Pse shqetësoheni?
nga: Gary J. Hall & Magda Maylam, botuar me: 20.12.2009
“Prandaj po ju them: mos u shqetësoni për jetën tuaj, për atë që do të hani ose do të pini, as për trupin tuaj, për atë që do të vishni. A nuk është vallë jeta më me vlerë se ushqimi dhe trupi më me vlerë se veshja? Vini re zogjtë e qiellit: ata nuk mbjellin, nuk korrin dhe nuk mbledhin në hambare; megjithatë Ati juaj qiellor i ushqen. A nuk vleni ju shumë më tepër se sa ata? Dhe cili nga ju, me gjithë kujdesin e tij, mund t’i shtojë shtatit të tij qoftë edhe një kubit të vetëm? Pse shqetësoheni për veshjen tuaj? Vini re si rriten zambakët e fushës: ata nuk lodhen dhe nuk tjerrin; dhe unë, pra, po ju them se Salomoni vetë, me gjithë lavdinë e tij, nuk ishte veshur si ndonjë nga ata. Tani nëse Perëndia e vesh kështu barin e fushës, që sot është dhe nesër hidhet në furrë, vallë nuk do t’ju veshë shumë më tepër ju, njerëz besimpakë? Mos u shqetësoni, pra duke thënë: “Çfarë do të hamë ose çfarë do të pimë, ose me çfarë do të vishemi?”. Sepse janë paganët ata që kërkojnë të gjitha këto gjëra; Ati juaj qiellor, pra, e di mirë se ju keni nevojë për të gjitha këto gjëra. Por para së gjithash kërkoni mbretërinë e Perëndisë dhe drejtësinë e tij dhe të gjitha këto gjëra do t’ju shtohen. Mos u brengosni, pra, për të nesërmen, sepse e nesërmja do të kujdeset vetë për vete. Secilës ditë i mjafton pikëllimi i vet” (Mateu 6:25-34).
Parathënie
Tekstin e mësipërm duhet ta kujtojmë vazhdimisht, sepse e kemi zakon të shqetësohemi e të merakosemi. Shqetësimi është e kundërta e besimit dhe armiku i tij. Shqetësimi shkakton dyshime, të cilat, po të mos sfidohen, e dobësojnë jetën shpirtërore.

Shikoni rreth e rrotull!
Jezusi na inkurajon, që të mos shqetësohemi për jetën. E prapëseprapë, ne shqetësohemi dhe i bëjmë pyetje vetes se si do të mbijetojmë në këtë periudhë të vështirë ekonomike, se si do ta sigurojmë bukën e gojës, apo se si do të kemi mundësi, që të blejmë rroba për t’u veshur. Pa të mendojmë pak e t’i bëjmë pyetje vetes, nëse na ka lënë apo jo Perëndia ndonjëherë, pa na i siguruar të gjitha gjërat, që na janë nevojitur gjatë gjithë jetës? Sa herë kemi qenë pa bukë e gati sa duke vdekur nga uria? Kur ishte hera e fundit, që dolëm rrugëve, pa këpucë?
Zogjtë, p.sh. as nuk mbjellin farë në pranverë, as nuk korrin në vjeshtë. E megjithatë, nuk kemi parë akoma qoftë edhe një zog të vetëm, që të ulet në degën e pemës, duke u shqetësuar për ushqimin, rrobat, apo folenë e vet. Zogjtë nuk shqetësohen, sepse gjithçka, për të cilën kanë nevojë, iu sigurohet nga dita në ditë. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për lulet. Ato nuk rrinë gjithë ditën përpara pasqyrës, duke e zbukuruar veten. Përkundrazi, është Perëndia Ai, që i bën ato të bukura. Edhe lulja më e thjeshtë është veshur më mirë, sesa mbreti më i pasur i kësaj bote, sepse çdo petale e saj është krijuar prej Perëndisë. Ne jemi më të rëndësishëm për Zotin, sesa ç’janë zogjtë dhe lulet. Ai na do dhe do të na japë gjithçka, që na nevojitet. “Unë kam qenë fëmijë dhe tani jam plakur, por nuk e kam parë kurrë të drejtin të braktisur dhe pasardhësit e tij të lypin bukë” (Psalmi 37:25).

Hidhini sytë lart!
Perëndia, Ati ynë e di se ç’na nevojitet. Mund të dëshirojmë shumë gjëra, por, edhe kur nuk arrijmë të marrim gjithmonë atë që duam, për një gjë të jemi të sigurtë, se do të na jepet gjithmonë ajo, për të cilën kemi nevojë. Po t’i hedhim sytë nga Zoti, do të gjejmë inkurajim dhe ngushëllim. Ai nuk habitet prej surprizave, ashtu siç habitemi ne. “Unë i ngre sytë nga malet; nga do të më vijë ndihma? Ndihma me vjen nga Zoti, që ka bërë qiejtë dhe tokën. Ai nuk do të lejojë që të të merren këmbët, ai që të mbron nuk do të dremitë. Ja, ai që mbron Izraelin nuk dremit dhe nuk fle. Zoti është ai që të mbron, Zoti është hija jote, ai ndodhet në të djathtën tënde. Dielli nuk ka për të të goditur ditën, as hëna natën. Zoti do të të ruajë nga çdo e keqe; ai do të ruajë jetën tënde. Zoti do të ruajë daljet dhe hyrjet e tua, tani dhe përjetë” (Psalmi 121).
Kur harrojmë që t’i kemi “në mend gjërat që janë atje lart, jo ato që janë mbi tokë”, atëherë e humbasim besimin (Kolosianëve 3:2). Nëse nuk e besojmë se Perëndia është në gjendje, që të na i plotësojë të gjitha nevojat dhe të kujdeset për ne, atëherë ç’mesazh do t’iu përcjellim atyre, që nuk e njohin Atë? Duhet t’i hedhim sytë nga Zoti për gjithçka. Duhet t’i lutemi Atij. Kjo do të thotë që Atë duhet ta vëmë në plan të parë në zemrën tonë. Gjëja më e rëndësishme në jetën tonë nuk duhet të jetë familja, apo shtëpia, apo pasuria. Përkundrazi gjëja më e rëndësishme është t’i japësh Zotit vendin e duhur.

Mos e kini mendjen tek e nesërmja!
Të gjithë biem në kurthin e shqetësimit, duke u merakosur për të nesërmen, ose për ndonjë ditë tjetër të shënuar në kalendar. Mund të jetë p.sh. një takim i rëndësishëm, apo një operacion, apo qoftë edhe një udhëtim, apo rrugë e gjatë. Por ç’përfitojmë prej të shqetësuarit? A forcohemi më shumë, apo lodhemi e s’kemi më fuqi për nesër, ngaqë kemi ndenjur gjithë natën pa gjumë, duke u merakosur? Ngjarjet e së nesërmes mund të jenë vërtet të tmerrshme, por nuk e dimë madje, nëse do të jemi gjallë, apo jo, për t’i përjetuar ngjarje të tilla. Perëndia do, që të mos e kemi mendjen tek e nesërmja, por që të inkurajohemi nga prania e Tij e tanishme. Perëndia ka për të qenë i ulur mbi fronin e Tij mbretëror edhe nesër.
Përfundim
Duhet t’i japim fund të shqetësuarit dhe ta lëmë gjithçka në duart e afta të Perëndisë. “Perëndia i kohëve të lashta është streha jote dhe poshtë teje ndodhen krahët e tij të përjetshëm” (Ligji i Përtërirë 33:27). Mos e mbaj sot mbi supe barrën e problemeve të së nesërmes. Vendimi është i yni: ose të rrimë gjithë natën pa gjumë e të shqetësohemi për gjërat e tmerrshme, që mund të na ndodhin nesër, ose ta lejojmë Zotin, që të mbretërojë në jetën tonë. “Mos u shqetësoni për asgjë, por, në çdo gjë, ia parashtroni kërkesat tuaja Perëndisë me anë lutjesh dhe përgjërimesh, me falënderim. Dhe paqja e Perëndisë, që ia tejkalon çdo zgjuarësie, do të ruajë zemrat tuaja dhe mendjet tuaja në Krishtin Jezus. Së fundi, vëllezër, të gjitha gjërat që janë të vërteta, të gjitha gjërat që janë të ndershme, të gjitha gjërat që janë të drejta, të gjitha gjërat që janë të pastra, të gjitha gjërat që janë të dashura, të gjitha gjërat që janë me famë të mirë, nëse ka ndonjë virtyt dhe nëse ka ndonjë lëvdim, këto mendoni” (Filipianëve 4:6-8).

Për më shumë informacion, vizitoni faqen tonë të internetit në shqip: http://fjalaegjalle.2truth.com/
per autorin:
Që prej 25 vjetësh, Gary J. Hall ka qenë pastor i kishës biblike “Fjala e Gjallë” në Liverpul të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe. Ai u rrit si katolik, por në vitin 1973, në moshën 17-vjeçare, u bë besimtar i krishterë, duke e pranuar Krishtin si Zotin dhe Shpëtimtarin e Tij. Ai është diplomuar prej Bashkësisë së Shërbesave Ungjillizuese si shërbëtor i Fjalës së Perëndisë dhe tani është drejtor i Akademisë së kësaj bashkësie. Pastor Gary ka bërë vizita të shpeshta në Shqipëri, që prej 1993-shit. Ai i është mirënjohës Perëndisë për mundësitë e mrekullueshme që i ka dhënë, për të ndarë Fjalën e Tij me shqiptarët. Kisha biblike “Fjala e Gjallë” ka faqen e saj të internetit, e cila përmban studime dhe artikuj të ndryshëm në shqip. Vizitojeni tek www.LWBC.co.uk ose mund të shkoni direkt tek faqja në shqip, duke përdorur këtë adresë http://fjalaegjalle.2truth.com Magdalena (Magda) Maylam (mbiemri i vajzërisë “Gjoni”) është shqiptare me banim që prej 8 vjetësh në Liverpul të Anglisë. Lindur e rritur me frymën ateiste në Laç, afër Krujës, Magda, me inisiativën e prindërve të saj, filloi të mësojë anglisht që në moshën 7-vjeçare. Kur Shqipëria ia hapi dyert Ungjjillit të Jezus Krishtit, Magda e gjeti veten si përkthyese të misionarëve të ndryshëm, që vinin në qytetin e saj. Dalë nga dalë, Fjala e Perëndisë i depërtoi në zemër, duke e bindur për mëkatin dhe duke i dhënë jetës së saj kuptim e qëllim. Magda e pranoi Krishtin si Zotin dhe Shpëtimtarin e saj personal në moshën 15-vjeçare. Gjatë një vizite 8-mujore studentore në Denver, Kolorado të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Magda u pagëzua dhe e deklaroi hapur besimin e saj të ri në vitin 1995. Magda ka mbaruar fakultetin e Shkencave Shoqërore dhe Politike, duke studiuar si në Stamboll të Turqisë, ashtu edhe në Liverpul të Anglisë. Për momentin, ajo po studion për Diplomën në Teologji me Akademinë Ungjillore të Bashkësisë së Shërbesave Ungjillizuese në Angli. Magda është e martuar me Tarkuinin, besimtar anglez dhe trajner tenisi. Të dy janë anëtarë të kishës biblike “Fjala e Gjallë” në Liverpul. Ata kanë dy djem, Boaz dhe Kejleb, që përpiqen t’i rritin për Perëndinë dhe lavdinë e Tij. Ata i mirëpresin lajmet tuaja në adresën j4ver.magtar@virgin.net