Pse Zoti lejon vuajtjen?



nga: udhetimi.com, botuar me: 30.10.2009

Pyetje

Pse Zoti lejon qe te pafajshmit te vuajne?

Pergjigje
Kjo eshte nje nga pyetjet me te veshtira per t’u pergjigjur nga te krishteret.
“Problemi i vuajtjes”, ashtu sic e ka quajtur dikur i mirenjohuri, studiuesi i krishtere C.S.Lewis, eshte arma me e fuqishme e ateizmit kunder besimit te Krishtere.

Egzistencen e Zotit e mbeshtet gjithe shkenca dhe historia e vertete, nese kuptohen drejt. Kjo prove eshte aq e forte sa, sikurse Bibla thote: “I marri thote ne zemren e tij, Nuk ka Perendi” (Psalmi 14:1)

Prandaj shumica e ateisteve, duke mos pasur ndonje prove konkrete ku ta mbeshtesin bindjen e tyre se “Perendi nuk ka”, se fundmi duhet t’u drejtohen kundershtive filozofike. Dhe problemi i vuajtjes eshte nje nga kundershtite me te fuqishme qe ata perdorin.

Keshtu ata thone, si ka mundesi qe nje Zot i dashurise mund te lejoje te ndodhin ne boten e Tij te tilla gjera si luftrat, semundjet, dhimbje dhe vdekje, vecanerisht kur pasojat e tyre i vuajne me thelle ata qe duket se jane te pafajshem? Atehere ose Ai nuk eshte nje Zot dashurie dhe eshte indiferent ndaj vuajtjes njerezore, ose nuk eshte nje Zot i fuqishem e si rrjedhoje nuk eshte ne gjendje te na ndihmoje ne keto raste. Ne te dyja rastet, Perendia i Bibles, qe mendohet se eshte Zot si i fuqise absolute ashtu edhe i dashurise se perkryer, kthehet ne nje antikuar qe s’hyn ne pune. Ose te pakten ata keshtu pretendojne!

Natyrisht kjo eshte e veshtire, por sigurisht ateizmi nuk eshte pergjigja dhe as agnosticizmi*. Ndersa ne bote ka shume ligesi, ka akoma edhe me shume miresi. Kjo vertetohet nga fakti i thjeshte se njerezit normalisht perpiqen te jetojne sa me gjate te jete e mundur. Per me teper, njerezit ne menyre instiktive e dallojne te miren ndaj se keqes.

Gjithashtu ne duhet te kuptojme se vete mendja jone eshte krijuar nga Perendia. Ne mund ta perdorim mendjen tone vetem ne ate mase qe Ai na e lejon, ndaj eshte shenje e theksuar arrogance nga ana jone ta perdorim mendjen per te vene ne pikepyetje egzistencen e Tij dhe synimet e Tij.

“Pse Gjykatesi i gjithe tokes nuk do te veproje me drejtesi?” (Zanafilla 18:25)

“A duhet qe krijesa te pyese Ate qe e krijoi, pse me ke bere keshtu?” (Romakeve 9:20)

Nuk jemi ne ata qe vendosim standartet e drejtesise. Vetem Krijuesi i gjithesise mund ta beje kete. Ne duhet ta fiksojme ne mendjen dhe ne zemren tone, qofte kur e kuptojme apo jo, kete perkufizim: Gjithshka qe Perendia ben, eshte e drejte.

Vetem duke e marre kete me besim ne do te jemi te lire te kerkojme rruget nepermjet te cilave mund te perfitojme frymerisht si nga vuajtjet ashtu edhe nga bekimet qe na sjell jeta. Ndersa diskutojme per kete ceshtje eshte e rendesishme te kemi parasysh keto te verteta te medha:

Nuk egziston ajo qe quhet vuajtje e “te pafajshmit”

Meqenese “te gjithe kemi mekatuar dhe kemi rene nga lavdia e Perendise” (Romaket 3:23) atehere askush nuk mund ti shpetoje zemerimit te Perendise bazuar ne pafajesine e tij.

Nga Shkrimet si dhe nga pervoja njerezore eshte e qarte se foshnjat dhe te gjithe te tjeret qe nuk jane ne gjendje te dallojne te drejten nga e gabuara, jane mekatare te lindur. Keshtu sapo ata te jene ne gjendje te vendosin, ne menyre te pashmangshme do te zgjedhin te mekatojne.

Bota eshte tani nen mallkimin e Perendise (Zanafilla 3:17) per shkak te rebelimit te njeriut ndaj Fjales se Zotit.

“Gjithe ky korrupsion” dhe “gjithe bota qe renkon dhe rraskapitet nga mundimi” (Romaket 8:21,22) eshte per mbare njerezimin, prek cdo burre, grua dhe femije kudo ndodhen. Zoti nuk e krijoi boten ne kete menyre, dhe nje dite do t’i vendose gjerat ne vendin e duhur. Ate dite “Zoti do te fshije gjithe lotet nga syte e tyre; dhe nuk do te kete me vdekje, as vajtim as qarje, nuk do te kete me dhembje” (Zbulesa 21:4)

Mesoni sesa shume vuajti Jezus Krishti.

Zoti Jezus Krisht, edhe pse ishte i vetmi me te vertete “i pafajshem” dhe “i drejte” ne te gjithe historine, ka vuajtur me shume se cilido tjeter qe ka jetuar ne kete bote.

Dhe kete Ai e beri per ne! “Krishti vdiq per mekatet tona” (1 Korintasve 15:3). Ai vuajti dhe vdiq, me qellim qe ta cliroje boten perfundimisht nga Mallkimi, qe edhe tani, Ai mund te cliroje nga mekati dhe skllaveria e tij te gjithe ata qe do ta pranojne Ate me besim si Zotin dhe Shpetimtarin e tyre personal. Ky clirim i madh nga denimi per mekatin e trasheguar, si dhe per mekatet e bera, ka shume mundesi qe siguron gjithashtu edhe shpetimin e atyre qe kane vdekur perpara se te arrijne moshen e vetedijes ndaj te gabuares dhe te drejtes.

Vetem me besim te plote ne miresine e Perendise dhe ne shpengimin e siguruar nga Krishti, ne mund te kuptojme se vuajtjet tona te tashme mund te jene per lavdine e Tij dhe te miren tone.

Fryma e Shenjte i perdor shpesh vuajtjet e njerezve te pashpetuar qe ata te kuptojne nevojen qe kane per shpetim dhe per t’u kthyer tek Krishti me besim dhe pendim ne zemer. Vuajtjet e te krishtereve duhet te jene gjithmone mjeti per t’i bere ata me te varur nga Perendia dhe me nje karakter gjithmone e me te ngjashem me ate te Krishtit, natyrisht nese ata perfitojne sic duhet nga ky “disiplinim” (Hebrenjve 12:11)

Pra, Zoti eshte i dashur dhe i meshirshem edhe atehere kur “ne te tashmen” Ai lejon qe vuajtjet dhe provat te vijne ne jeten tone.

“Sepse ne e dime se gjithshka bashkevepron per te miren e atyre qe e duan Zotin, te atyre qe jane thirrur ne perputhje me qellimin e Tij” (Romaket 8:28)


* Shenim i perkthyesit: Bindje se asgje nuk mund te dihet rreth egzistences se Zotit.