Pula dhe derrkuci
Pula dhe derrkuci.
Një përrallë e lashtë thotë se një ditë një pulë dhe një derrkuc ecnin në një rrugë qëndrore të një qyteti të vogël bujqësor.
Një çast kaluan përpara një dyqani që ofronte ushqimin e mëngjesit falas.
Në dritaret e dyqanit kishte tabela reklamimi që thoshin: “Këtu ju ofrojmë mëngjesin falas me vezë të freskëta dhe kofshë derri të pjekura”.
Pula e entuziasmuar u kthye nga derrkuci dhe i tha: “Nuk është e mekullueshme që ne të dy u japim njerëzve diçka të shijshme? Le të shkojmë pra, brënda në dyqan dhe me që na u dha mundësia t’u japim diçka prej nesh”!!!
Atëhere derrkuci u kthye nga pula dhe gjithë ankth i tha: “Është e lehtë për ty që të ofrosh diçka të tillë. Ti me të vërtetë mund t’u ofrosh diçka pa pësuar asgjë, ndërsa unë që t’u ofroj mishin tim, duhet të humbas jetën time!!!”
Është e lehtë që të marrim vendime mbi çështje që nuk na përkasin ose që nuk kanë pasoja mbi ne. Por, le të mos nxitohemi të gjykojmë të tjerët duke marrë parasysh shëmbullin tonë.
Ti edhe unë jemi përgjegjës dhe mund të vendosim për gjëra ose çështje që Perëndia kërkon nga ne. Le të bëjmë pra, atë që Perëndia kërkon nga ne dhe të mos ankohemi ose të gjykojmë çështje që u përkasin të tjerëve dhe për të cilat, ata do të japin llogari përpara Perëndisë.
“Dhe secili të analizojë veprën e tij dhe atëherë do të ketë arsye të mburret vetëm për veten e tij dhe jo lidhur me tjetrin” Galatasve 6:4.



