithçkaje, që është e dëmshme, me qëllim që të japim sasi edhe më të mëdha frytesh. Ajo që Perëndia kërkon prej nesh është thjesht që t’ia nënshtrojmë vullnetin tonë Atij dhe ta lejojmë jetën e Krishtit të shkëlqejë në ne.

Shumë fryt
“Unë jam hardhia, ju jeni shermendet; kush qëndron në mua dhe unë në të, jep shumë fryt, sepse pa mua nuk mund të bëni asgjë” (Gjoni 15:5).
Tek Gjoni 15-ë, lexojmë fjalët “më shumë fryt” dhe “shumë fryt”. Prandaj, pra, e shohim se Vreshtari nuk pranon, që dega të mos japë fare fryt. Nëse jemi me të vërtetë “në” Krishtin, atëherë është e pamundur që të jemi të pafrytshëm. Kjo nuk do të thotë se mund të shpëtohemi, duke bërë vepra të mira, ose duke dhënë fryte. Edhe makineritë punojnë, por vetëm bimët e gjalla japin fryte. Njerëzit fetarë mund të bëjnë të gjitha veprat e mira, që përmenden në Bibël, por ata janë, prapëseprapë, po aq mëkatarë sa edhe ata që s’bëjnë asgjë. Dega mund të zgjatet e të rritet, por nëse nuk jep fryt, atëherë zë vend kot!
Fryti i Frymës duhet të vihet re tek ne, që në momentin kur lindim për së dyti. “Por fryti i Frymës është: dashuria, gëzimi, paqja, durimi, mirëdashja, mirësia, besimi, zemërbutësia, vetëkontrolli. Kundër këtyre gjërave nuk ka ligj” (Galatasve 5:22-23). Ky fryt mund të jepet vetëm prej atyre “që janë të Krishtit” dhe që “e kanë kryqëzuar mishin bashkë me pasionet dhe lakmitë të tij” (Galatasve 5:24). Besimtarë të tillë janë “të denjë për Zotin” dhe i pëlqejnë “atij në çdo gjë, duke sjellë fryt në çdo vepër të mirë” (Kolosianëve 1:10). Me pak fjalë, pra, Fryma e Shenjtë vepron në jetën e këtyre besimtarëve e jo dëshira e mishit, apo standartet e botës.

Fryt i qëndrueshëm
“Nuk më keni zgjedhur ju mua, por unë ju kam zgjedhur juve; dhe ju caktova të shkoni dhe të jepni fryt, dhe fryti juaj të jetë i qëndrueshëm” (Gjoni 15:16).
Kjo do të thotë se fryti që jepet prej atyre, që qëndrojnë në Krishtin, nuk kalbet kurrë. Frytet natyrale kalben shpejt, por fryti shpirtëror është i përjetshëm. Ndaj edhe ajo që bëjmë nëpërmjet Krishtit, nuk harrohet kurrë prej Tij. Sa më shumë që të krasitet jeta jonë mëkatare, aq më shumë fryt do të japim në jetën tonë shpirtërore, duke e lavdëruar kështu edhe më shumë Perëndinë.
Fjala “i qëndrueshëm” do të thotë gjithashtu se frytet tona i lënë mbresa të përjetshme të gjithë atyre, që i shikojnë. Jeta jonë duhet t’i sjellë lavdi Perëndisë në çdo situatë. Bota mund të na urrejë, por nuk na e merr dot të mirën që kryejmë. “Madje shenjtëroni Zotin Perëndinë në zemrat tuaja dhe jini gjithnjë gati për t’u përgjigjur në mbrojtjen tuaj kujtdo që ju kërkon shpjegime për shpresën që është në ju, por me butësi e me druajtje, duke pasur ndërgjegje të mirë, që, kur t’ju padisin si keqbërës, të turpërohen ata që shpifin për sjelljen tuaj të mirë në Krishtin. Sepse është më mirë, nëse është i tillë vullneti i Perëndisë, të vuani duke bërë mirë, se sa duke bërë keq” (1 Pjetrit 3:15-17).
Përfundim
A e kemi jetën e përjetshme thjesht prej faktit se jemi të shpëtuar? Bibla e hedh poshtë një arsyetim të tillë. Perëndia pret, që besimtarët të japin fryte. “Por tani, pasi u liruat nga mëkati dhe u bëtë shërbëtorë të Perëndisë keni për frytin tuaj shenjtërimin dhe për fund jeta e përjetshme” (Romakëve 6:22). Përkundrazi, duhet “t’i japim fryte Perëndisë” (Romakëve 7:4). Më parë, kur ishim pa Krishtin, sillnim “fryte vdekjeje” (Romakëve 7:5). Le të mos e justifikojmë veten, kur mëkatojmë e le të mos debatojmë kundra asaj, që na mëson Bibla. Le të jemi të frytshëm në Krishtin. “Lum njeriu që nuk ecën sipas këshillës të të pabesëve, që nuk ndalet në rrugën e mëkatarëve dhe nuk ulet bashkë me tallësit, por që gjen kënaqësinë e tij në ligjin e Zotit, dhe që mendon thellë ditë e natë mbi ligjin e tij. Ai do të jetë si një pemë e mbjellë gjatë brigjeve të ujit, që jep frytin e tij në stinën e tij dhe të cilit gjethet nuk i fishken; dhe gjithçka bën do të ketë mbarësi. Të tillë nuk janë të pabesët; janë si byku që era e shpërndan” (Psalmi 1:1-4).
Për më shumë informacion, vizitoni faqen tonë të internetit në shqip: http://fjalaegjalle.2truth.com/

per autorin:
Që prej 30 vjetësh, Gary J. Hall ka qenë pastor i kishës biblike “Fjala e Gjallë” në Liverpul të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe. Ai u rrit si katolik, por në vitin 1973, në moshën 17-vjeçare, u bë besimtar i krishterë, duke e pranuar Krishtin si Zotin dhe Shpëtimtarin e Tij. Ai është diplomuar prej Bashkësisë së Shërbesave Ungjillizuese si shërbëtor i Fjalës së Perëndisë dhe tani është Kryetari i Akademisë së kësaj bashkësie. Pastor Gary ka bërë vizita të shpeshta në Shqipëri, që prej 1993-shit. Ai i është mirënjohës Perëndisë për mundësitë e mrekullueshme që i ka dhënë, për të ndarë Fjalën e Tij me shqiptarët. Kisha biblike “Fjala e Gjallë” ka faqen e saj të internetit, e cila përmban studime dhe artikuj të ndryshëm në shqip. Vizitojeni tek www.LWBC.co.uk ose mund të shkoni direkt tek faqja në shqip, duke përdorur këtë adresë http://fjalaegjalle.2truth.com Magdalena (Magda) Maylam (mbiemri i vajzërisë “Gjoni”) është shqiptare me banim që prej 12 vjetësh në Liverpul të Anglisë. Lindur e rritur me frymën ateiste në Laç, afër Krujës, Magda, me inisiativën e prindërve të saj, filloi të mësojë anglisht që në moshën 7-vjeçare. Kur Shqipëria ia hapi dyert Ungjjillit të Jezus Krishtit, Magda e gjeti veten si përkthyese të misionarëve të ndryshëm, që vinin në qytetin e saj. Dalë nga dalë, Fjala e Perëndisë i depërtoi në zemër, duke e bindur për mëkatin dhe duke i dhënë jetës së saj kuptim e qëllim. Magda e pranoi Krishtin si Zotin dhe Shpëtimtarin e saj personal në moshën 15-vjeçare. Gjatë një vizite 8-mujore studentore në Denver, Kolorado të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Magda u pagëzua dhe e deklaroi hapur besimin e saj të ri në vitin 1995. Magda ka mbaruar Fakultetin e Shkencave Shoqërore dhe Politike, duke studjuar si në Stamboll të Turqisë, ashtu edhe në Liverpul të Anglisë. Ajo është diplomuar gjithashtu me Diplomën në Teologji, të marrë prej Akademisë Ungjillore të Bashkësisë së Shërbesave Ungjillizuese në Angli. Magda është e martuar me Tarkuinin, besimtar anglez dhe trajner tenisi. Të dy janë anëtarë të kishës biblike “Fjala e Gjallë” në Liverpul. Ata kanë dy djem, Boaz dhe Kejleb, që përpiqen t’i rritin për Perëndinë dhe lavdinë e Tij. Ata i mirëpresin lajmet tuaja në adresën j4ver.magtar@btinternet.com